Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

150 vjet nga lindja e Ekaterina Karavellovës

Foto: arkiv
Ekaterina Karavellova ka lindur më 21 tetor të vitit 1860 në lagjen prestigjioze Varosha të qytetit Ruse. Ajo është një prej grave me autoritet më të madh në Bullgari në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX. Ka qenë një grua e guximshme, vendimtare, me talent shkrimtari.

Ekaterina Karavellova mbeti jetime që në moshën 10 vjeç. Të afërmit e saj të autoritetshëm e çuan në Rusi, ku e vendosën në shtëpinë e gjeneralit Vsevolod Lermontov dhe të bashkëshortes së tij – aristokrate nga Peterburgu. Pas tetë vitesh Ekaterina Karavellova mbaroi gjimnazin me medalje të artë. U kthye në Ruse në vitin 1878, disa muaj pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke.

“Ekaterina duket si një ishull i vogël në një det prej njerëzish konservatorë – adhurues të jetës patriarkale te ne” - rrëfen për Radio Bullgarinë doktore Cvetana Kjoseva, autore e librit “Damat e para të Mbretërisë së Bullgarisë”. Në libër janë paraqitur bashkëshortet e kryeministrave nga Mbretëria e tretë bullgare (1879 – 1946). Një prej artikujve i është kushtuar Ekaterina Karavellovës.

“Ajo ka marrë arsimin e saj në Rusi, por më e rëndësishmja është se ajo është rritur në një familje, e cila i ka dhënë një edukim shumë të mirë, e ka mësuar se si të sillet në shoqëri dhe si të përballojë situatat e vështira” – thotë doktore Kjoseva.

Në Ruse Ekaterina Karavellova punonte si mësuese. Dy vjet pas kthimit të saj në atdhe u martua me Petko Karavellovin, me të cilin ishte njohur që në Moskë – një prej politikanëve më të njohur të Bullgarisë së re, i cili ka qenë katër herë kryeministër në vitet e trazuara pas Çlirimit të Bullgarisë, i njohur për mençurinë dhe ndershmërinë e tij, por dhe për hutimin e tij. Gradualisht Ekaterina, e cila ishte me 17 vjet më e re nga ai, u bë jo vetëm një ndihmëse e vlershme për të, por dhe “politikane në hije”, shënon doktore Kjoseva.

“Për Petko Karavellovin flitet se ka pirë nga gota, në të cilën pak para kësaj e kishte shuar cigaren, se vazhdimisht i ka humbur librat dhe dokumentet e veta. Duke pasur parasysh këtë hetim dhe përgjegjësinë e tij për fatin e shtetit, Ekaterina e shoqëronte kudo. Ajo kujdesej për veprat e shtetit dhe kur ai kishe takime në bashkitë e ndryshme, ose me persona të rëndësishëm, ajo shkruante në një defter kërkesat e tyre. Pastaj, pasi ktheheshin në Sofje ajo ulej dhe fillonte të shkruante urdhra.

Ekaterina shfaqte një guxim të madh në situata të rënda. Flitet se gjatë Luftës serbo bullgare në vitin 1885, kur mbreti serb Milan e ka afruar Sofjen dhe tërë qeveria ka qenë në panik, Ekaterina ka shëtitur me një fajton në Sofje, që të tregojë se nuk ka shkaqe për panik.”

Gjatë Luftës ballkanike (1912 – 1913) Ekaterina Karavellova punonte si infermiere në Shkollën ushtarake, kurse në Luftën e parë botërore kujdesej për të plagosurit dhe të sëmurët. Diçka më tepër - në fund të veprimeve ushtarake ajo u nis për në Rusi, që të kërkojë atje në rrethet e autoritetshme politike ndihmë për Bullgarinë, e cila ishte ndër vendet e humbura në konfliktin botëror. Në vitin 1919 në emër të Bashkimit të Femrave Bullgare ajo u drejtoi Fuqive të Mëdha një notë proteste kundër klauzolave të Traktatit të Paqes të nënshkruar në Njëji, një traktat i padrejtë për vendin tonë.

Ajo ka qenë dhe kryetare e seksionit bullgar pranë Lidhjes ndërkombëtare të femrave për paqe dhe liri. Ka marrë pjesë në kongrese të saj jashtë, ka udhëtuar në vend për të lexuar ligjërata për paqen. Dhe akoma një fakt interesant nga biografia e saj: ai është lidhur me shpëtimin e rreth 50 mijë hebrenjve bullgarë në vitet e Luftës së dytë botërore. Siç shënon Cvetana Kjoseva në librin e vet, më 25 maj të vitit 1943 në shtëpinë e Ekaterina Karavellovës 83 vjeçare erdhën rabini dokor Hananel me akoma dy femra. Ata e luajtën për t’i dorëzuar një letër mbretit Boris III me kërkesë për anulim të urdhrit për ekspulsimin e hebrenjve. Ajo gjithashtu e nënshkroi letrën, duke shtuar në të këto fjalë: “O bir, edhe ti je atë, mos i bërë keq askujt.” Dhe pastaj vetë doli në rrugët e errëta të Sofjes, që t’ia dorëzojë princeshës Evdokia, motra e mbretit. Në sajë të kësaj vepre të denjë dëbimi i hebrenjve bullgarë u parandalua.

“Pas 9 shtatorit të vitit 1944, kur erdhën në pushtet qeveritë komuniste, ajo u detyrua, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të klasës së vjetër borgjeze, të nënshkruajë një deklaratë për lojalitet – rrëfen doktore Kjoseva – Ajo refuzoi ta bënte dhe deri në fund të jetës së saj nuk pranoi politikën e pushtetit të ri. Vdiq në vitin 1947 e pakuptuar nga pushtetarët e rinj. Megjithatë Georgi Dimitrov, i cili në atë kohë ishte kryeministër dha urdhër për t’u organizuar një funeral shtetëror në oborrin e kishës “Sveti Sedmoçislenici”, ku ishte varrosur dhe i shoqi.”

Jeta personale e Ekaterina Karavellovës është plot ngjarje tragjike. Ajo lindi tri vajza, të cilat vdiqën në mënyrë tragjike. Historia e bijës së tretë – Llora, dhe martesa e saj me poetin e madh bullgar Pejo Javorov janë në thelbin e shumë veprave letrare dhe kinematografike për shkak të pasionit të tyre të madh, i cili përfundoi me vetëvrasje edhe për të dy. Duke punuar mbi artikullin për Ekaterina Karavellovën, dotore Kjoseva është mbështetur mbi memoaret e saj, mbi publikime për veprimtarinë e saj në shtypin e dikurshëm, mbi studime të shkencëtarëve të njohur bullgarë. Ka gjetur dhe dokumente interesante në arkivin e Bibliotekës Popullore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD