Prindërit e Vlladimir Dimitrovit ishin bullgarë nga Maqedonia të cilët kanë mërguar në Bullgari pas Çlirimit nga sundimi osman. Gjyshi i tij ka qenë prift. Familja nuk ishte e pasur dhe Vlladimir ka punuar në vende të ndryshme. Ai ka punuar si sekretar në Gjykatën e Kjustendillit. Juristëve u bëri përshtypje vizatimet e Vlladimitrit në faqet e protokolleve. Duke zbuluar talentin e tij ata kanë financuar arsimin e piktorit të ri dhe ashtu Vlladimiri ishte dërguar në Sofje për te studiuar në Shkollën shtetërore të pikturimit. Si nxënës në akademi ai ka fituar shumë çmime, prej kësaj periudhe është edhe nofka e tij Mjeshtri.
Pas diplomimit të tij, Mjeshtri ka filluar punë si mësues i bukurshkrimit në Gjimnazin tregtar në Svishtov. Ndërkohë ishte edhe piktor ushtarak në tre luftëra – dy ballkanike dhe në Luftën e parë botërore. Tablotë e tij tregojnë momente nga fronti: çaste të famës, të mallit për shtëpinë e lindjes. Akoma gjatë luftërave Mjeshtri ka vizituar Moskë, Peterburg, Venecia, Florencë, Rom, Paris, Londër, Berlin etj. Atje ai ka njohur me kryeveprat e artit evropian. Në fillim të shekullit të XX-të Vlladimir Dimitrovi ka marrë pjesë me 21 tablo në ekspozitën e piktorëve të Romit. Talenti i tij ka tërhequr koleksionistin amerikan Xhon Krejn, me të cilin bëri një marrëveshje. Mjeshtri ka krijuar për të mbi 200 vepra për 4 vite. Më vonë ai ka vizituar Nju Jorkun, ka punuar në Stamboll dhe Sirakuzë.
© Foto: Veneta Pavllova
Afro 27 vite prej jetës së tij Mjeshtri ka kaluar në fshatin Shishkovci. “Nëse ka parajse në tokë – kjo është rrethi i Kjustendillit” – ka thënë piktori. Pikërisht këtu ai ka krijuar tablotë e tij të mahnitshme prej personave dhe peizazheve të cilat tregojnë për jetën fshatare – me punën në fushat, festat, ritet. Fëmijë, fshatarë të moshuar, vajza të bukura janë pikturuan në sfondin e mollëve, rrushit, luleve...
© Foto: BGNES
“Shkoj ndaj natyrës gjithmonë si një pelegrin ndaj Vendeve të shenjta, por a jam i fajshëm se është aç e mahnitshme?” – ka thënë Mjeshtri. Imazhet e femrave janë fantastike – madona të vërteta bullgare, personifikim i pastërtisë dhe harmonisë.
Sipas ekspertit të arteve Çavdar Popov rëndësia e madhe e Mjeshtërit për artin bullgar është e padiskutueshme. Veprat e tij tejkalojnë kufijtë regjionale dhe mund të krahasohen me arritjet më të konsiderueshme artistike të shekullit të XX-të.
Përgatiti në shqip: Maria Peeva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..