Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ronald Noubal: “Bullgaria është një prej partnerëve të fuqishëm të Interpolit”

Foto: BGNES
Bullgaria mori një vlerësim të lartë për bashkëpunimin e saj me Interpolin nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare të policëve Ronald Noubal. Ai vizitoi vendin tonë dhe bisedoi me kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e punëve të brendshme Cvetan Cvetanov. Në bisedimet në Sofje u shqyrtua partneriteti i deritanishëm midis Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe Interpolit dhe u shënuan projektet e reja të përbashkëta për thellimin e tij.

Pas takimit Ronald Noubal deklaroi kategorikisht: “Për mendimin tim kjo është një vizitë shumë e rëndësishme për Interpolin. Kjo do të thotë se Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme është vlerësuar lartë për bashkëpunimin e saj me Interpolin. Vitin e kaluar ishte kryer shumë punë. Vetëm gjatë 2012-ës ishin bërë mbi 1,5 mln konsultime me shërbimet bullgare për automjete të vjedhura, trafikimin e njerëzve dhe narkotikëve, terrorizmin etj. Bullgaria është një prej partnerëve tanë të fuqishëm. Kam qenë disa herë këtu dhe mund të them se gjatë 3-4 viteve të fundit niveli i bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Interpolit është shumë i lartë. Integrimi i Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme në bazën e të dhënave të Interpolit është shumë i rëndësishëm.”

Ndër theksat e bisedimeve te ne ishte dhe akti terrorist në Burgas gjatë muajit korrik të këtij viti, ku vdiqën 5 turistë izraelitë dhe një shofer bullgar, si dhe mundësitë suplementare për zbulimin e rastit. Për shembull, Interpol ka në plan të përhapë përsëri fotografinë e atentarotit-vetëvrasës, vuri në dukje Ronald Noubal. Ai siguroi se Interpoli do të ristartojë përpjekjet e tij për identifikimin e terroristëve. Në këtë lidhje kryeministri Bojko Borisov shtoi: “Desha të them se në punën tonë me Interpolin nuk kemi bërë gabime deri tani. Punojmë në mënyrë perfekte mbi të gjitha operacionet. Kërkova edhe një herë ndihmë sa i përket atentatit në aeroportin e Burgasit. Duhet të kihet parasysh se ne disponojmë shenjat e gishtit të personit, që kërkojmë, ato mund të identifikohen 100 për qind. Disponojmë gjithashtu ADN-profilin e tij, i cili gjithashtu mund të identifikohet 100 për qind, si dhe vizionin e tij. Duke pasur këto tri të dhëna, mund të identifikohet çdo një person. Shpresoj se me ndihmën e ndikimit dhe fuqisë së kësaj organizate të madhe policore, si dhe të partnerëve tanë të tjerë, do ta gjejmë këtë person.”

Robërt Noubal njoftoi gjithashtu se janë shqyrtuar dhe një sërë hapash të bashkëpunimit të ardhshëm midis Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe Interpolit për integrimin e bazave të të dhënave në Bullgari, si dhe mundësinë e ndjekjes së shtetasve të huaj në Bullgari. Sipas fjalëve të tij në shumicën e rasteve terroristët dhe kriminelët përdorin dokumente legjitime gjatë qëndrimit të tyre në vend, por gjatë hyrjes përmes kufirit përdorin dokumente të falsifikuara identifikimi. Për këtë qëllim Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë dhe Interpoli do të startojnë pas 2 javësh një projekt të përbashkët, i cili do të rritë masat e sigurimit. Këtë e bëri të ditur ministri Cvetan Cvetanov dhe nënvizoi: “Mendojmë se projekti ynë i përbashkët i realizuar gjatë vitit 2011 dha rezultate shumë të mira. Kështu nga data 1 janar 2012 vendi ynë filloi të përdorë bazën e të dhënave të Interpolit për persona të kërkuar në kohë reale. Stacione të tilla janë instaluar përveç në byronë qendrore të Interpolit-Bullgari, edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Gjithsej 7 mijë konsumatorë të sistemit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme tashmë e përdorin këtë bazë të dhënash. Vazhdon krijimi i kushteve më të mira për lidhjen më të shpejtë me Interpolin. Pikërisht për këtë shkak pas dy javësh te ne do të mbërrijnë ekspertë të Interpolit. Kemi për qëllim t’i integrojmë sistemet bullgare të sigurimit në mënyrë të tillë që të mos e vonojmë kontrollin e të dhënave të të huajve dhe kjo të bëhet vetëm me shtypjen e një suste.”

Zbatimi i projektit do të lejojë kontrollin e dokumenteve të identifikimit të turistit që gjatë regjistrimit të tij në hotel. Nëpërmjet bazës së të dhënave të Interpolit do të bëhet e qartë menjëherë se cilët persona janë shpallur në kërkim. Ronald Noubal – udhëheqësi i organizatës më të madhe policore me bazën më të madhe të të dhënave ripohoi rezultatet e mira të metodës së re të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme sa i përket kontrollit kufitar me fjalët: “Bullgaria dhe bota duhet të jenë shumë të kënaqur për punën e ministrisë suaj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD