Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Petër Stojçevi për herë të nëntë me radhë u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër.
Foto: BGNES
Herën e 9-të me radhë Petër Stojçevi u bë fitues në maratonën e notimit në Ohër. Në trasenë 30-kilometrashe bullgari fitoi një avancim që në kilometrin e 15-të dhe deri në përfundimin e garës e ruajti këtë përparësi. Në vendin e dytë u radhit notari gjerman Aleksandër Studinski. Në vendin e tretë u klasifikua Damjan Blum nga Argjentina.

Tenisti i talentuar bullgar Grigor Dimitrov fitoi titullin e gjashtë në karrierën e vet të vrullshme. Në dyluftimin final të turneut të tenisit në qytetin spanjoll Irun, ai u imponua me rezultat 2 me 1 mbi spanjollin Serhi Gurieres Feroll. Një fakt interesant është, se për tenistin bullgar kjo ishte fitorja e 25-të nga 29 ndeshjet e luajtura nën udhëheqjen e trajnerit të ri Pitër Maknamara. Në sajë të këtij suksesi Grigor Dimitrovi fitoi 27 pika, që do të plotësojnë aktivin e tij në ranglistën botërore. Kështu ka mundësi, që tenisti bullgar të radhitet ndër 250 tenistët më të mirë në botë.

Ekipi femëror i basketbollit regjistroi fitoren e dytë në grupin e tretë kualifikues për Kampionatin Evropian gjatë vitit 2011. Kështu bullgaret ruajnë shanset e tyre të klasifikohen për kampionatin e Kontinentit të Vjetër. Pas ndeshjes së fundit, në të cilën basketbollistet bullgare u imponuan mbi Finlandën me rezultat 88 me 65 pika, ato u radhitën në vendin e tretë me dy fitore dhe me dy humbje.

Në një ndeshje miqësore futbollistike në Sankt Peterburg, skuadra përfaqësive e Bullgarisë humbi nga Rusia me 0 me 1. Kjo ishte kontrolli i fundit për futbollistët bullgarë para fillimit të kualifikimeve të kampionatit evropian në vitin 2012. Ndeshja e parë e skuadrës bullgare është më 3 shtator si mysafire e ekipit të Anglisë.

Kampioni “Liteks” fitoi Superkupën e Bullgarisë. Në një ndeshje rivalizuese “Liteks” mundi mbajtësin e kupës kombëtare “Beroe” nga Stara Zagora me 2 me 1.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Villhellm Balltaxian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nurgyul Salimova

Nurgyul Salimova përfaqëson Bullgarinë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyul Salimova është e vetmja që përfaqëson Bullgarinë në Turneun Botëror të Shahut që fillon sot në Toronto, pasi u kualifikua atje me një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Botës vitin e kaluar, kur arriti në finale, por pas një beteje dramatike..

botuar më 24-04-03 5.51.MD
Grigor Dimitrov në dorëzimin e çmimeve në Miami

Dimitrov humbi finalen në Miami, por u ngjit në vendin e 9-të në tenisin botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar Grigor Dimitrov u tërhoq në finalen e turneut Masters 1000 në Miami të Floridas. Pas 73 minutash lojë, bullgari i renditur Nr. 11 humbi në Hard Rock Stadium nga i dyti Jannick Sinner nga Italia 3:6, 1:6. Kështu, 32-vjeçari..

botuar më 24-04-01 9.31.PD
Kubrat Pulev (djathtas) në ndeshjen kundër ukrainasit Ihor Shevadzutsky

Kubrat Pulev fitoi rripin e kampionatit pas fitores në Sofje

Këtë fundjavë Kubrat Pulev fitoi titullin ndërkombëtar të Shoqatës Botërore të Boksit në kategorinë e rëndë pasi mposhti ukrainasin Ihor Shevadzutsky me vendim unanim. Para mbi 8000 shikuesve në Arena Sofja, Pulev mposhti kundërshtarin e tij në..

botuar më 24-04-01 8.35.PD