Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Fillimi

Mobilizimi i ushtrisë për Luftën Ballkanike
Foto: lostbulgaria.com

Më 5 tetor të vitit 2012 u mbushën 100 vjet nga dita, kur Bullgaria filloi Luftën e parë ballkanike (1912-1913) – një epope heroike për çlirimin e bullgarëve dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre në Perandorinë osmane. 34 vjet më herët përfundoi Lufta Ruso-Turke, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Mirëpo Kongresi i Berlinit i Fuqive të Mëdha pas saj, nuk e zgjidhi të ashtuquajturën “Çështje Lindore” – disa bullgarë dhe krishterë të tjerë mbetën nën zgjedhën osmane në Maqedoni, Në Trakinë e Edrenesë dhe të Egjeut, si dhe në disa vise të tjera të Gadishullit Ballkanik. Luftërat Çlirimtare në këto troje dhe përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e zgjidhën këtë çështje. Mundësitë për zgjidhje paqësore u shteruan. Më parë, në vitin 1912 katër shtete ballkanike – Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi lidhën një bashkim ushtarak kundër Perandorisë Osmane.

© Foto: lostbulgaria.com

Lëvizja ndaj Edrenesë

Në mes të shtatorit tensioni në Gadishullin Ballkanik u rrit. Në Perandorinë Osmane tashmë kishte filluar një mobilizim të pjesshëm. Më 17 shtator Bullgaria gjithashtu shpalli mobilizim, pas saj këtë e bënë dhe aleatët e saj. Fillimi i luftës tashmë ishte çështje kohe diplomatike. Rusia dhe Austro-Hungaria dërguan një notë, në të cilën ngulnin këmbë për ruajtjen e paqes dhe premtonin bashkëpunim në zhvillimin e reformave në Perandorinë Osmane. Në përgjigje të kësaj më 30 shtator aleatët ngulën këmbë për reforma konkrete përfshi këtu dhe autonomi për Maqedoninë dhe rajonin e Edrenesë brenda një afati gjashtëmujor. Mirëpo më 4 tetor Porta e lartë (qeveria osmane) u shpalli luftë shteteve-aleate.

© Foto: wikipedia.org

Më 5 tetor mbreti bullgar Ferdinand i drejtoi popullit të vet një manifest për shpalljen e luftës. Fjalët e këtij dokumenti sikur shprehin ndjenjat e tërë popullit bullgar në atë kohë: “O bullgarë, në vazhdim të mbretërisë sime 25 vjeçare gjithmonë e kam kërkuar përparimin, lumturinë dhe famën e Bullgarisë në punën paqësore kulturore. Mirëpo Zoti tha se duhet vepruar ndryshe... Përtej Rillës dhe Rodopeve vëllezërit tanë të gjakut dhe besimit edhe sot, 35 vjet pas çlirimit tonë, nuk jetojnë mirë. Vepra jonë është e drejtë, e madhe dhe e shenjtë. Duke u mbështetur te mbrojtja dhe ndihma e Zotit e njoftoi popullin bullgar se lufta për të drejtat e të krishterëve në Turqi është shpallur.”

Detyra e ushtrisë bullgare në konfliktin e filluar ishte shumë e vështirë. Turqia nuk kishte mundësi për të mbrojtur kufijtë e saj të gjatë në Gadishullin Ballkanik dhe mori vendim për të zhvilluar një luftë agresive, ta mposhtë Bullgarinë, duke e shpartalluar në këtë mënyrë Bashkimin ballkanik. Forcat kryesore të Perandorisë ishin drejtuar ndaj vendit tonë. Bullgaria, me territorin e saj dhe popullsinë e saj të kufizuar, ishte shumë e vështirësuar. Në fakt ajo zhvilloi betejat më të rënda dhe pësoi humbjet më të mëdha. Në saje të rrjetit të mirë hekurudhor ushtria bullgare u transportua me kohë drejt kufirit me Trakinë e Edrenesë dhe në fillim kishte epërsi. Hetimi turk nuk arriti të zbulojë as numrin e vërtetë të ushtrisë bullgare, as vendndodhjen e forcave kryesore bullgare – Ushtria e parë dhe ajo e tretë.

Më 9 tetor ushtria turke ishte gati për të sulmuar, por kjo mbeti vetëm një plan i parealizuar, sepse ushtritë bullgare sulmuan të para. Goditja kryesore ishte kundër Lozengradit (sot Kërklaleri). Beteja të rënda u mbajtën te vendbanimet Geçkenli, Kajpa, Seliolu, Erikler, Petra etj.

© Foto: lostbulgaria.com

Mbreti Ferdinand në rrugë ndaj reparteve bullgare, që cilat kanë bllokuar kështjellën e Edrenesë.

Gjersa Ushtria e parë bullgare zhvillonte sulmet e para, duke angazhuar forca të konsiderueshme të rivalit, Ushtria e tretë befasisht u duk nga Lindja, depërtoi mbrojtjen e ushtrive turke dhe i kërcënoi me rrethim. Rivali u praps në panik dhe më 11 tetor braktisi Llozengradin. Turqit u prapsën dhe në rajone të tjera të frontit trak. Ushtria e dytë bullgare bllokoi kështjellën Edrene. Bullgarët korrën suksese dhe në fronte të tjera – në Rodopet Lindore dhe Perëndimore, Maqedoninë Lindore. Në këto rajone komanda bullgare dispononte më pak forca, por ato vepronin shumë mirë dhe me iniciativën dhe guximin e tyre të madh, si dhe me ndihmën e forcave vullnetare, fituan kudo. Ato ishin organizuar nga Organizata e brendshme revolucionare maqedonase, e cila udhëhiqte luftërat çlirimtare të popullsisë bullgare.

© Foto: lostbulgaria.com

Komandantët ushtarakë para Edrenesë në bregun e lumit Marica (Evros), tetori i vitit 1912

Fushata e vjeshtës filloi shkëlqyeshëm, por ende nuk kishte ndodhur më e rëndësishmja. Ushtria bullgare ndodhej para vështirësive të mëdha logjistike: filluan reshjet e vjeshtës, rrugët për shkak të motit të keq u bënë edhe më të këqija. Kishte epidemi kolere, nuk kishte medikamente të mjaftueshme, evakuimi i të plagosurve dhe të sëmurëve ishte i vështirë, shumë njerëz vdisnin duke udhëtuar për në spital. Para luftës askush nuk i kishte përfytyruar këto vështirësi, të cilat shumë shpejt u bënë një realitet i ashpër. Rivali dërgonte në front gjithnjë e më shumë forca. Ushtrinë bullgare e prisnin ditë të rënda, plot heroizëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD