Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Petër Stojçevi për herë të nëntë me radhë u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër.
Foto: BGNES
Herën e 9-të me radhë Petër Stojçevi u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër. Në trasenë 30-kilometrashe bullgari fitoi një avancim që në kilometrin e 15-të dhe deri në përfundimin e garës e ruajti këtë përparësi. Në vendin e dytë u radhit notari gjerman Aleksandër Studinski. Në vendin e tretë u klasifikua Damjan Blum nga Argjentina.

Tenisti i talentuar bullgar Grigor Dimitrov fitoi titullin e gjashtë në karrierën e vet të vrullshme. Në dyluftimin final të turneut të tenisit në qytetin spanjoll Irun, ai u imponua me rezultat 2 me 1 mbi spanjollin Serhi Gurieres Feroll. Një fakt interesant është, se për tenistin bullgar kjo ishte fitorja e 25-të nga 29 ndeshjet e luajtura nën udhëheqjen e trajnerit të ri Pitër Maknamara. Në sajë të këtij suksesi Grigor Dimitrovi fitoi 27 pika, që do të plotësojnë aktivin e tij në ranglistën botërore. Kështu ka mundësi, që tenisti bullgar të radhitet ndër 250 tenistët më të mirë në botë.

Ekipi femëror i basketbollit regjistroi fitoren e dytë në grupin e tretë kualifikues për Kampionatin Evropian gjatë vitit 2011. Kështu bullgaret ruajnë shanset e tyre të klasifikohen për kampionatin e Kontinentit të Vjetër. Pas ndeshjes së fundit, në të cilën basketbollistet bullgare u imponuan mbi Finlandën me rezultat 88 me 65 pika, ato u radhitën në vendin e tretë me dy fitore dhe me dy humbje.

Në një ndeshje miqësore futbollistike në Sankt Peterburg, skuadra përfaqësive e Bullgarisë humbi nga Rusia me 0 me 1. Kjo ishte kontrolli i fundit për futbollistët bullgarë para fillimit të kualifikimeve të kampionatit evropian në vitin 2012. Ndeshja e parë e skuadrës bullgare është më 3 shtator si mysafire e ekipit të Anglisë.

Kampioni “Liteks” fitoi Superkupën e Bullgarisë. Në një ndeshje rivalizuese “Liteks” mundi mbajtësin e kupës kombëtare “Beroe” nga Stara Zagora me 2 me 1.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Villhellm Balltaxian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD