Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës – “Po mblidhte nusja mëllaga”

Albumi i ri i Elica Todorovës dhe Stojan Jankullovit doli në treg gjatë muajit mars të këtij viti. Emri i tij është “Ujë” – siç është emri i këngës, e cila u solli dy këngëtarëve vendin e pestë në konkursin ndërkombëtar “Eurovision” gjatë vitit 2007. Elica dhe Stojan kanë përfshirë 15 këngë në kompaktdisk. Ndër to është kënga “Po mblidhte nusja mëllaga”. Kënga përbën një variant modern të këngës popullore “Po mblidhte nusja mëllaga” nga mali i Rodopeve. Që para paraqitjes zyrtare të albumit në eterin kombëtar doli dhe spoti i këngës, në të cilin Elica vallëzon bashkë me balerinë profesionalë. Në video shihen flutura të gjalla, të cilat janë porositur posaçërisht për këngën në Indi, Indonezi dhe Singapor. Subjekti përrallor gërshetohet në mënyrë origjinale me melodinë e bukur folklorike, të interpretuar nga Elica.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD