Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Marija Grozdeva u dallua me titullin “Sportist i vitit 2010” të Federatës bullgare të qitjes sportive
Foto: arkiv
Kampionia e dyhershme olimpike Marija Grozdeva fitoi medalje të bronztë në disiplinën për pistoletë – 10 metra në turneun e 35-të ndërkombëtar të qitjes sportive në Beograd, Serbi. Dy përfaqësueset e tjera bullgare – Antoaneta Boneva dhe Monika Kostova zunë vendet e 16-të dhe të 32-të. Olena Kosteviç nga Ukraina fitoi medaljen e artë, kampionia botërore në këtë disiplinë – Zorana Arunoviç, nga Serbia u mbet në vend të dytë.
Derisa bullgarja u konkurrua në Beograd, në Sofje Federata e Qitjes Sportive e zgjodhi Grozevën për sportiste numër një të vitit 2010. Gjatë këtij viti sportistja mori dy medalje të arta nga turne të Kupës Botërore.

Kampioni bullgar i volejbollit CSKA fitoi ndeshjen e vet të dytë në Ligën e Kampionëve pas suksesit të tij mbi skuadrën franceze “Kan”. CSKA luajti kundër rusëve nga “Zeniti” Kazan dhe fitoi me 3:2 sete. Më i suksesshëm për skuadrën bullgare ishte Filip Majo me 23 pika. Volejbollisti rus Maksim Mihajllov realizoi 24 pika. Në klasifikimin e përkohshëm të grupit A të turneut CSKA-ja është në vend të tretë me 4 pika. Në vend të parë është “Zeniti” me 7 pika, e dyta është skuadra e Unterhahing me 6 pika.

“Lukoil Akademik” fitoi ndeshjen e vet kundër “Levskit” me 103:98 pika në raundin e 9-të të Ligës bullgare të basketbollit për meshkuj. Kështu “Lukoil” vazhdon pa humbje në këtë kampionat. Më shumë pika për këtë skuadër shënuan Travis Peterson – 25 pika, Kaspars Kambala – 17 pika dhe Dominic James – 15 pika. Për skuadrën e “Levskit” më shumë u dalluan Georgi Çekovski me 23 pika dhe Donald Koul me 21 pika.

Sportistja më e mirë bullgare e snoubordit Aleksandra Zhekova zuri vendin e tretë në startin për Kupën botërore të borderkrosit në vendpushimin dimëror Leh am Alberg në Austri. Fituese u bë kanadezja Dominik Malte, kurse në vendin e dytë u klasifikua kampionia olimpike e kësaj disipline Mael Riker. Një ditë para kësaj Zhekova mbaroi në vendin e gjashtë në disiplinë. Stina sapo filloi, por e renditi bullgaren në vendin e tretë në klasifikimin e përkohshëm për Kupën e vogël botërore të borderkrosit me 1000 pika. Në krye është Dominik Malte me 2000 pika.

Sportistët bullgarë Mihail Kleçerov, Vladimir Iliev, Miroslav Kenanov dhe Krasimir Anev u klasifikuan në vendin e 11 në stafetën e raundit për Kupën botërore të biatlonit në Hohfilcen të Austrisë. Kampioni botëror dhe olimpik – Norvegjia, fitoi arin, kurse skuadra e mikpritësve mbeti në vendin e dytë. Lufta midis Gjermanisë dhe Francës për vendin e tretë ishte shumë interesante, por në fund të fundit bronzin e mori skuadra franceze.

Mbi 300 fëmijë morën pjesë në turneun e parë të atletikës së lehtë “Tereza Marinova dhe miq” që u mbajt në Sofje. Djemtë dhe vajzat nga 6 deri në 12 vjeç bënë garë në katër disiplina. “Kam ambicien që gara të zhvillohet dy herë në vit”, tha kampionia olimpike nga Sidni 2000 Tereza Marinova. Disa nga yjet e atletikës së lehtë bullgare erdhën në sallë për të mbështetur sportistët e rinj. Shfaqja iu kushtua 10 vjetorit të titullit olimpik të atletes, kurse dëshira e Tereza Marinovës është që vitin tjetër turneu të përfshihet në programin e Federatës ndërkombëtare të atletikës së lehtë për mbështetje të atletëve të rinj.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tërpomanova
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD