Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thellohet kriza demografike në Bullgari

Të dhënat statistikore tregojnë së pas regjistrimit të popullsisë më 2011 në Bullgari ulet numri i çifteve familjare, ndërsa ai i të vetmuarve rritet. Tendenca të këtilla vërehen gjithashtu edhe në disa vende të tjera evropiane, po ashtu në SHBA. Në Amerikë familjet që përbëhen nga një anëtar janë 28 për qind e të gjitha familjeve. Në Bullgari mbi 30 për qind e të gjitha familjeve përbëhen nga një anëtar, tregon statistika. Këto janë 925 familje. Për një periudhë prej 10 vjetësh – nga regjistrimi i popullsisë më 2001 deri në atë të fundit më 2011, numri i familjeve me një anëtar u shtua me më shumë se 260 mijë. Më dendur këto familje hasen në rrethin e Veliko Tërnovos, Bullgari Verore (38 %), po ashtu edhe në kryeqytet (36 %). Nuk janë të pakta fshatrat të populluara vetëm nga pleqëria. Ndërkaq, kur bie fjala për qytetet më të mëdha, njerëzit vetë propozojnë që të mos bëhen familjarë. Parakushtet e proceseve negative të demografisë kanë të bëjnë me largimin e të rinjve nga vendet më të vogla drejt qyteteve më të mëdha brenda shtetit dhe jashtë tij, duke kërkuar punë më të paguar, po ashtu me vdekshmërinë e lartë në Bullgari.

“Ka shumë variante për t’u interpretuar këto shifra, komenton psikologia Vesella Hristova. – Tendenca ka të bëjë me qëndrime sociale dhe politike, gjithashtu edhe me ato kulturore. Më tepër këto procese demografike në vend janë pjesë e një tendence që vërehet në gjithë botën për sa i përket familjeve me një anëtar. Patjetër, se ka rëndësi a ndihet kjo familje e vetmuar për shkak se nuk ka anëtarë të tjerë. Gjithsesi personi përkatës e ka realizuar veten e tij dhe jeton mirë. Ky është rasti i parë. Por ka njerëz që e ndjenë fortë mungesën e njeriut pranë tyte. Faktikisht, vetmia nuk ka të bëjë vetëm me praninë fizike të të tjerëve. P.sh., ka njerëz që ndihen të vetmuar, duke bashkëjetuar në familje. Kështu që statistika nuk duhet të përjashtojë këtë problem.” Sipas psikologes znj. Hristova, një problem tjetër përbën frika që me kalimin e moshës mund të biesh në kategorinë e të vetmuarve.

Nga regjistrimi i popullsisë gjatë 2001-ës deri në atë të fundit vitin e kaluar numri i familjeve u rrit me më shumë se 83 mijë. Në raport me këtë popullsia e Bullgarisë u ul me më rreth 560 mijë vetë. Çfarë do të thotë kjo statistikë? Që procesi i copëtimit të familjeve vazhdon. Familjet me në anëtar janë më shumë në raport me ato dyanëtarësh. Ulet numri i familjeve të përbëra nga tre ose katër anëtarë.

Të dhënat statistikore tregojnë që numri i familjeve në Bullgari me fëmijë deri në moshën 16-vjeçare gjithashtu u ul në periudhën midis dy regjistrimeve të popullsisë. Gjatë 2011-ës familjet pa trashëgimtarë përbënin 75.5 për qind e të gjitha familjeve bullgare. Negativisht mbi proceset demografike ndikojnë plakja e popullsisë, mungesa e të rinjve në tregun e punës, të cilët të zëvendësojnë ata të moshës së pensionit, etj. Pjesa e popullsisë në Bullgari e moshës mbi 65-vjeçare ka qenë 18.5 për qind, tregojnë të dhënat e statistikës së 2011-ës. Ndërkaq, të njëjtin vit, fëmijët bullgarë nën 15 vjeç kanë përbërë vetëm 13.2 për qind të popullsisë 7.5 milionësh. Më shumë fëmijë nën 15 vjeç janë regjistruar në rrethin e Slivenit, Bullgari Juglindore, ku jetojnë shumë romë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Trofta ballkanike është një specie e rrezikuar për të cilën ekziston një fushatë edukative e mbarështimit

Një shtrirje lumi 10 kilometrash, degë e lumit Iskër, ishte e pajisur me 10 000 trofta të vogla, në edicionin e sivjetshëm të nismës “Jepi shans troftës ballkanike”. Trofta ballkanike është ndër speciet më të rrezikuara të peshkut,prandaj kjo..

botuar më 21-10-17 7.25.PD

Vërtetësi, besim, kujtesë dhe patriotizëm - fjalët kyçe të Takimit Botëror të Mediave Bullgare

Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës..

botuar më 21-10-16 9.05.PD

Një portal online mbledh së bashku qytetarët, autoritetet lokale dhe institucionet evropiane

Projekti “TheMayor.EU–Portali Evropian për qytetet dhe qytetarët” u bë mbajtësi bullgar i Çmimit për qytetar evropian 2021. Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian për kontribut   në promovimin e mirëkuptimit dhe integrimit të mirë midis qytetarëve nga..

botuar më 21-10-13 12.52.MD