Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një studim i “Gallup” për qëndrimet ekonomike dhe politiko-shoqërore

Në qoftë se gjatë muajit mars shënohej një rritje e ndjeshme e vlerësimeve dhe pritjeve negative për gjendjen materiale të bullgarëve dhe për situatën ekonomike të Bullgarisë, muaji prill na sjell më shumë qetësi në këtë drejtim. Pesimizmi dhe vlerësimet negative mbeten të një niveli të lartë, por kulmi i tyre gjatë muajit mars sikur ka kaluar. Të dhënat janë të një studimi mujor të opinionit publik, të zhvilluar nga BBSS Gallup International – Bullgaria.

Ndoshta për shkak të optimizmit pranveror numri i bullgarëve, të cilët mendojnë se vendi ynë po ecën në një drejtim të keq, është ulur me 2 për qind. Por përqindja e pesimizmit në përgjithësi mbetet e lartë. 68 për qind e bullgarëve mendojnë se gjendja ekonomike në vend gjatë 12 muajve të fundit është bërë më e keqe. Megjithë të dhënat statistikore për rritje të papunësisë, sociologët konstatojnë se numri i pesimistëve, të cilët presin që ajo të ulet, ka ulur me 7 për qind. Me 5 për qind është ulur numri i bullgarëve, të cilët parashikojnë një rritje edhe më të madhe të çmimeve. Me rastin e debatit në shoqëri “pro” dhe “kundër” ndërtimit të centralit të ri atomik afër Belene, sipas të dhënave të sociologëve 48 për qind e bullgarëve duan që ndërtimi i centralit të përfundojë. 15 për qind janë kundër, kurse 37 për qind nuk kanë mendim për këtë çështje.

“Jam krenar me këto 63 për qind prej bullgarëve, të cilët thonë “nuk e di” – komentoi sociologu Andrej Rajçev. Të tjerët gjithashtu nuk e dinë, por përgjigjen: pasi i përket Rusisë është e keqe, ose është e mirë. Ky është një reaksion joracional ideologjik, i cili nuk varet nga faktet. 2/3 prej bullgarëve thonë: “nuk e di”, sepse me të vërtetë nuk e dinë. Kështu i përgjigjemi pyetjes “A duhet të ketë referendum?” – “Jo, nuk duhet.”

Sipas një studimi të Gallëp vetëm 4 parti kanë shanse të hyjnë në parlament, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen tani. Pushtetarët nga GERB do të grumbullonin 24.6 për qind prej votave, kurse përparësia e tyre ndaj Partisë Socialiste Bullgare është 4 për qind. Vendi i tretë është për Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, kurse Koalicioni i djathtë i kaltër merr 4,3 për qind përkrahje. Nacionalistët nga “Ataka” mund të shpresojnë tek një përkrahje prej më pak se 3 për qind. Afro 38 për qind e bullgarëve deklarojnë se nuk do të votojnë. Po ripohohen përfundimet nga muaji i kaluar se GERB vazhdon të jetë partia me elektorat më të madh potencial, por hegjemonia e tyre duket e përfunduar.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit GERB ishte nën një presion shumë të fortë – komentoi sociologu Andrej Rajçev. – Në fund të vitit 2010 kishte disa skandale në nivelet më të larta të pushtetit – kishte raste përgjimesh me mjete të posaçme hetimi, për gjendjen materiale të ministrit bullgar të punëve të brendshme Cvetan Cvetanov etj. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti ai u ndryshua nga një konflikt në elitë në një konflikt midis popullit dhe pushtetarëve për shkak të rritjes së çmimeve dhe papunësisë. Kjo çoi deri në ulje të besimit në qeveri me 25 për qind.”

Sipas rejtingut personal, në krye të klasifikimit politik është komisarja evropiane Kristalina Georgieva – me 62 për qind. Ministri i zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevenliev arriti të barazohet me presidentin Georgi Përvanov dhe kryeministrin Bojko Borisov – tre politikanët kanë 39 për qind besim. Pas tyre është komisionerja e mëparshme evropiane Meglena Kuneva – me 2 për qind më pak besim. Ndër dhjetë politikanët me besim më të lartë është lideri i së majtës Sergej Stanishev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD