Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë Sofja është mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të “Mensa International”

Që nga viti 1991 mbi 2000 bullgarë kanë zgjidhur testin në nivelin, i cili lejon anëtarësimin e tyre në “Mensa”.
Foto: BGNES
Më 13 tetor në Sofje do të takohen njerëzit më të mençur të planetit. Shefët e “Mensa” nga mbi 40 shtete në botë do të mbërrijnë te ne, që të diskutojnë mbi çështje më të ndryshme, por kryesisht mbi mënyrat e stimulimit të inteligjencës, mbi zbulimin dhe mësimin e fëmijëve dhe nxënësve me nivel të lartë të inteligjencës dhe mbi mënyrat për ndihmë të zhvillimit të organizatës.

“Ky është një takim i rregullt vjetor i Bordit ndërkombëtar të drejtorëve të “Mensa International”, i cili zhvillohet çdo vit në një shtet të ndryshëm, shpjegon Bojan Aleksandrov, anëtar i Këshillit drejtues të “Mensa Bullgaria”. Për herë të parë ngjarja zhvillohet në vendin tonë. Kjo pa dyshim është një njohje për ne, për punën në vend dhe koincidon me përvjetorin e 20 të organizatës bullgare.”

“Mensa” është organizata më e vjetër ndërkombëtare e njerëzve me koeficient të lartë të inteligjencës. Organizata u themelua në vitin 1946 në Angli nga juristët Roland Beril dhe doktor Lanselot Ueër. Aktualisht “Mensa” bashkon mbi 100 000 veta nga 100 shtete. Fillimi i degës së saj bullgare u vu në vitin 1991. Që nga atëherë mbi 2000 bullgarë kanë zgjidhur testin në nivelin, i cili lejon anëtarësimin e tyre në organizatë. Anëtarët e saj të përhershëm te ne janë 600 veta nga tërë vendi dhe janë të moshës së ndryshme dhe me profesione të ndryshme...

“Qëllimi i “Mensa” është që të zbulojë dhe të ndihmojë inteligjencën në të gjitha format e saj, thotë Bojan Aleksandrov. – Ka shumë lloje inteligjence: me fjalë, matematike, muzikore... Mënyrat, në të cilat “Mensa” mund të ndihmojë, janë me mjete financiare, duke zbuluar talente të reja dhe duke ndihmuar institucionet shtetërore dhe arsimore. Po shfrytëzoj rastin të them se bullgarët e rinj janë shumë të zellshëm dhe inteligjentë. Një vërtetim i kësaj janë çmimet nga olimpiada të ndryshme ndërkombëtare të shkencave natyrore dhe matematikës.”

A i përballojnë më lehtë sfidat në jetë njerëzit me koeficient të lartë të inteligjencës?

“Kjo ndihmon, në qoftë se përdoret në mënyrën e drejtë – është përgjigja e Bojan Aleksandrovit. – Për shembull, po të keni një kompjuter shumë të mirë, ju e merrni vendimin, nëse ta përdorni për lojëra, ose për një punë serioze. Kështu është dhe me intelektin. Ai mund të përdoret si për detyra serioze, ashtu dhe për detyrime, që nuk kërkojnë një angazhim kaq të madh.”

Kryetarja e “Mensa Bullgaria” është Daniella Simidçieva. Ajo është ndër njerëzit në botë me IQ më të lartë – 192 sipas testit të Xhon Rejvënit, ku treguesi mesatar është 100. Aktualisht Daniella Simidçieva e ka pezulluar postin e kryetares, sepse është angazhuar me fushatën paraelektorale te ne gjatë muajit tetor. Për këtë shkak në takimin e nivelit të lartë në Sofje vendi ynë do të paraqitet nga Galja Bozhinova, zëvendës kryetare e “Mensa Bullgaria”. Miqtë nga jashtë do të kenë mundësinë të shohin monumente të kulturës, të cilat janë emblema të kulturës sonë, si Kisha e Bojanës, Manastiri i Rillës dhe Manastiri i Baçkovos, Kështjella e Asenit, kompleksi trak afër Starosell dhe do të vizitojnë qytetet Plovdiv, Koprivshtica dhe Kazanllëk.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD