© Foto: BGNES
“Qëllimi i Festivalit të filmave ballkanikë është që aktorët të takohen me njëri-tjetrin dhe publiku të njihet me ta. Faqja e një filmi është aktori dhe shikuesit presin që ta shohin atë” – tha regjisori Andrej Sllabakov – organizator i aktivitetit. – Zakonisht në festivale ftohen regjisorët dhe producentët dhe nuk i kushtohet vëmendja e duhur aktorit.” Sllabakovi ka përzgjedhur këta filma, shfaqja e të cilëve ka qenë me e suksesshme në vendet përkatëse. Festivali i filmave ballkanikë me takim të aktorëve është i pari për nga lloji i tij, që është zhvilluar deri më sot. Gjatë viteve 60-të për një kohë të shkurtër secili prej kryeqyteteve të Ballkanit ka qenë mikpritës i një festivali të kinematografisë ballkanike, por pa ftuar aktorë – tregoi Sllabakovi. Sot regjisori bullgar ka për qëllim t’ia japë Sofjes pamjen e kryeqytetit të kinematografisë ballkanike. Në Festivalin e sivjetshëm nuk jepeshin çmime. Sipas Sllabakovit arti nuk mund të klasifikohet. Ideja është që aktorët vetë të shohin punën e kolegëve të tyre nga Ballkani dhe secili të përcaktojë nivelin e interpretimit të rolit të vet, d.m.th. Festivali përbën një stimul për vetë aktorët – tha regjisori.
“Festivali ballkanik është një ide e mirë. Jam i bindur që gjërat, të cilat na bashkojnë, janë më shumë se ato, të cilat na ndajnë. Jo politika, por arti do ta na bashkojë. Ne ballkanasit jemi pranë njëri-tjetrit për nga mënyra e mendimit. Temat e të gjithë filmave janë të njohura për shikuesit bullgarë, gjithashtu edhe për ata shqiptarë, rumunë, grekë etj. Në kuadrin e Festivalit filmi shqiptar “Lindje, Perëndim, Lindje” është më qesharak. Megjithëse ne në Ballkan kemi një ndjenjë të veçantë humori, d.m.th. nuk kemi komedi në kuptimin e plotë të fjalës. Gjinia që u pëlqen më shumë ballkanasve është komedia tragjiko-absurde.”
Filmi “Lindje, Perëndim, Lindje” shfaqet për herë të dytë në Bullgari. Gjatë muajit mars të këtij viti ju treguam për pjesëmarrjen e tij në kuadrin e Festivalit ndërkombëtar Sofia Film Fest. Atëherë kishte ardhur producenti shqiptar Shkumbin Istrefi. Në Festivalin e filmave ballkanikë ishte ftuar aktori Gentian Hazizi.
Po të doni të dëgjoni intervistën me Gentian Hazizi – njëri prej interpretuesve të roleve të çiklistëve shqiptarë, që janë nisur për të marrë pjesë në një garë çiklistësh në Francë, klikoni AUDIO!
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..