Më 5 tetor të vitit 2012 u mbushën 100 vjet nga dita, kur Bullgaria filloi Luftën e parë ballkanike (1912-1913) – një epope heroike për çlirimin e bullgarëve dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre në Perandorinë osmane. 34 vjet më herët përfundoi Lufta Ruso-Turke, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Mirëpo Kongresi i Berlinit i Fuqive të Mëdha pas saj, nuk e zgjidhi të ashtuquajturën “Çështje Lindore” – disa bullgarë dhe krishterë të tjerë mbetën nën zgjedhën osmane në Maqedoni, Në Trakinë e Edrenesë dhe të Egjeut, si dhe në disa vise të tjera të Gadishullit Ballkanik. Luftërat Çlirimtare në këto troje dhe përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e zgjidhën këtë çështje. Mundësitë për zgjidhje paqësore u shteruan. Më parë, në vitin 1912 katër shtete ballkanike – Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi lidhën një bashkim ushtarak kundër Perandorisë Osmane.
© Foto: lostbulgaria.com
© Foto: wikipedia.org
Më 5 tetor mbreti bullgar Ferdinand i drejtoi popullit të vet një manifest për shpalljen e luftës. Fjalët e këtij dokumenti sikur shprehin ndjenjat e tërë popullit bullgar në atë kohë: “O bullgarë, në vazhdim të mbretërisë sime 25 vjeçare gjithmonë e kam kërkuar përparimin, lumturinë dhe famën e Bullgarisë në punën paqësore kulturore. Mirëpo Zoti tha se duhet vepruar ndryshe... Përtej Rillës dhe Rodopeve vëllezërit tanë të gjakut dhe besimit edhe sot, 35 vjet pas çlirimit tonë, nuk jetojnë mirë. Vepra jonë është e drejtë, e madhe dhe e shenjtë. Duke u mbështetur te mbrojtja dhe ndihma e Zotit e njoftoi popullin bullgar se lufta për të drejtat e të krishterëve në Turqi është shpallur.”
Detyra e ushtrisë bullgare në konfliktin e filluar ishte shumë e vështirë. Turqia nuk kishte mundësi për të mbrojtur kufijtë e saj të gjatë në Gadishullin Ballkanik dhe mori vendim për të zhvilluar një luftë agresive, ta mposhtë Bullgarinë, duke e shpartalluar në këtë mënyrë Bashkimin ballkanik. Forcat kryesore të Perandorisë ishin drejtuar ndaj vendit tonë. Bullgaria, me territorin e saj dhe popullsinë e saj të kufizuar, ishte shumë e vështirësuar. Në fakt ajo zhvilloi betejat më të rënda dhe pësoi humbjet më të mëdha. Në saje të rrjetit të mirë hekurudhor ushtria bullgare u transportua me kohë drejt kufirit me Trakinë e Edrenesë dhe në fillim kishte epërsi. Hetimi turk nuk arriti të zbulojë as numrin e vërtetë të ushtrisë bullgare, as vendndodhjen e forcave kryesore bullgare – Ushtria e parë dhe ajo e tretë.
Më 9 tetor ushtria turke ishte gati për të sulmuar, por kjo mbeti vetëm një plan i parealizuar, sepse ushtritë bullgare sulmuan të para. Goditja kryesore ishte kundër Lozengradit (sot Kërklaleri). Beteja të rënda u mbajtën te vendbanimet Geçkenli, Kajpa, Seliolu, Erikler, Petra etj.
© Foto: lostbulgaria.com
Gjersa Ushtria e parë bullgare zhvillonte sulmet e para, duke angazhuar forca të konsiderueshme të rivalit, Ushtria e tretë befasisht u duk nga Lindja, depërtoi mbrojtjen e ushtrive turke dhe i kërcënoi me rrethim. Rivali u praps në panik dhe më 11 tetor braktisi Llozengradin. Turqit u prapsën dhe në rajone të tjera të frontit trak. Ushtria e dytë bullgare bllokoi kështjellën Edrene. Bullgarët korrën suksese dhe në fronte të tjera – në Rodopet Lindore dhe Perëndimore, Maqedoninë Lindore. Në këto rajone komanda bullgare dispononte më pak forca, por ato vepronin shumë mirë dhe me iniciativën dhe guximin e tyre të madh, si dhe me ndihmën e forcave vullnetare, fituan kudo. Ato ishin organizuar nga Organizata e brendshme revolucionare maqedonase, e cila udhëhiqte luftërat çlirimtare të popullsisë bullgare.
© Foto: lostbulgaria.com
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..