Më 1850 një rilindës, letrar dhe revolucionar bullgar ka riprodhuar ciklin e jetës, duke krijuar një kalendar të quajtur “I përhershëm”. Bëhet fjalë për të atin Mateu që njihet me nofkën Mitkaloto. Vepra e Meteu-Mitkalotos është e ekspozuar në Muzeun Historik të qytetit Pavlikeni, Bullgari Veriore. A ka mundësi që kalendari i të atit Mateu të shuajë shqetësimet rreth fundit të botës, të parashikuar nga qytetërimi Maja.
I ati Mateu ka lindur më 1828 në vendbanimin Novo selo të rrethit Veliko Tërnovo. Në moshë të vogël ka mbetur jetim dhe të afërmit e tij e kanë çuar në Manastirin e Drjanovos si rishtar. Pas kësaj ai ka shkuar në Manastirin “Shpërfytyrimi i Shpëtimtarit”, ku u shugurua murg dhe nga ia ngjitet emrit Preobrazhenski, d.m.th. i Shpërfytyrimit. Mateu Preobrazhenski-Mitkaloto ka jetuar si murg në Manastirin e malit Rila dhe më pas ka nisur për në Aton. Në atë kohë në bibliotekat e manastireve ruheshin botime me vlera të veçanta për pasurinë e shkruar. I ati Mateu duke u përmbytur në faqet e botimeve, ka rritur në idenë për motorin e përhershëm të botës. Ka qenë bashkëmendimtar i Vasill Levskit – ideologut të revolucionit kombëtar bullgar për çlirim nga sundimi osman. Nofkën Mitkaloto i ati Mateu e ka marrë gjatë udhëtimeve nëpër Bullagrinë me qëllim themelimin e komiteteve revolucionare. Mirëpo, librat i ka pasur gjithmonë me vete. I ati Mateu është autori i 8 librave dhe ka kopjuar historinë e parë të bullgarëve, të shkruar më 1762 nga i ati Paisi. Ideja për Kalendarin e Përhershëm i lindi kur ka qenë në Aton.
“Në bregun e Egjeut i ati Mateu ka bërë provat e para për motorin e përhershëm – sqaron znj. Neli Coneva, përgjegjëse në Muzeun Historik të qytetit Pavlikeni,– Po ashtu ka provuar të bënte një maket të Kalendarit të Përhershëm. Ai është përbërë nga disa qarqe koncepti të ndryshme për nga madhësia, të cilat e kanë të përbashkët një aks që aks mundëson lëvizjen e qarqeve. Më 1870 i ati Mateu është kthyer në vend dhe ia ka dorëzuar maketin zografit Venko. Ky i fundit ka rikrijuar maketin si një afresk në ballin e shkollës në fshatin Mihallci të rrethit Veliko Tërnovo.”
Kalendari i të atit Mateu e ka përmasën 158 në 116 centimetra. Në mes gjenden qarqet dhe ai i jashtmi është i ndarë në 12 sektorë. Në çdo sektor janë të shkruar emrat e 12 muajve të vitit dhe përkatësisht ditët nga 1 deri te 30/31. Përballë çdo date ndodhet festa përkatëse e krishterë. Në qarqet e brendshme ka një sistem të numrave, gramave dhe shkurtimeve. Përderisa është lexuar simbolika e Kalendarit të Përhershëm, pohohet se në të janë të shënuara disa pjesë të Dhiatës së Re dhe liturgji të ndryshme të cilat duhet të kryhen në festën përkatëse. Kalendari i të atit Mateu është i përpiluar sipas ligjeve të Kalendarit gregorian dhe prandaj përkon me festat e tanishme të krishtere.
“Nga të dyja anët e kalendarit janë të vendosura dy shtylla numrash dhe disa tabela ku janë të shënuara vitet nga mesi i shek. XIX-të deri në vitin 1940 – sqaron përgjegjësja e muzeut. – Pohohet se tabela mundëson të llogaritet p.sh. në cilën ditë të javës do të bjerë data e dhënë ose java e dhënë cila sipas radhës do të jetë në kalendarin e viteve. Çdo gjë është e përpiluar me idenë që të konfirmohet cikli i jetës si në natyrë, ashtu edhe në erë. Rreth qarqeve të kalendarit në katër anët e tij ka 4 piktura. Në çdo pikturë janë të riprodhuar nga tre persona dhe shkruhet “pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër”. Në fakt, këto katër pikturat u takojnë katër stinëve të vitit, kurse tre muajt e çdo stinës u takojnë tri figurave njerëzore.”
Në mes të Kalendarit të Përhershëm në një sfond blu janë të riprodhuara dy hemisferat e Tokës, po ashtu dielli dhe hëna në mes të të cilave ka një trekëndësh me një sy brenda.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..
Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..