Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi i rejtingut të shkollave të larta në Bullgari

Ministri i arsimit Sergej Ignatov (në mes) prezantoi platformën “Sistemi i rejtingut të shkollave të larta në Bullgari” para nxënësve të shkollës së mesme “Dobri Vojnikov” në kryeqytet.
Foto: Rumjana Cvetkova
Edhe Bullgaria tashmë disponon një sistem të rejtingut të shkollave të larta. Qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë kandidatët e ardhshëm për studentë të bëjnë një zgjedhje të informuar çfarë dhe ku të mësojnë. Te ne aktualisht funksionojnë 51 universitete, të cilët ofrojnë mësim të më se 600 specialiteteve në 52 drejtime profesionale. Në fund të vitit shkollor 2010 – 2011 më se 65 mijë të rinj dhe të reja do të mbarojnë arsimin e tyre të mesëm dhe do të bëhen përdoruesit e parë të sistemit të ri. “Ky sistem i rejtingut është një nga arritjet më të mira në arsimin bullgar brenda 20 viteve të fundit dhe është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e arsimit të lartë.” Këtë e tha ministri i arsimit, rinisë dhe shkencës Sergej Ignatov me të prezantuar platformën “Sistemi i rejtingut të shkollave të larta në Bullgari” para nxënësve të shkollës së mesme “Dobri Vojnikov” në kryeqytet. Për herë të parë ofrohet një krahasim i detajeve të procesit të mësimdhënies së universiteteve në disiplinat profesionale. Më shumë hollësi për sistemin e rejtingut të universiteteve sjell Bojan Zahariev, drejtor programues i Institutit, bashkautor i projektit, Shoqëria e Hapur:

“Sistemi i rejtingut është sipas disiplinave profesionale. Kjo do të thotë se ka një sasi të madhe rejtingje. Ne kemi bërë 50, por çdo përdorues mund të bëjë një numër aq sa dëshiron rejtingje, duke zgjedhur një pako të vet indikatorësh. Konkluzioni, që imponohet është, se në Bullgari arsimi ka rëndësi. Kjo duket nga të dhënat. Ata që kanë mbaruar arsim të lartë kanë të ardhura më të larta dhe realizohen më mirë në jetë dhe në profesion. Klasifikimi standard u bë mbi bazë të pyetjeve drejtuara mbarë shoqërisë, studentëve, pedagogëve, punëdhënësve. Kjo është ana subjektive e sistemit të rejtingut. Ka të dhëna, që janë nga regjistrat zyrtarë. Ato janë për përbërjen akademike, për pedagogët, paratë, që caktohen për studime shkencore e kështu me radhë. Kemi shfrytëzuar 51 indikatorë gjithsejtë.”

Përdoruesit kryesor të sistemit janë kandidatët e ardhshëm për studentë. Mirëpo ai mund të shfrytëzohet edhe nga rektorët e universiteteve, që të shikojnë vendin e shkollës së tyre në sfondin e shkollave të tjera të larta. Kështu ata mund të hartojnë një strategji më të mirë të administrimit. Krahas kësaj sistemi mund të shfrytëzohet nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencës për modernizimin e arsimit të lartë. Ministri Sergej Ignatov jo një herë ka theksuar, se financimi i universiteteve duhet të lidhet me arritjet e tyre shkencore. Në kuadrin e prezantimit të projektit para nxënësve ministri i arsimit Sergej Ignatov tha:

“Ju jeni përfaqësues të një brezi të lumtur, i cili mund të bëjë zgjedhjen e vet ku të mësojë – në Bullgari, ose në ndonjë vend tjetër. Dyert e universiteteve të të gjitha vendeve janë të hapura për ju. Në Bullgari tashmë vepron sistemi i transferimit të kredive, kështu që arsimi i të gjitha universiteteve të huaja njihet në Bullgari. Hapësira universitare e mbarë botës është unike. Dhe nuk është problem ku do të mësojë i riu. Një problem më i madh është, në se ata që mbarojnë arsimin e lartë në ndonjë shtetet të huaj, nuk shikojnë mundësi për realizimin e vet në mëmëdheun. Jam i bindur, se Bullgaria bëhet gjithnjë më tërheqëse. Kështu që të rinjtë duhet të udhëtojnë, të mësojnë gjuhë të huaja, të takojnë njerëz të rinj të përvetësojnë një kulturë të re të organizimit dhe pas kësaj të rikthehen në Bullgari, që të aplikojnë dituritë e veta.”

Sistemi i rejtingut të universiteteve është me adresën internet http://rsvu.mon.bg. Ai ka edhe një version anglez, gjë që e bënë arsimin e lartë bullgar në një pjesë të sistemit botëror arsimor. Kështu edhe studentët e huaj do të jenë në gjendje të shfrytëzojë sistemin bullgar, kur zgjedhin universitetin, në të cilin dëshirojnë të mësojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD