Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konservat shtëpiake dhe shpirti i vështirë i bullgarit

Megjithë shumëllojshmërinë e madhe të ushqimeve në dyqanet, shumica e bullgarëve vazhdojnë të konservojnë vetë ushqime.
Foto: Vlladimir Sëbev
62 për qind e bullgarëve të moshës mbi 18 vjeç deklarojnë se familjet e tyre çdo vit konservojnë kavanoza me reçel, turshi, salcë prej domatesh dhe specash, salcë prej patëllxhanësh etj. Akoma 8 për qind prej bullgarëve deklarojnë se familjet e tyre konservojnë nganjëherë, por jo gjithmonë. Kategorikisht kundër konservave shtëpiake janë shpallur 29 për qind e të anketuarve. Të dhënat janë të studimit të fundit kombëtar të BBSS “Gallup International”. Përfundimi është se megjithë shumëllojshmërinë e madhe të ushqimeve në dyqanet dhe tregjet bullgare, shumica e bullgarëve vazhdojnë të konservojnë vetë ushqime.

Këto të dhëna nevojiten për disa sqarime, në rast të kundërt mund të shkaktojnë disa konkluzione të padrejta sa i përket bullgarit bashkëkohor – anëtar krenar i BE-së. Gjëja e parë, që duhet të themi që në fillim është se konservat e prodhuara në kushte shtëpiake janë një traditë shekullore bullgare... Kështu kanë bërë dhe evropianët e tjerë. Ata në vazhdim të shumë shekujve kanë prodhuar konserva me produkte kafshore dhe bimore, si dhe pije të ndryshme për muajit e gjatë të dimrit. Mirëpo në atë kohë industria ushqimore nuk ka qenë e zhvilluar. Sot në botën moderne nuk ka probleme me sigurimin e ushqimit për muajit e ftohtë, por bullgari vazhdon të prodhojë ushqime të konservuara. Disa njerëz do të mendojnë se shija e bullgarit është specifike dhe produktet e zakonshme ushqimore të prodhuesve të mëdhenj botërorë nuk u përgjigjen kërkesave të tij, por kjo nuk është e vërtetë. Mirëpo është e vërtetë se bullgari deri përpara pak kohe nuk i pranonte ushqimet ekzotike si avokadoja për shembull e shumë të tjera dhe preferonte domatet, fasulet, patatet, lakrën, mollët, dardhën, luleshtrydhen etj – fruta dhe perime tradicionale në regjionin tonë. Me kalimin e kohës bullgari u mësua me praninë e ushqimeve ekzotike dhe ato nuk i bëjnë përshtypje, me përjashtim të çmimeve të tyre. Si një prej shkaqeve për dëshirën e madhe të bullgarit për të konservuar ushqime për dimrin theksohet aftësia e tij e ulët e blerjes. Ajo është më e ulëta në BE dhe kjo kuptohet e detyron të blejë vetëm më të domosdoshmen. Kjo është e vërtetë deri diku. Mirëpo të dhënat e studimit të lartpërmendur sociologjik tregojnë gjithashtu se konservimi i ushqimeve u përket edhe njerëzve me status të lartë social. 51 për qind e bullgarëve me standard të jetesës mbi atë të mesëm deklarojnë haptazi se familja e tyre preferon konservat shtëpiake. Akoma më e lartë është kjo përqindje ndër të ashtuquajturat “njerëz modernë” (54 për qind) – ata jo vetëm se udhëtojnë shpesh, përdorin internet dhe flasin në gjuhë të huaja, por dhe konservojnë ushqime në kavanoza. Pra, bullgari mbetet adhurues i konservave të prodhuara në kushte shtëpiake. Tashmë përmendëm disa prej shkaqeve për këtë

Duhet të shtojmë edhe një shkak tjetër, ndoshta më të rëndësishmin. Ushqimet e konservuara në kushtet shtëpiake, edhe pse përgatiten jo aq lehtë dhe nganjëherë janë me tregues jo shumë të mirë higjienikë dhe sanitarë, janë një delikates autentik kulinar, një delikates, i cili nuk ka analog në prodhimin steril më fabrikë. Ky është një delikates kulinar, i cili ka përbërje dhe shije specifike në çdo një familje të veçantë, me të cilin ajo demonstron respektin e vet ndaj ushqimit dhe ndaj çdo një miku të ftuar në tryezë. Konservat shtëpiake janë pjesë e mënyrës së jetesë së bullgarit dhe ato gëzojnë interes dhe ndër të rinjtë, të cilët ndoshta më mirë kuptojnë se pikërisht kjo trashëgimi kulinare është aq e vlershme sa është dhe gastronomia franceze, e cila para pak kohe u shpall pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s. A është e mundur që një ditë edhe konservat bullgare të vihen në këtë piedestal? Mirëpo, madje të mos hyjnë së shpejti në këtë thesar të madh kulinar botëror, institucionet evropiane, të cilat janë adhurues aq të mëdhenj të shumëllojshmërisë dhe ruajtjes së kulturave, mund të mendojnë se si të inkurajojnë dhe të përhapin këtë industri autentike bullgare të prodhimit të konservave. Në këtë mënyrë do të pasurohet tërë Evropa, ndoshta do të krijohen vende të reja pune dhe do të rritet numri i evropianëve më të lumtur, sepse siç e dimë lumturia kalon përmes stomakut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Babjak si në Zvicër - historia e një fshati të jashtëzakonshëm në malin e Rodopeve

Banorët e tij e përkufizojnë atë si "Zvicra e Vogël e Rodopeve" për shkak të natyrës së jashtëzakonshme që e rrethon dhe kushteve të mira të jetesës. Babjak nuk është fshati tipik i izoluar dhe i shkretë bullgar, por një shembull për t'u ndjekur...

botuar më 24-03-30 11.20.PD

Fshati Callapica i Rodopeve po bëhet gati për Festën e Babekut dhe Verës

Prodhuesit më të mirë të verës dhe sallamit do të garojnë në Callapica këtë fundjavë. Më 30 mars, në një skenë të hapur në parkun e fshatit të Rodopeve, organizohet Festivali i Callapicës së babekut (lloj sallami) dhe verës. Mezeja më e famshme e..

botuar më 24-03-30 9.00.PD

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD