Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet mirëbesimi ndaj qeverisësve, por opinioni publik nuk sheh alternativë

Mirëbesimi ndaj kryeministrit Bojko Borisov ulet me 6% për një muaj, ndërsa me popullaritet më të madh është eurokomisionerja bullgare Kristalina Georgieva.
Foto: BGNES
Në fillim të shkurtit vazhdon tendenca e uljes së mirëbesimit ndaj partisë në fuqi GERB. Por njëkohësisht opinioni publik nuk sheh alternativë. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit të agjencisë sociologjike Gallup International – Bullgaria, i cili u zhvillua në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit. Sipas të të anketuarve, skandalet me incizimet e përhapura të bisedimeve të përgjuara me mjete të posaçme hetimi midis zyrtarëve të lartë gjatë muajit të fundit nuk janë një faqe e mbyllur. Një pjesë e shoqërisë ende pret përgjigje të qarta dhe zhvillim të temës.

Mirëbesimi ndaj kryeministrit Bojko Borisov ulet me 6% për një muaj dhe vlerësimet pozitive dhe negative barazohen – përkatësisht 39% dhe 38%. Ndër personat me rejting më të madh sipas opinionit publik është eurokomisionerja bullgare Kristalina Georgieva – me 58%, e ndjekur nga ministri i zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevneliev – 39%. Në vend të tretë radhitet kryeministri Bojko Borisov. Presidenti Georgi Përvanov është në vendin e katërt me 36%, kundrejt 41% gjatë janarit. Sipas studimit skandalet me incizimet e përhapura të bisedimeve të përgjuara të zyrtarëve të lartë kanë çuar në ulje të mirëbesimit ndaj ministrit të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov deri në 29% në fillim të shkurtit. Megjithëse ndër elektoratin e partisë GERB ministri Cvetanov ruan një mirëbesim të lartë, nuk është ashtu ndër përkrahësit e partive të tjera. Gjatë javës së kaluar Koalicioni i djathtë Blu dhe Koalicioni i majtë për Bullgarinë përhapën deklarata të posaçme, me të cilat i bënë thirrje kryeministrit të mënjanojë nga kabineti ministrin Cvetanov. Sipas 51% të të anketuarve, MPB shpërdoron përgjimin. 39% janë të mendimit se ministri i brendshëm Cvetan Cvetanov është fajtor për përgjimin e paligjshëm, kurse 26% janë të mendimit të kundërt. Çfarë mund të jetë reagimi i kryeministrit Bojko Borisov?

“Vendimi i tij nuk do të jetë i lehtë – komentoi sociologu Kënço Stojçev. – Hapi i mënjanimit të njeriut të dytë në qeveri nuk është i lehtë, por në se Bojko Borisov nuk e bën këtë mirëbesimi në qeverinë e tij do të vazhdojë të pakësohet. Cvetan Cvetanov jo vetëm bëri disa gabimeve, por është personifikim i mënyrës së gabuar të qeverisjes – me vetëdije, por pa dialog konstruktiv.”

E madhe është përqindja e njerëzve pa mendim – midis 30% dhe 45%. Rezultatet tregojnë se përkrahja për partinë në fuqi GERB po pakësohet – nga 31% – deri më 27%. Në të njëjtën kohë 53% të të anketuarve janë kategorikë se tani për tani qeverisja e kësaj partie është pa alternativë. Vetëm 18% mendojnë se ndonjë parti ose koalicion tjetër mund të ketë më shumë sukses. Gjithnjë e më shumë bëhen bullgarët, të cilët mendojnë se nëse tani organizohen zgjedhje nuk do të votojnë – 40%. Gjatë janarit kjo përqindje ishte 37%. Pyetjes së zakonshme të sociologëve “Nëse zgjedhjet zhvillohen sot për cilin do të votoni?” përgjigja e 27% të të anketuarve është GERB. 11% më i ulët është rezultati i Partisë Socialiste Bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova dhe Ekaterina Tërpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD