Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Ilias

Në imagjinatën popullore Shën Ilia ngas nëpër qiell një karrocë të artë ose të zjarrtë me 4 kuaj të bardhë. Sipas etnologëve, profeti Ilia lidhet me perënditë e protobullgarëve – Tangra dhe të sllavëve – Perun. E krahasojnë dhe me Zeusin. Prej tyre Shën Ilia ka trashëguar figurën e sunduesit të bubullimave, vetëtimave dhe shirave. Pushteti mbi këto stuhi natyrore ia ishin dhënë atij kur perënditë e ndanin botën mes tyre. Një këngë popullore bullgare shton, se bashkë me bubullimat dhe vetëtimat e verës, Shën Ilia ishte ngarkuar me detyrën të fluturojë në qiellin e kaltër me re të murrme, të mbledhë mjegullat dhe retë, t’i mbyll dhe t’i hedh mbi Detin e Zi dhe të japë shira dhe vesë. Sipas një legjende vetëtimat dalin nën potkonjtë e kuajve të tij, ndërsa bubullimat gjëmojnë kur në karrocën rrotullohen gurët e mëdhenj, me të cilët ai zhvillon betejën më të madhe. Ndërsa beteja e Shën Ilias është me kuçedrat. Në disa legjenda shenjtori persekuton këto bisha zjarrhedhëse në qiell. Ndërsa sipas një legjende tjetër kuçedrat vijnë dhe hanë arët me grurë dhe prandaj Shën Ilia i ndjek dhe i dëbon duke hedhur kundër tyre shigjetat e tij vetëtima. Një këngë tjetër tregon, se në kohët e lashta në malin Stara Planina kishte një manastir i bardh i quajtur “Mali i shenjtë”, të cilin e zuri flaka. Atëherë Zoti u zemërua dhe thirri shenjtorët për t’i pyetur kush e ka ndezur manastirin. Dhe Shën Ilia u pendua: “Më fal, o Zot, unë e ndeza manastirin, kur persekutoja me bubullima dhe vetëtima një kuçedër për ta vrarë. Për këtë faj Shën Ilia u dënua – Shën Pjetri e mori me krah dhe e hodhi në ujërat e lumit Danub qe të çojnë ato në Detin e Zi.

Për shkak të pushtetit të fuqishëm të Shën Ilias mbi vetëtimat dhe bubullimat, motra e tij Mëria fshihte nga shenjtori kur kremtohet dita e tij – Ilindeni. “Po ta dinte, ai këtë ditë do të vriste botën dhe bagëtinë me shigjetat e tij të zjarrta dhe bubullimat e fuqishme” – thotë legjenda popullore. Me shigjetat e tij Shën Ilia persekuton jo vetëm kuçedrën, e cila e ha grurin. Populli beson, se bubullimat dhe vetëtimat ndëshkojnë dhe njerëzit, kur ata kanë ndonjë mëkat. Kjo bëhet sipas vullnetit të Zotit- tregojnë këngët balladike të ndryshme. Njëra prej tyre tregon si në qiellin e kthjelltë janë shfaqur bubullima dhe vetëtima kur trimi Milosh ka shkelur ritin e vëllazërimit të shenjtë. Ky rit ndalonte të dashurohej me vajzën së cilës i ishte bërë si vëlla. Dhe në çastin kur Miloshi ka shprehur dashurinë e tij ndaj vajzës,nga qielli ka rënë një vetëtimë. Por me këtë dënimi nuk ka mbaruar. Vetëtima ka goditur jo trimin por një shkëmb pranë tij dhe e ka shpuar. Nga vrima ka dale një gjarpër, i cili ka mbështjellë trupin e tij. Në një këngë tjetër vetëtima ndëshkuese nga qielli i kthjelltë ka ndëshkuar një fshatar të ri i cili ka prekur një fole shqiponje ku ka pasur shqiponja të vogla. Për bullgarët shqiponja është një shpend i shenjtë dhe nuk duhet të vritet ose të kërcënohet. Edhe sot e kësaj dite kur ndodh diçka e papritur përdoret shprehja “si bubullimë në qiell të kaltër”.

Sipas një legjende tjetër popullore, bubullimat dhe vetëtimat e Shën Ilias ngulen në tokë nën formën e një shigjete të hekurt. Të gjesh një shigjetë të tillë – kjo është një kësmet i madh sipas legjendës, sepse kjo shigjetë kuron të gjitha sëmundjet. Por druri mbi të cilin ka rënë vetëtimë konsiderohet i mallkuar nga populli dhe nuk përdoret për ngrohje. Besohet se leshi i deleve dhe qentë i tërheq vetëtimat dhe bubullimat dhe prandaj në kohën e stuhive me bubullima dhe rufe, njerëzit i kanë dëbuar larg shtëpisë ose i kanë mbledhur nën çati kopetë dhe qentë e tyre të stanit. Për të ruajtur nga bubullimat, rufet, breshëritë dhe shirat e verës populli ka vendosur dhe shumë rite të tjera për nder të Shën Ilias. Në ditën e tij Ilinden, sipas traditës theren kurbane, zakonisht jashtë fshatit në ndonjë vend të shenjtë ose nën ndonjë lis të madh. Ndërsa tjegullarët, të cilët e kremtojnë Ilindenin si festë profesionale kanë një rit të posaçëm për këtë ditë – ata bëjnë një rreth të gjerë prej tjegullave të papjekura. Ky rreth pranohet dhe si një prej simboleve të kultit të lashtë ndaj diellit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD