Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Bullgaria mundi Poloninë në kualifikimet për Kampionatin evropian të basketbollit me rezultat 74:70.
Foto: BGNES
Tre skuadra bullgare “Levski”, “CSKA” dhe “Liteks” po e vazhdojnë pjesëmarrjen e vet në Ligën Evropa. Skuadra e “Levskit” eliminoi skuadrën suedeze “Kallmar” pas një barazie ne ndeshjen e parë 1:1 dhe fitore në revanshin me 5:2. Ndeshja në Sofje kaloi përmes peripecive interesante. Pas një lojë të shkëlqyer gjatë pjesës më të madhe nga takimi i futbollistëve të “Levskit” 10 minuta përpara fundit kryesonin me 3:0 pas dy golave të sulmuesit të ri Gara Dembele dhe 1 të Dani Mlladenovit. Në rrethin tjetër “Levski” do të takojë një skuadër tjetër suedeze - AIK (Sollna). Karakter tregoi dhe një përfaqësues tjetër bullgar në turne – “CSKA”. Kundra gjysmë profesionales “Kliftënvill” nga Irlanda Veriore, skuadra bullgare fitoi ndeshjen e vet të parë në Sofje me 3:0, për shumë kohë të gjatë mbetej mbrapa në rezultatin në revansh me 0:1. Në fund të ndeshjes “CSKA” e ngriti nxitimin dhe arriti deri në fitore me 2:1. Pavarësisht se humbja e mundshme nuk do të qe fatale për futbollistët bullgar, ju bën nder se mbrojtën nderin e futbollit të vendit. Kampioni “Liteks” u bë kandidati i tretë bullgar për të marrë pjesë në fazën e grupit të Ligës Evropa, pasi nuk mundi të evitojë rrethin e tretë paraprak të Ligës së Kampioneve. Pas barazisë në ndeshjen e parë në shtëpi kundër skuadrës sllovake “Zhilina” skuadra nga Lloveçi mundi të kryesojë në rezultatin me revansh në minutën e 50. Për skuadrën bullgare mbeti fakti qetësues se e vazhdon pjesëmarrjen e vet në Ligën Evropa. Aty fati ju ofron mundësinë e tretë të radhës të luajnë kundër një skuadre, e cila ka eliminuar një skuadër tjetër bullgare “Levski” – “Debrecen” nga Hungaria. Mjerisht dy provat e deritanishme kundër skuadrës BATE nga Bellarusi dhe “Zhilina” nuk patën sukses. Me shpresë që prova e tretë për hakmarrje të jetë e lumtur.

Skuadra e meshkujve e basketbollit në Bullgari fitoi mbi Poloninë në kualifikimet evropiane për Kampionatin evropian të basketbollit gjatë vitit 2011 me 74:70. Përpara çerekut të fundit të ndeshjes në Sofje bullgarët mbetën mbrapa në rezultat me 11 pikë - 44:55. Pas lojës së shkëlqyer në çerekun e fundit të Filip Videnovit, i cili shënoi 4 treshe të radhës në minutat e fundit, kombëtarët bullgar arritën në një kthesë të madhe. Pikërisht Videnov ishte me rezultat më të lartë për skuadrën bullgare pasi përfundoi me 26 pikë.

Ilijan Gazepov u bë kampion evropian në kategorinë deri më 85 kilogramë të kampionatit në kontinentin e vjetër për të rinj në Sarajevë. Shpresa jonë e re në mundjen klasike u imponua në final mbi rusin Rusllan Axhigov me 2:1 pjesë. Joto Hristov humbi ndeshjen për bronzin në kategorinë deri më 42 kilogramë. Në finalin e vogël ai i la vend Daniell Kataragës me 0:2 pjesë.

Momçill Karailiev u rendit në vendin e 8 në disiplinën kërcim trehapësh në turneun nga vargu liga e Diamant, i cili u zhvillua në Stokholm. Top atleti ynë regjistroi një rezultat në provën e vet më të mirë prej 16, 54 metra. Titullin e fitoi francezi Tedi Tamgo me arritje 17,36 metra.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Hebar” u kualifikua në grupet në Ligën e Kampionëve të Volejbollit

Për herë të parë pas 6 vitesh, bullgarët do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Volejbollit. Suksesi është i kampionit kombëtar “Hebar”. Si mysafir në raundin vendimtar të III-të të kualifikimeve, skuadra nga Pazarxhiku eliminoi..

botuar më 21-11-11 12.17.MD
Veliçka Nedjallkova

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dekoroi një bullgare

Bullgarja Veliçka Nedjallkova u nderua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me çmimin jashtëzakonisht prestigjioz "Për merita të përgjithshme". Çmimet “Golden Rings” janë për mbulimin më të mirë të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo është fituesja e..

botuar më 21-11-09 2.44.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov refuzoi të marrë pjesë në turneun e ardhshëm në Stokholm

Tenisti më i mirë i Bullgarisë Grigor Dimitrov ka refuzuar të marrë pjesë në turneun e tenisit ATP 250 në Stokholm, i cili fillon të hënën, vunë në dukje organizatorët për BNR. Kjo do të thotë se sezoni për tenistin 30 vjeçar përfundon me humbjen nga..

botuar më 21-11-06 12.24.MD
Подкасти от БНР