Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panorama sportive

Vladimir Zografski: “Nuk e pritja këtë sukses!”
Foto: arkiv
Vladimir Zografski fitoi titullin e Kampionatit botëror të kërcimit me ski për të rinj deri në 19 vjeç në Estoni. Bullgari 17-vjeçar mori medaljen e artë me 255 pika dhe kërcime 98,5 dhe 96,5 metra. Disa orë pas suksesit të madh në transmetimin “Sport dhe muzikë” të Radios Kombëtare Bullgare Vladimir Zografski tha: “Ndihem shumë mirë. Nuk e pritja këtë sukses. Megjithëse gara ishte për të rinj, morën pjesë shumë sportistë nga kupa botërore dhe nuk pritja të fitoj medalje të artë.”

Krasimir Anev fitoi medaljen e argjendtë në Universiadën në Turqi në disiplinën biatlon 20 kilometra. Anevi bëri vetëm një gabim në qitje, por pikërisht ai e privoi nga titulli, sepse deri atëherë ishte lider në klasifikim. Kampion u bë rusi Aleksej Trusov. Bullgari tjetër në këtë disiplinë – Vladimir Iliev, përfundoi në vendin e 12-të me pesë gabime në qitje.

Aleksandra Zhekova mbaroi në vendin e pestë në snowboard cross në Lojërat e 15 dimërore të sporteve ekstreme në Aspen, Kolorado. Snoubordistja më e mirë bullgare ishte në vendin e 7-të në kualifikime, në vendin e 4-të në gjysmëfinale dhe kështu hyri ndër të gjashtë sportistet që luftonin për medaljet. Në vendin e parë u klasifikua amerikania Linxi Xhakobelis.

Bullgaria ra në një grup të lehtë për Kampionatin evropian të basketbollit për meshkuj gjatë kësaj vere në Lituani. Në grupin D basketbollistët tanë janë bashkë me Slloveninë, Rusinë, Belgjikën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën në fazën e parë grupore të turneut. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në qytetin Klajpeda.

Basketbollistët e skuadrës “Levski” fituan me 92:79 pika ndaj OKK Beograd në një ndeshje të grupit të parë të Ligës ballkanike të basketbollit. Kështu u bë pothuaj e sigurt se “Levski” do të hyjë në katërshen finale të turneut. Që të luajnë playoff bullgarët duhet të humbin ndeshjen tjetër me mbi 24 pika. Më shumë pika për “Levski” – 22, shënoi Prijst Lodërdejl.

Kampioni bullgar i basketbollit “Lukoil Akademik” humbi me 63:71 pika nga skuadra ruse “Spartak” (Sankt Peterburg) në ndeshjen e tij të dytë në fazën grupore të turneut EuroChallange. “Lukoil Akademik”, i cili filloi turneun me fitore ndaj “Makabi” (Hajfa), shënoi humbjen e parë në garë. Pas kësaj humbjeje skuadra bullgare u rendit në vendin e dytë në klasifikimin e përkohshëm. Lider me dy fitore është “Spartak” (Sankt Peterburg).

Volejbollistet e skuadrës CSKA fituan ndaj “Marica” (Plovdiv) me 3:0 sete në ndeshjen finale për Kupën e Bullgarisë. Kështu për vit të dytë skuadra e femrave e CSKA-s fiton trofeun prestigjioz. Në ndeshjen për vendin e tretë “Levski” fitoi ndaj “Slavia” me 3:2 sete.

Mirela Demireva fitoi vendin e parë në kërcimin së larti në turneun në Luksemburg. Sportistja e re, e cila është mbajtëse e medaljes së argjendtë në Kampionatin botëror të atletikës së lehtë për adoleshentë në Bidgoshç gjatë vitit 2008, meritoi vendin e parë, duke kërcyer 185 cm. Në vend të dytë u rendit ukrainasja Viktoria Dobrinska me 182 cm, kurse e treta përfundoi përfaqësuesja e mikpritësve Liz Kufer me 176 cm.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Vilhelm Baltaxhian


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD