Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Sulmuesi Dimitër Berbatov prezantohet shkëlqyeshëm në Manchester United
Foto: BGNES
Një marrëveshje e re trevjeçare pritet t’i ofrohet sulmuesit bullgar të Manchester United, Dimitër Berbatov, njoftojnë mediat angleze. Bisedimet do të fillojnë ditët e afërta. gjatë kësaj stine dhe aktualisht është në vendin e parë në klasifikimin e shënuesve të golave me 14 gola në 17 ndeshje të Ligës së Lartë. Marrëveshja e tanishme e futbollistit përfundon pas 18 muajve.

Vazhdon pjesëmarrja bullgare në Rally Dakar. Gjithsej 407 ekuipazhe startuan pjesëmarrjen e vet në garën prestigjioze gjatë javës së kaluar. Sivjet për herë të parë marrin pjesë bullgarët Petër Cenkov dhe Todor Hristov me ATV. Pilotët u ftuan të marrin pjesë në rally në përbërjen e skuadrës më të madhe private në Evropë – skuadra franceze “MD Rally Sport”. Në etapën e gjashtë 456-kilometrëshe të garës Cenkovi përfundoi në vendin e 15. Fitues në etapë me ATV u bë Alejandro Petronelli nga Argjentina. Petronelli është dhe në krye të klasifikimit të përgjithshëm me kohë të përgjithshme 26:21.57 orë, kurse Petër Cenkovi është në vendin e 15 me afro 12 orë prapambetje nga lideri.

Cvetana Pironkova hyri në skemën kryesore të kampionatit të hapur të tenisit të Australisë. Pironkova është ndër 32 tenistet në turneun e parë të madh sivjet, pasi konkurrentet e saj kryesore për këtë pozitë Jarmila Groth dhe Julia Goerges pësuan humbje në turnetë para Australia Open. Ndeshja e parë e Pironkovës për vitin 2011 do të jetë në turneun në Hobert, Australi, ku do të luajë me kinezen Peng Shuai. Pironkova është vënë nën numër 3 në skemën kryesore. Bullgarja zë vendin e 35 në ranglistën botërore, ku në krye mbetet danezja Caroline Wozniacki.

Skuadra italiane e volejbollit Trento, e udhëhequr nga trajneri i ri i skuadrës kombëtare bullgare Radostin Stojçev dhe me yjet Matej Kazijski, Cvetan Sokolov dhe Valentin Bratoev në përbërje, fitoi ndaj skuadrës polake SKRA Belhatov në një ndeshje të raundit të pestë të Ligës së Kampionëve. Kapiteni i Trento-s, Matej Kazijski, shënoi më shumë pika për skuadrën e vet – 19. Trento është kampioni aktual evropian dhe botëror i klubeve të volejbollit.

Gjatë javës së kaluar u shpallën emrat e disa prej sportistëve, që do të përfaqësojnë Bullgarinë në kampionatin evropian të gjimnastikës sportive, i cili do të zhvillohet nga 4 deri më 10 prill në Berlin të Gjermanisë. Mbajtësi i medaljes olimpike Jordan Jovçev, bashkë me Edi Penevin dhe Filip Janevin janë pjesëmarrësit e sigurt në garë, në të cilën do të marrin pjesë 323 sportistë nga 39 vende. Në skuadrën e Bullgarisë do të përfshihen edhe dy meshkuj dhe një femër, por ata do të caktohen më tej, njoftuan nga Federata bullgare e gjimnastikës sportive.

Vladimir Zografski përfundoi në vendin e 35 në startin e katërt dhe të fundit të turneut të kërcimit me ski “Four Hills”, i cili u zhvillua në vendpushimin austriak Bishofshofen. Sportisti i ri bullgar nuk arriti të fitojë pika për Kupën Botërore në garë dhe zuri vendin e 37 në klasifikimin përfundimtar. Titullin e turneut e fitoi austriaku Tomas Morgenshtern.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Aleksandër Markov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD