Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Petër Stojçevi për herë të nëntë me radhë u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër.
Foto: BGNES
Herën e 9-të me radhë Petër Stojçevi u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër. Në trasenë 30-kilometrashe bullgari fitoi një avancim që në kilometrin e 15-të dhe deri në përfundimin e garës e ruajti këtë përparësi. Në vendin e dytë u radhit notari gjerman Aleksandër Studinski. Në vendin e tretë u klasifikua Damjan Blum nga Argjentina.

Tenisti i talentuar bullgar Grigor Dimitrov fitoi titullin e gjashtë në karrierën e vet të vrullshme. Në dyluftimin final të turneut të tenisit në qytetin spanjoll Irun, ai u imponua me rezultat 2 me 1 mbi spanjollin Serhi Gurieres Feroll. Një fakt interesant është, se për tenistin bullgar kjo ishte fitorja e 25-të nga 29 ndeshjet e luajtura nën udhëheqjen e trajnerit të ri Pitër Maknamara. Në sajë të këtij suksesi Grigor Dimitrovi fitoi 27 pika, që do të plotësojnë aktivin e tij në ranglistën botërore. Kështu ka mundësi, që tenisti bullgar të radhitet ndër 250 tenistët më të mirë në botë.

Ekipi femëror i basketbollit regjistroi fitoren e dytë në grupin e tretë kualifikues për Kampionatin Evropian gjatë vitit 2011. Kështu bullgaret ruajnë shanset e tyre të klasifikohen për kampionatin e Kontinentit të Vjetër. Pas ndeshjes së fundit, në të cilën basketbollistet bullgare u imponuan mbi Finlandën me rezultat 88 me 65 pika, ato u radhitën në vendin e tretë me dy fitore dhe me dy humbje.

Në një ndeshje miqësore futbollistike në Sankt Peterburg, skuadra përfaqësive e Bullgarisë humbi nga Rusia me 0 me 1. Kjo ishte kontrolli i fundit për futbollistët bullgarë para fillimit të kualifikimeve të kampionatit evropian në vitin 2012. Ndeshja e parë e skuadrës bullgare është më 3 shtator si mysafire e ekipit të Anglisë.

Kampioni “Liteks” fitoi Superkupën e Bullgarisë. Në një ndeshje rivalizuese “Liteks” mundi mbajtësin e kupës kombëtare “Beroe” nga Stara Zagora me 2 me 1.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Villhellm Balltaxian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vozitës i kanotazhit kajak nisin në fund të prillit në udhëtimin ujor "Jantra-Danub"

Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..

botuar më 24-04-14 7.45.PD
Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD

Elita e gjimnastikës ritmike botërore mblidhet në Kupën e Botës në Sofje

Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris. Nga data 12 deri më 14 prill..

botuar më 24-04-11 1.38.MD