Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Bullgaria mundi Poloninë në kualifikimet për Kampionatin evropian të basketbollit me rezultat 74:70.
Foto: BGNES
Tre skuadra bullgare “Levski”, “CSKA” dhe “Liteks” po e vazhdojnë pjesëmarrjen e vet në Ligën Evropa. Skuadra e “Levskit” eliminoi skuadrën suedeze “Kallmar” pas një barazie ne ndeshjen e parë 1:1 dhe fitore në revanshin me 5:2. Ndeshja në Sofje kaloi përmes peripecive interesante. Pas një lojë të shkëlqyer gjatë pjesës më të madhe nga takimi i futbollistëve të “Levskit” 10 minuta përpara fundit kryesonin me 3:0 pas dy golave të sulmuesit të ri Gara Dembele dhe 1 të Dani Mlladenovit. Në rrethin tjetër “Levski” do të takojë një skuadër tjetër suedeze - AIK (Sollna). Karakter tregoi dhe një përfaqësues tjetër bullgar në turne – “CSKA”. Kundra gjysmë profesionales “Kliftënvill” nga Irlanda Veriore, skuadra bullgare fitoi ndeshjen e vet të parë në Sofje me 3:0, për shumë kohë të gjatë mbetej mbrapa në rezultatin në revansh me 0:1. Në fund të ndeshjes “CSKA” e ngriti nxitimin dhe arriti deri në fitore me 2:1. Pavarësisht se humbja e mundshme nuk do të qe fatale për futbollistët bullgar, ju bën nder se mbrojtën nderin e futbollit të vendit. Kampioni “Liteks” u bë kandidati i tretë bullgar për të marrë pjesë në fazën e grupit të Ligës Evropa, pasi nuk mundi të evitojë rrethin e tretë paraprak të Ligës së Kampioneve. Pas barazisë në ndeshjen e parë në shtëpi kundër skuadrës sllovake “Zhilina” skuadra nga Lloveçi mundi të kryesojë në rezultatin me revansh në minutën e 50. Për skuadrën bullgare mbeti fakti qetësues se e vazhdon pjesëmarrjen e vet në Ligën Evropa. Aty fati ju ofron mundësinë e tretë të radhës të luajnë kundër një skuadre, e cila ka eliminuar një skuadër tjetër bullgare “Levski” – “Debrecen” nga Hungaria. Mjerisht dy provat e deritanishme kundër skuadrës BATE nga Bellarusi dhe “Zhilina” nuk patën sukses. Me shpresë që prova e tretë për hakmarrje të jetë e lumtur.

Skuadra e meshkujve e basketbollit në Bullgari fitoi mbi Poloninë në kualifikimet evropiane për Kampionatin evropian të basketbollit gjatë vitit 2011 me 74:70. Përpara çerekut të fundit të ndeshjes në Sofje bullgarët mbetën mbrapa në rezultat me 11 pikë - 44:55. Pas lojës së shkëlqyer në çerekun e fundit të Filip Videnovit, i cili shënoi 4 treshe të radhës në minutat e fundit, kombëtarët bullgar arritën në një kthesë të madhe. Pikërisht Videnov ishte me rezultat më të lartë për skuadrën bullgare pasi përfundoi me 26 pikë.

Ilijan Gazepov u bë kampion evropian në kategorinë deri më 85 kilogramë të kampionatit në kontinentin e vjetër për të rinj në Sarajevë. Shpresa jonë e re në mundjen klasike u imponua në final mbi rusin Rusllan Axhigov me 2:1 pjesë. Joto Hristov humbi ndeshjen për bronzin në kategorinë deri më 42 kilogramë. Në finalin e vogël ai i la vend Daniell Kataragës me 0:2 pjesë.

Momçill Karailiev u rendit në vendin e 8 në disiplinën kërcim trehapësh në turneun nga vargu liga e Diamant, i cili u zhvillua në Stokholm. Top atleti ynë regjistroi një rezultat në provën e vet më të mirë prej 16, 54 metra. Titullin e fitoi francezi Tedi Tamgo me arritje 17,36 metra.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Antëni Ivanov

Notari ynë Antëni Ivanov arrin në gjysmëfinalet e Evropës

Antëni Ivanov theu rekordin kombëtar dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e notimit flutur në 100 metra në Kampionatin Evropian të Notimit në Pishina të Vogla në Kazan, Rusi. Notari bullgar përfundoi me kohën e 12-të prej 50.73 sekondash në seri dhe..

botuar më 21-11-02 4.24.MD
Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike

Ansambli i Gjimnastikës Ritmike nuk do të garojë për Kupën e Botës

Kampionet olimpike të Ansamblit Bullgar të Gjimnastikës Ritmike nuk do të luajnë në Kampionatin Botëror, i cili fillon më 27 tetor në qytetin japonez Kitakyshu. Shkak është lëndimi i Laura Traats. Lajmi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare...

botuar më 21-10-26 11.34.PD
Uiljam Çollov

Radosllav Rosenov dhe Uiljam Çollov janë kampionët evropianë të boksit

Kombëtarja bullgare fitoi dy medalje ari dhe dy bronzi në Kampionatin Evropian të Boksit për të rinj në Budva të Malit të Zi. Në krye të shkallës së nderit u ngjitën Radosllav Rosenov në kategorinë deri në 60 kg dhe Uiljam Çollov deri në 75 kg...

botuar më 21-10-24 11.48.PD
Подкасти от БНР