Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Në Lojërat e para rinore në Singapor Bojanka Kostova triumfoi në kategorinë deri në 53 kg.
Foto: BGNES
Bullgaria fitoi dy medalje të arta në Lojërat e para rinore në Singapor. Kampionia botërore në ngritjen e peshave tek të rejat nga viti 2009 dhe mbajtëse e medaljes së argjendtë në Kampionatin e sivjetshëm evropian të grave në Minsk të Bjellorusisë, Bojanka Kostova triumfoi në kategorinë deri në 53 kg. Bullgarja fitoi titullin olimpik me rezultatin e përgjithshëm 192 kg (85 kg në hedhje dhe 107 kg në shtytje). Ajo la pas vetes Hsin-Çun Kuo nga Tajvani, e cila fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Devi Safitri nga Indonezia mbeti në vendin e tretë me medaljen e bronzit. Titullin e dytë për Bullgarin e solli një peshëngritës tjetër - Georgi Shikov. Ai fitoi arin olimpik në kategorinë deri në 85 kg. Pas tij mbetën Aleksej Kosov nga Rusia dhe Konstantin Reva nga Ukraina.

Bullgaria mundi Hungarinë me 78 kundrejt 71 pikave si mike në kualifikimet për Kampionatin evropian. Me këtë sukses bullgaret ruajtën shanset e tyre për kampionatin e kontinentit. Për të klasifikuar për Euro 2011, Bullgaria duhet të fitojë dy ndeshjet e saj të ardhshme, ndërsa favoriti në grupin e kualifikimeve Mali i Zi duhet të regjistroi 3 humbje në tre dyluftimet.

Skuadra jonë kombëtare e basketbollit – meshkuj, shënoi fitoren e saj të tretë për kampionatin evropian gjatë vitit të ardhshëm. Në sallën e kryeqytetit “Universiada” djemtë e trajnerit Rosen Barçovski shpartalluan Portugalinë me 103 me 64 pika. Pas kësaj ndeshjeje bullgarët tashmë kanë në aktivin e tyre 3 fitore dhe 2 humbje dhe vazhdojnë luftën për pjesëmarrje në Eurobasket 2011.

Volejbollistët bullgarë fituan vendin e dytë në turneun e autoritetshëm ndërkombëtar “Hubert Vagner Memorial” në Poloni. Në Bidgoshç bullgarët regjistruan dy fitore me nga 3 me 1 set - mbi mikpritësit dhe mbi ekipin e Çekisë, dhe humbën nga favoriti Brazili. Gjatë kësaj jave volejbollistët tanë vazhdojnë përgatitjen e tyre për Kampionatin botëror në Itali me dy ndeshje të kontrollit kundër mikpritësve në turneun e finaleve.

Në ndeshjet e para të pljeofeve të Ligës së futbollit Evropa, skuadra CSKA – pas fitores në Bullgari me rezultat 3 me 0 mbi TNS, Uels, dhe “Levski” – pas rezultatit baras zero me zero si mik i AIK, Suedi, i shtuan ndjeshëm shanset e tyre për pjesëmarrje në fazën grupore të turneut. Kampioni “Liteks” humbi si mik i skuadrës hungareze “Debercen” me 0 me 2.

Në kampionatin tonë të brendshëm pas javës së 4 në krye të klasifikimit të përkohshëm doli “Çernomorec” nga Burgasi, i cili mblodhi 10 pika pas fitores mbi “Vidima- Rakovski”. Në vendin e dyte me 9 pika është “Levski” pasi mundi me 3 me 0 ekipin “Kaliakra”. Në vendin e tretë dhe të katërt mbetën përkatësisht Llokomotiv nga Plovdivi dhe Liteks, që deri tani kanë nga 8 pika pasi në Plovdiv përfunduan ndeshjen me rezultat baras 2 me 2. Skuadra CSKA më në fund shënoi fitoren e saj të parë gjatë kësaj stine kundër ekipit Çerno more nga Burgasi me 1 me 0.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhijan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov do të luajë kundër Daniill Medvedev në Indiën Uells

Grigor Dimitrov shënoi fitore të lehtë duke u paraqitur mira ndaj numrit 21 të botës në tenis për meshkuj, francezit Adrian Manarino. Bullgari fitoi me 6:3 dhe 6:3 për 81 minuta dhe arriti të kualifikohet në fazën e 16-të të turneut "Masters" në..

botuar më 24-03-12 9.53.PD
Aleksandra Feigin

Aleksandra Feigin me argjend nga Turneu i Patinazhit Artistik në Oslo

Kampionia e dyfishtë e Bullgarisë Aleksandra Feigin fitoi një medalje argjendi në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik "Sonja Heni Trofi" në Oslo të Norvegjisë. Aleksandra Feigin grumbulloi 160.23 pikë pasi u rendit e dyta në programin e..

botuar më 24-03-11 6.04.MD
Stiljana Nikollova

Stiljana Nikollova fitoi medaljen e artë në Grand Prix në Marbella

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në turneun e gjimnastikës ritmike të Grand Prix në qytetin spanjoll Marbella. Vendin e dytë e fitoi Tahmina Ikromova nga Uzbekistani, ndërsa vendin e tretë kampionia e botës Darja..

botuar më 24-03-11 9.12.PD