Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishtlindjet e shqetësuara për diplomatët bullgarë

Kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov deklaruan se do të kthejnë të gjithë ambasadorët bullgarë që janë të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.
Foto: BGNES
Krishtlindjet e vitit 2010 mbase do të mbahet mend në rrethet diplomatike bullgare me befasinë jo të këndshme nga ana e Komisionit për zbulimin e dokumenteve të ish Sigurimit të Shtetit. Raporti i fundit shpalli lidhjen e afro 45% nga diplomatët bullgarë jashtë kufirit me ish zyrat e fshehta komuniste, të cilët kanë punuar në një lidhje të ngushtë me KGB-në në të kaluarën jo të largët.

Nga 192 emrat e shpallura, 88 janë akoma nëpunës të Ministrisë së Punëve të jashtme. Prej tyre 33 janë ambasadorë dhe përfaqësues të përhershëm, 8 janë drejtues të përkohshëm, kurse 4 janë konsull të përgjithshëm në punë në përgjithësisht 114 misionet diplomatike të Bullgarisë në botë. Kureshtare është gjeografia e ish agjentëve të zyrave të fshehta në poste të rëndësishme diplomatike nëpër botë. Ata operojnë në 13 nga përgjithësisht 27 shtetet nga Bashkimi Evropian dhe në pothuajse të gjitha kryeqytetet e Ballkanit. Ata janë për shembull në Londër, Berlin, Moskë, Romë, Tokio, Pekin, Madrid, Lisbonë, Athinë, Vatikan... Kureshtare është po kështu se, pas vitit 2000 janë dërguar jashtë shtetit më shumë nëpunës të tillë, sesa gjatë viteve 90, sipas ministrit të tanishëm të jashtëm të Bullgarisë Nikollaj Mlladenov. Pas shpalljes së listës ai shkroi në blogun e tij personal “Nuk kam fjalë! Te unë po lind një zemërim dhe vendosmëria ime po bëhet e patundshme”. “Besimi është një monedhë këmbimi i diplomacisë. Në këtë kuptim e kaluara e këtyre diplomatëve hedh hije mbi shtetin bullgar dhe kufizon mundësitë e të gjitha zyrave diplomatike. Mendoj se, kjo është e palejueshme dhe se nuk mund ta lemë diplomacinë të paralizuar. Jo këta njerëz duhet të jenë fytyra e Bullgarisë moderne përpara botës”, deklaroi më vonë zoti Mlladenov.

Ministri Mlladenov dhe kryeministri Borisov deklaruan se do të kthejnë të gjithë ambasadorët bullgarë, të cilët janë në listë, dhe të propozojnë ndryshime në ligjin për zyrën diplomatike, të cilët të mos lejojnë në të ardhme njerëz të lidhur me ish zyrat e fshehta, të zënë poste të rëndësishme në to.

Por detyre fare nuk është e lehtë. Dekretet për emërim dhe kthim të ambasadorëve firmosen nga presidenti bullgar Georgi Përvanov, i cili vet ka qenë i lidhur me zbulimin e jashtëm bullgar nga ajo kohë dhe mohon kthimin e shpinës ndaj të gjithë të cilët kanë punuar për këto zyra si “të dëmshme” për Bullgarinë moderne. “Këta janë diplomatë, të cilët 20 vjet punojnë për demokracinë. Ata, dhe jo qeveria e tanishme punuan për hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO pa asnjëfarë probleme dhe ankesa”. Përgjigja e ministrit tonë të jashtëm Nikollaj Mlladenov qe kjo: “Ky problem nuk është zgjidhur 20 vjet. Nuk dua të gjykoj për cilësitë e nëpunësve të veçantë, të cilët mbase bashkërisht e kanë kryer punën e vet gjatë viteve. Por 20 vjet më vonë duhet t’i japim mundësi një brezi të ri të marrë pjesë në politikën e jashtme të Bullgarisë. Prandaj do të fusim propozime për ndreqje në ligj, të cilët të mos lejojnë dërgimin e nëpunësve ose të agjentëve të ish Sigurimit të Shtetit në postet më të larta diplomatike.”

Ky ndryshim fare nuk është pa probleme, me qenë se kushtetuta bullgare përjashton ligjet e lustrimit. Do të zhvillohet një seri e tërë prej konsultimeve politike për gjetjen e rrugëdaljes nga problemi i radhës, të cilin na e sjell hapja mjaft e vonuar e dosjeve të ish zyrave të fshehta komuniste në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD