Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bamirësia e bullgarit në kushte të krizës

Në kuadrin e kompanisë bamirëse “Krishtlindjet bullgare” mblidhen para për mjekimin e fëmijëve me sëmundje të rënda.
Foto: www.bgkoleda.bg
Për bullgarët viti 2010 kaloi nën shenjën e krizës ekonomike, shtrëngimit, pakësimit të konsumit dhe ngrirjes së shpenzimeve dhe pagave. Pavarësisht nga kjo gjatë 12 muajve të këtij viti bullgarët shfaqën bamirësinë e vet në fushata të ndryshme. Si në vitet e mëparshme më shumë dhurues ishin tërhequr për kauzat e lidhura me mbledhjen e mjeteve financiare për mjekimin e fëmijëve, për ndihmë të njerëzve të varfër, të jetimeve ose për operacione mjekësore. Përveç kësaj ishin organizuar fushata për restaurimin e manastireve, kishave dhe monumenteve të ndryshme të kulturës, për ndihmë të fëmijëve të talentuar, të lidhura me projekte ekologjike etj.

Duke folur për bamirësinë në formën e bursave, disa janë fondacionet, të cilat punojnë në këtë fushë. Ndër ta shumë aktiv ishte Fondacioni amerikan për Bullgarinë, i cili punon në sferën e arsimit dhe shkencës. Ai financon përgatitjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve bullgarë në olimpiade të matematikës, informatikës, biologjisë, kimisë, linguistikës, astronomisë. Një veprimtari të ngjashme zhvillojnë edhe fondacionet “Ndihma për bamirësinë në Bullgari” dhe “Jetimi”, të cilat sigurojnë bursa për fëmijë pa prindër, që janë nxënës ose studentë të mirë. Në mënyrë aktive në fushën e arsimit punojnë edhe fondacionet “1000 bursa” dhe “Evrika”. “Lëvizja e nënave bullgare” zhvillon fushata ndër familjet dhe firmat bullgare për mbledhjen e dhuratave për fëmijët që jetojnë në jetimore. Përveç kësaj nënat shkojnë në këto institucione shtetërore dhe komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me fëmijët. Disa prej këtyre jetimëve tashmë kanë strehim familjar. Dëshirë për të ndihmuar kanë edhe shumë njerëz të regjistruar në disa sajte të mëdha tek ne, si për shembull “BG mama”. Ata zakonisht ndihmojnë me mbledhjen e parave ose sendeve të nevojshme për nëna me probleme financiare. Pasi kuptojnë për ndonjë rast ata interesohen dhe informohen në hollësi për të dhe kur kuptojnë se në të vërtetë bëhet fjalë për familje ose nënë në gjendje të vështirë financiare, mbledhin para, ushqime, rroba ose manuale për fëmijët. Në shumë raste i ndihmojnë nënës që të gjejë punë.

Pavarësisht nga kriza shumë bullgarë morën pjesë në fushatën kombëtare bamirëse të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Kryqi i Kuq Bullgar në përkrahje të mijëra viktimave të përmbytjeve të sivjetshme në Pakistan. Në të morën pjesë qytetarë të veçantë, përfaqësues të sektorit korporativ dhe firma farmaceutike. Kryqi i kuq bullgar – organizata më e madhe humanitare te ne sivjet realizoi jo pak fushata bamirëse, të adresuara te njerëzit e varfër. Ndër to është “Dreka e ngrohtë” – në kuadrin e saj gjatë tërë vitit shkollor u sigurua ushqim falas për fëmijët e varfër. Për periudhën 2004-2009 në kuadrin e këtij programi 5 mijë fëmijë që jetojnë në mangësi çdo ditë ju është dhënë drekë e ngrohtë.

Sipas traditës në kohën e festave të mëdha të krishterë Krishtlindjet e Pashkët organizohen shumë fushata bamirëse. Në prej tyre e ka emrin “Krishtlindjet bullgare” dhe motoja e saj është “I dhuroni shpresë fëmijës së mjerë”. Ajo zhvilohet me nismën dhe nën patronazhin e presidentit Georgi Përvanov dhe të gruas së tij Zorka Përvanova. Në kuadrin e kësaj nisme mblidhen para për mjekimin e fëmijëve me sëmundje të rënda, për blerjen e pajisjes mjekësore për klinikët dhe pavijonet spitalore ku mjekohen fëmijët. Në 7 edicionet e mëparshme të “Krishtlindjes bullgare” ishin mbledhur më se 16 mln. leva (rreth 8 mln euro). Në të njëjtën kohë tregu tradicional i Krishtlindjes, i organizuar nga Klubi ndërkombëtar i grave vetëm për një ditë mblodhi më se 200 mijë leva. Organizatorët shpallën se persona private dhe firma po vazhdojnë të dhurojnë mjete. Për financim janë parashikuar disa projekte – bursa për jetime nga tërë Bullgaria, hapje e kuzhinave për të varfërit në Sofje dhe Varnë dhe për projektin në fshatin Buzovgrad me emër “Gjysha”. Në kuadrin e tij gra të moshuar do të kujdesen për fëmijë të varfër.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD