Të magjepsur dhe të preokupuar nga jeta e gjatë krijuese e këngëtarëve si Lili Ivanova, Jordanka Hristova, Bogdana Karadoçeva, Boris Goxhunov dhe interpretues të tjerë bullgarë pop, sikur nuk mund të kuptojmë, se këngët e interpretuara prej tyre gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, përbëjnë një histori. Në fakt në jetën aktuale të muzikës pop, këngët zbavitëse mungojnë. Ato mbetën në të kaluarën, bashkë me emrin e atëhershëm të kësaj gjinie “estradë”, ose “skenë” dhe me epokën e ikur të socializmit. Për ato këngë kujtojmë, nëse rastësisht i dëgjojmë në ndonjë aranzhim të ri ose kur i interpretojnë pjesëmarrës në ndonjë konkursi pop, si pjesë e repertorit të detyrueshëm, siç është për shembull Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Deti dhe kujtimet” në Varnë. Edhe forume si “Evrovizioni” vjen të kujtojnë për ato këngë, por sikur mendja vjen më tepër për mungesën e tyre. “Marka e mbrojtur” ose simbol i asaj periudhe është “Kënga ime, dashuria ime” nga Josif Cankovi në interpretim të këngëtares Jordanka Hristova. Gjatë vitit 1967 kjo këngë fitoi çmimin e konkursit “Orfeu i Artë” – një festival, që përhapte këtë gjini muzikore në mënyrë bindëse.
© Foto: EPA/BGNES
Pasi themi, se kënga zbavitëse bullgare nga gjysma e dytë e shekulli XX pa u vë re u shndërrua në një gjë e kaluara, duhet të kuptojmë, se shprehjet “mbeti në histori” dhe “mban historinë” nuk janë identike për nga kuptimi. Sepse akoma nuk është e shkruar historia e këngëve si “Kaliakra” dhe “Sonata e Hënës” nga Angell Zaberski, “Delfinët” nga Dimitër Vëllçevi, “Kënga ime, dashuria ime” nga Josif Cankovi, “Qetësia e bardhë” nga Boris Karadimçevi, “Ëndërrova një ëndërr” nga Atanas Bojaxhievi, “Vera jonë” nga Tonço Rusevi, “Nëna e shenjtë” nga Mitko Shterevi, “Le të jetë verë” nga Stefan Dimitrovi dhe dhjetëra, dhjetëra të tjerë. Mezi tani studiuesit duhet të drejtohen te ato këngë me vëmendje, të përfshijnë ato në kronikën muzikore dhe të shpjegojnë vlerën dhe rëndësinë e tyre të padiskutueshme për zhvillimin e kësaj gjinie muzikore te ne.
Në vitin 1965 u organizua edicioni i parë i festivalit më të madh bullgar të këngëve të estradës. Në librin e gazetarit Vlladimir Gaxhev “Shtatë joshjet e “Orfeut të Artë” lexojmë: “Muzikologu i porsaemëruar në Organizatën “Ballkanturist” Genko Genov iu propozoi drejtorëve të tij të organizojë dhe të zhvillojë një konkurs “Këngën e bregdetit bullgar”. Në një Variete në “Sllënçev brjag” u prezantuan 14 veprat e zgjedhura për finalin e këtij konkursi. Veprimtaria u organizua nën egjidën e Bashkimit Shtetëror Ekonomik “Turist”. Në përzgjedhjen u përfshin më se 50 këngë të autorëve bullgarë. Vet vetiu kjo ishte një arritje e madhe, sepse në atë kohë shihej një pamjaftueshmëri të këngëve zbavitëse bullgare. Kënga “Kaliakra” në interpretim të këngëtares Mimi Nikollova u dekorua me Çmimin e Parë të Konkursit, i cili që gjatë vitit të mëpasshëm do të mbante emrin “Orfeu i Artë”.
Tepër melodike është balada për 40 bukuroshet, që u krijua sipas tekstit të autorëve Sllava Semirova dhe Emilija Zaharieva. Kompozitor është Angell Zaberski, i cili gjatë rrugës së tij krijuese pasuroi këngën bullgare të estradës me kryevepra të përkryera dhe shembullore. Bënë përshtypje edhe aranzhimi tingëllues, prapë vepër të kompozitorit Angell Zaberski, i cili me guxim shfrytëzon aftësinë shprehëse të të gjitha veglave muzikore të orkestrës.
© Foto: arkiv personal
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..