Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet në Kodin e sigurimit social

Është gati varianti përfundimtar i ndryshimeve në modelin e pensioneve në Bullgari. Me miratimin e tij do të garantohet stabiliteti financiar i sistemit të sigurimit social shtetëror, si edhe rritja graduale e pensioneve.

Një nga ndryshimet parashikon rritje të viteve të stazhit të sigurimit. U zgjodh një model i rritjes graduale të stazhit për punonjësit e kategorisë së tretë, e cila është më masivja, që do të fillojë pas katër vjetëve, tha Hristina Mitreva, kryetare e Institutit Kombëtar të Sigurimeve. Parashikohet stazhi të fillojë të rritet me katër muaj nga viti 2015 deri sa të arrijë në 37 vjet për gratë dhe 40 vjet për burrat.

Vetëm për të dhjetë vjetët e fundit për shkaqe të ndryshme deficiti në fondin “Pensione” është shtuar 20 herë dhe tani është mbi 2 miliardë leva (1 miliard euro). Që të kufizohet kjo tendencë, parashikohet që nga janari i vitit 2011 kuota mujore e sigurimit të rritet me 1,8% dhe kështu të arrijë 17,8%. Pritet që me këto mjete suplementare të rriten të ardhurat në fondin “Pensione” të Institutit të Sigurimeve. Kjo do të çojë në likuidimin e deficitit në një etapë më të vonshme. Hristina Mitreva shpjegon:

“Në qoftë se parametrat, me të cilat është formuar politika fiskale afatmesme e qeverisë, do të ruhen të tilla deri në vitin 2013 dhe nga viti 2014 do të fillojë rritja graduale edhe e të ardhurave, edhe e pensioneve, në vitin 2017 është e mundur që në fondin “Pensione” të mos ketë deficit.”

Sipas llogaritjeve, gjatë vitit 2025 pensioni individual në bazë të kuotave të detyrueshme duhet të arrijë 65% të të ardhurave, në bazë të të cilave llogariten sigurimet për pension. Ndryshimet në Kodin e sigurimit social forcojnë dhe disiplinën financiare në sistem, veçanërisht në fushën e pagimit të kompensimeve të ndryshme. Periudha, në bazë të së cilës do të llogaritet kompensimi për shtatzënësi dhe lindje, do të rritet në 18 muaj dhe jo 12 siç ishte deri tani. Kjo imponohet për shkak të mashtrimeve të shumta. Kur konstatohet shtatzënësi, punëdhënësit, më tepër në sektorin privat, rritin kuotat e sigurimeve të nënave të ardhshme, pa rritur rrogat e tyre, dhe kështu ato marrin kompensime më të mëdha nga shteti.

Ndryshimi tjetër prek kategoritë e rrezikshme të punës – minatorë, metalurgë, kimistë etj. Mosha e pensionimit për ta do të rritet gradualisht me gjashtë muaj në vit nga 1 janari i vitit 2015. Për kategorinë e parë të punës mosha e pensionimit e grave do të bëhet 55 vjeç, e burrave – 58 vjeç. Për kategorinë e dytë mosha rritet në 60 vjeç për gratë dhe 62 për burrat. Me ndryshimet në modelin e pensioneve nga viti 2000 deri tani profesionet e rrezikshme siguroheshin suplementarisht në fonde profesionale të pensioneve. Këtej e tutje me administrimin e këtyre fondeve do të merret Instituti Kombëtar i Sigurimeve. Kjo imponohet, sepse në to nuk grumbullohen mjaft të ardhura. Pse është ashtu, shpjegon ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mladenov:

“Kjo tregon vetëm një gjë – se skema e fondeve profesionale të pensioneve nëpërmjet skemave të kapitalit është gabuar. Nuk është e rastit se në asnjë vend në BE nuk ka fonde profesionale të pensioneve sipas parimit të kapitalit. Dhe që të mos bëhet kështu që nga 1 janari, kur njerëzit do të marrin këto pensione të vogla, të protestojnë, ne thjesht do ta korrigjojmë modelin. Kështu do të garantojmë se këta 100 mijë veta, punonjës të kategorisë së parë dhe të dytë, do të marrin pensione të mira.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD