Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Në Lojërat e para rinore në Singapor Bojanka Kostova triumfoi në kategorinë deri në 53 kg.
Foto: BGNES
Bullgaria fitoi dy medalje të arta në Lojërat e para rinore në Singapor. Kampionia botërore në ngritjen e peshave tek të rejat nga viti 2009 dhe mbajtëse e medaljes së argjendtë në Kampionatin e sivjetshëm evropian të grave në Minsk të Bjellorusisë, Bojanka Kostova triumfoi në kategorinë deri në 53 kg. Bullgarja fitoi titullin olimpik me rezultatin e përgjithshëm 192 kg (85 kg në hedhje dhe 107 kg në shtytje). Ajo la pas vetes Hsin-Çun Kuo nga Tajvani, e cila fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Devi Safitri nga Indonezia mbeti në vendin e tretë me medaljen e bronzit. Titullin e dytë për Bullgarin e solli një peshëngritës tjetër - Georgi Shikov. Ai fitoi arin olimpik në kategorinë deri në 85 kg. Pas tij mbetën Aleksej Kosov nga Rusia dhe Konstantin Reva nga Ukraina.

Bullgaria mundi Hungarinë me 78 kundrejt 71 pikave si mike në kualifikimet për Kampionatin evropian. Me këtë sukses bullgaret ruajtën shanset e tyre për kampionatin e kontinentit. Për të klasifikuar për Euro 2011, Bullgaria duhet të fitojë dy ndeshjet e saj të ardhshme, ndërsa favoriti në grupin e kualifikimeve Mali i Zi duhet të regjistroi 3 humbje në tre dyluftimet.

Skuadra jonë kombëtare e basketbollit – meshkuj, shënoi fitoren e saj të tretë për kampionatin evropian gjatë vitit të ardhshëm. Në sallën e kryeqytetit “Universiada” djemtë e trajnerit Rosen Barçovski shpartalluan Portugalinë me 103 me 64 pika. Pas kësaj ndeshjeje bullgarët tashmë kanë në aktivin e tyre 3 fitore dhe 2 humbje dhe vazhdojnë luftën për pjesëmarrje në Eurobasket 2011.

Volejbollistët bullgarë fituan vendin e dytë në turneun e autoritetshëm ndërkombëtar “Hubert Vagner Memorial” në Poloni. Në Bidgoshç bullgarët regjistruan dy fitore me nga 3 me 1 set - mbi mikpritësit dhe mbi ekipin e Çekisë, dhe humbën nga favoriti Brazili. Gjatë kësaj jave volejbollistët tanë vazhdojnë përgatitjen e tyre për Kampionatin botëror në Itali me dy ndeshje të kontrollit kundër mikpritësve në turneun e finaleve.

Në ndeshjet e para të pljeofeve të Ligës së futbollit Evropa, skuadra CSKA – pas fitores në Bullgari me rezultat 3 me 0 mbi TNS, Uels, dhe “Levski” – pas rezultatit baras zero me zero si mik i AIK, Suedi, i shtuan ndjeshëm shanset e tyre për pjesëmarrje në fazën grupore të turneut. Kampioni “Liteks” humbi si mik i skuadrës hungareze “Debercen” me 0 me 2.

Në kampionatin tonë të brendshëm pas javës së 4 në krye të klasifikimit të përkohshëm doli “Çernomorec” nga Burgasi, i cili mblodhi 10 pika pas fitores mbi “Vidima- Rakovski”. Në vendin e dyte me 9 pika është “Levski” pasi mundi me 3 me 0 ekipin “Kaliakra”. Në vendin e tretë dhe të katërt mbetën përkatësisht Llokomotiv nga Plovdivi dhe Liteks, që deri tani kanë nga 8 pika pasi në Plovdiv përfunduan ndeshjen me rezultat baras 2 me 2. Skuadra CSKA më në fund shënoi fitoren e saj të parë gjatë kësaj stine kundër ekipit Çerno more nga Burgasi me 1 me 0.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Biljana Dudova

Biljana Dudova kryesoi renditjen botërore në mundje

Kampionia bullgare e mundjes Biljana Dudova kryesoi renditjen botërore në kategorinë 59 kg. Kjo ndodhi pasi mundësja 24-vjeçare e ekipit “Junak Lokomotiv” në Ruse fitoi titullin e parë botëror në karrierën e saj në kampionatin botëror në Oslo...

botuar më 21-10-19 3.24.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov është gati të kthehet në TOP 20

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kapërceu shtatë vende deri në 21, falë gjysmëfinales së tij në turneun e Serisë Masters në Indian Wells, ku ai mundi me sukses Daniil Medvedev dhe Hubert Hurkach para se të humbte nga kampioni i ardhshëm..

botuar më 21-10-18 3.51.MD
Borjana Kalejn

Borjana Kalejn me medalje të arta për lojën e saj me top dhe rreth në Rumani

Më 17 tetor Borjana Kalejn fitoi medalje të arta në finalet me top dhe rreth të Kupës Botërore të vargut Challenge në qytetin rumun Cluj. Bullgaria, e cila para kësaj zuri vendin e parë edhe në shumëgarësh, mori një rezultat prej 26,650 pikësh në..

botuar më 21-10-18 10.13.PD
Подкасти от БНР