Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukseset e mëdha të sportistëve bullgarë gjatë vitit 2010

Foto: Архив
Viti 2010 ishte viti i suksesshëm i radhës për mundjen bullgare. Stanka Zlateva fitoi titullin botëror në kategorinë 72 kg për herë të katërt dhe u bë kampione evropiane për herë të pestë. Sportistja bullgare fitoi njohjen e federatës botërore të mundjes FILA për sportiste më të mirë të mundjes gjatë vitit 2010. Kampionia e mori këtë njohje për herë të katërt në karrierën e saj, pas vitit 2006, 2007 e 2008. Ajo fitoi dhe çmimin për sportist më të mirë të Ballkanit dhe u caktua sportist numër 1 në Bullgari. Stanka Zlateva tashmë është duke u përgatitur për Olimpiadën në Londër gjatë vitit 2012, ku qëllimi i saj prapë do të jetë ari.

Në mundjen për meshkuj gjithashtu kishte suksese për bullgarët. Në kampionatin botëror në Moskë Mihail Ganev u bë kampion në kategorinë 84 kg në stilin e lirë. Bullgari fitoi medaljen e artë në dyluftimin ndaj Zaurek Sohiev nga Uzbekistani, i cili mbronte titullin e vet nga viti 2009. Titullin e tretë për bullgarinë dhe shumë gëzim për fansët solli dhe Hristo Marinov në kategorinë 84 kg në stilin greko-romak.

Tenistët bullgarë gjithashtu arritën suksese të konsiderueshme gjatë vitit 2010. Sensacion u bë prezantimi i tenistes së re Cvetana Pironkova në një nga turnetë më prestigjioze në botë – Wimbledon. Sportistja 22-vjeçare u bë bullgarja e parë e cila arriti në gjysmëfinalen e turneut. Kjo u bë pasi Pironkova fitoi ndaj kampiones së pesëfishtë të turneut dhe numër 2 në skemë Venus Williams. Në gjysmëfinale bullgarja humbi nga Vera Zvonarjova (Rusi), por tërhoqi vëmendjen e botës sportive.

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdoi të ngrihet në ranglistën botërore dhe pas sukseseve në turnetë e serive “Challenger” gjatë vitit 2010 u rendit në vendin e 106-të në botë.

Futbolli gjatë vitit 2010 gjithashtu u bë shkas për shumë emocione të këndshme. CSKA dhe Levski morën pjesë në turneun prestigjioz Liga Evropa. Megjithëse edhe të dyja skuadrat nuk arritën të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në garë që pas raundit të parë, ata gëzuan fansat e vet me lojën e mirë. CSKA shënoi tri pika pas një fitoreje me 2:1 si mik kundër Rapid (Vjenë), kurse Levski shënoi 7 pika pasi fitoi kundër skuadrës belgjiane Gent (3:2) dhe kundër Sporting Lisbonë (1:0) dhe arriti rezultat baras në ndeshjen me skuadrën franceze Lil (2:2).

Ylli bullgar i futbollit Dimitër Berbatov demonstroi një formë të shkëlqyeshme gjatë vitit 2010 dhe arriti të përmirësojë disa rekorde. Sulmuesi i “Manchester United” u bë i huaji i parë në historinë e Ligës së lartë angleze, i cili shënoi 5 gola në një ndeshje. Kjo ndodhi në një ndeshje të “Manchester United” në terren të saj kundër “Blackburn”, ndeshje kjo, e cila përfundoi me rezultat 7:1. Në atdhe Berbatovi fitoi për herë të shtatë me radhë në karrierën e vet titullin “Futbollist i vitit”. Ai e ka fituar këtë titull në vitin 2002, 2004, 2005, 2007, 2008 dhe 2009.

Viti 2010 i solli Petër Stojçevit kupën e dhjetë botërore të notimit në ujëra të hapur. Bullgari e përfundoi vitin me gjithsej 107 pika, i ndjekur nga Damian Blaum (Argjentinë) me 95 pika dhe Rodolfo Valenti (Itali) me 61 pika. Notari më i mirë bullgar vuri në dukje se pjesëmarrja e tij në Lojërat Olimpike në Londër gjatë vitit 2012 është qëllimi i tij tjetër i madh. Lojërat do të jenë të katërtat në karrierën e Petër Stojçev, i cili ende nuk ka titull olimpik.

Viti i kaluar 2010 u solli shumë suksese sportistëve bullgarë të atletikës së lehtë, peshëngritjes, volejbollit, boksit... Edhe gjatë vitit 2011 Radio Bullgaria do t’ju informojë për ngjarjet më interesante të sportit botëror me pjesëmarrjen e sportistëve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tërpomanova, Vesella Mançeva
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD
Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD