Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesimizmi ekonomik i bullgarëve rritet

Gjatë muajit mars shënohet një rritje e dukshme e vlerësimeve negative të situatës ekonomike në vend, si edhe e vlerësimeve të lidhura me gjendjen materiale të familjeve. Të dhënat janë nga studimi kombëtar i opinionit publik, i zhvilluar nga BBSS Gallup International – Bullgaria. 71% të të anketuarve përgjigjen se situata ekonomike në vend gjatë të 12 muajve të fundit është keqësuar dhe vetëm 5% se është bërë më e mirë. 20% pohojnë se ajo ka mbetur e njëjta. Rritja e vlerësimeve negative është me 12 pika në krahasim me muajin e kaluar. Pyetjes si e vlerësojnë gjendjen materiale të familjes së tyre sot në krahasim me vitin e mëparshëm, 62% i përgjigjen se tani është më e keqe, 33% se nuk ka ndryshim dhe mezi 2% deklarojnë se është më e mirë. Këtu vlerësimet negative rriten me 10 pika në krahasim me muajin shkurt. 41% të të anketuarve mendojnë se gjendja materiale e familjes së tyre do të keqësohet gjatë të 12 muajve të ardhshëm, 31% – se do të mbetet e njëjta. Pritjet negative për papunësinë gjithashtu rriten – pjesa e atyre që mendojnë se papunësia do të rritet ka arritur 52%.

“Përsëri hyjmë në një situatë frustrimi, me nivele shumë të larta të shqetësimit, madje të dëshpërimit në disa shtresa të shoqërisë – komentoi sociologu Zhivko Georgiev. – Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për pensionistë, për punonjës, për biznesin e vogël dhe të mesëm. Nuk ka dallime midis brezave ose midis kombësive në këto tendenca, nuk ka dallime sipas llojit të vendbanimit. Kjo do të thotë se në tërë shoqërinë dominon një qëndrim, i cili nuk premton asgjë të mirë as në ekonomi, as në jetën politike, as në sedrën e njerëzve.”

Sipas studimit të Gallup International, mbështetja për partinë në fuqi GERB është pakësuar me 15% për një vit dhe po të ishin zgjedhjet parlamentare sot, 24% do të votonin për GERB. Afro 18% do të përkrahnin socialistët, ndërsa gjatë marsit të vitit 2010 mbështetësit e Partisë Socialiste ishin 13%. Te Lëvizja për të Drejta dhe Liri nuk ka një ndryshim të konsiderueshëm – rreth 6%. Regjistrohet një ulje e mbështetjes ndaj partisë nacionaliste “Ataka”, e cila është aleate e qeverisë së tanishme. Me mbështetje 3% tani “Ataka” nuk do të hynte në parlament. Koalicioni Blu – partitë e djathta Demokratë për Bullgari të Fortë dhe Bashkimi i Forcave Demokratike, ka 4% mbështetje. Për llogari të mbështetjes së pakësuar elektorale ndaj partive, rritet numri i qytetarëve që deklarojnë se nuk do të votojnë në zgjedhjet parlamentare – nga 32% gjatë marsit të vitit 2010 në 41% tani.

“Tani për tani nuk ka indikacione se ndonjë forcë opozitare i ka shfrytëzuar shanset që ua jep situata e krizës të gjithë atyre që pretendojnë të jenë alternativa e qeverisësve – vazhdon sociologu Zhivko Georgiev. – Treguesi më i dukshëm është ulja e mbështetjes elektorale për partinë GERB dhe nuk do të habitem nëse pas dy-tre muajve mbështetja për këtë parti do të ulet nën barrierën psikologjike e 20%. Ulet dhe mirëbesimi ndaj qeverisë, kurse në rezervuarin e njerëzve që deklarojnë se nuk do të votojnë krijohet një potencial për votë ndëshkuese.”

Studimi tregon se me një kredibilitet më të lartë është eurokomisionarja bullgare Kristalina Georgieva – tashmë 60%. Pas saj renditen kryeministri Bojko Borisov dhe presidenti Georgi Përvanov me 39%. Në vendin e tretë mbeten ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevneliev dhe eurokomisionarja e parë bullgare Meglena Kuneva.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD