Më 3 nëntor mbushen 100 vite nga betejat pranë fshatit të sotëm Polkovnik Serafimovo dhe majës Srednogorec. Kjo ishte një nga episodet më heroike të Luftës Ballkanike nga vitet 1912 – 1913 dhe në epopenë e çlirimit të Rodopeve nga pushteti osman. Luftërat në malin Rodopa janë më pak të njohura dhe sikur zbehen para operacioneve madhështore dhe të fuqishme në Trakinë Lindore në vijën drejtimin Edrene – Stamboll. Pikërisht në këtë drejtim kryesor ushtria bullgare hodhi të gjitha trupat, që dispononte, sepse forcat e armikut ishin të mëdha dhe shumëmijëshe. Për çlirimin e malit Rodopa u përcollën dy reparte – i pari i qytetit Haskovo dhe i dytë i Rodopeve. Armiku dispononte në këtë rajon trupa të rregullta, që tejkaluan në numrin ushtarët bullgarë, dhe reparte paraushtarake. Kushtet për sulm në mal gjatë vjeshtës janë shumë të vështira. Mirëpo, komanda bullgare nuk deshi të përqendrohet vetëm mbi mbrojtjen. Qëllimi i ofensivës ishte të shpartallohen forcat osmane, që të mos arrijnë vijën kryesore të frontit në Trakinë Lindore.
Në drejtimin e qyteteve Haskovo – Kërxhali në Rodopet Lindore depërtonte Reparti i qytetit Haskovo në krye me kolonelin Vasill Dellov. Më 8 tetor, ose 21 tetor sipas stilit të ri, reparti hyri në qytet pasi korri fitore në betejën për qytetin Kërxhalli,. Pas këtij përfundimi ngadhënjimtar reparti u përcoll në Trakinë Lindore. Në vend të tij u formua reparti i qytetit Kërxhali, në të cilin u përfshin edhe disa batalione të Ushtrisë Vullnetare të Maqedonisë dhe Edrenesë. Komandant i detashmentit u bë gjenerali Nikolla Genev. Nën drejtimin e tij ishte fituar beteja vendimtare pranë Grykës Makaza, që ndodhet në kufirin e sotëm bullgaro-grek. Si një shans i fundit komanda turke vendosi të tërheqë trupat e saj te Dardanelet, por nuk arriti të realizojë këtë hap. Pranë fshatit Merrhamllë të rrjedhjes së poshtme të lumit Marica, korpusi i Javer Pashës u rrethua dhe më 15 nëntor u detyrua të kapitullojë. U morën rob lufte afro 10 mijë ushtarë dhe sasi të mëdha të armëve, municioneve, ushqimeve. Kjo ishte fitorja më e madhe bullgare në etapën e parë të Luftës Ballkanike, fitore kjo e cila u arrit me humbje të vogla.
© Foto: lostbulgaria.com
Në Rodopet Qendrore dhe Perëndimore përparonte Reparti i Rodopeve, në krye me gjeneralin Stilijan Kovaçev. Episodi më i rëndësishëm i ofensivës së tij ishte beteja pranë fshatit Allamidere, ku luftonte regjimenti i 21-rë Srednogorski, në krye me kolonelin Serafimov. Beteja filloi në një situatë shumë dramatike. Pasi mori lajmin, se divizioni turk i Kërxhalit ndërmor një kundërsulm me forca të pakrahasueshme, komanda kryesore dha urdhër që Regjimenti Srednogorski të tërhiqet. Mirëpo, koloneli Serafimov refuzoi të plotësojë urdhrin. Ai nuk deshi, që vendbanimet e porsaçliruara të zonës së qytetit të sotëm Smoljan të vihen nën masakrat e turqve. Më 3 nëntor ushtarët e kolonelit Serafimov pritën armikun me një mbrojtje të fortë, e cila shumë shpejtë u shndërrua në një kundërsulm vendimtar. Divizioni osman u shpartallua dhe mbrapsi në një çrregullim të madh. Fshati Allamidere mori emrin e kolonelit Serafimov, ndërsa regjimenti Srednogorski i dha emrin e vet njërës prej majave, ku u zhvilluan betejat. Populli quajti këtë betejë “Shipka e Rodopeve” me analogji të betejës vendimtare të Luftës Ruso-Turke në vitin 1877, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Atëherë Gryka Shipka ishte mbrojtur nga një repart i vogël me ushtarë rusë dhe vullnetarë bullgarë, të cilët luftuan me një kundërshtari të panumërt.
© Foto: lostbulgaria.com
Legjenda për majën Shipka u ringjall edhe gjatë betejës pranë fshatit Eleshnica në Rodopet Perëndimore. Dhe megjithëqë kjo ndeshje nuk ishte me përmasa aq të gjera dhe të mëdha, ajo ishte ndër episodet më dramatike të kësaj lufte. Më 9 tetor në fshat ndodhej një avangarde të vogël bullgare. Forcat kryesore e këtij regjimenti ndodheshin nja 7 kilometra mbrapa. Fshatin Eleshnica e afronte një batalion të tërë turqish. Komandën e bullgarëve e mori ushtari Stefan Çernev, i cili caktoi pozitat dhe tha, se urdhër për mbrapsje nuk do të ketë, sepse fshati është i kërcënuar nga masakra dhe mizori. Tri orë vazhdoi beteja midis forcave të pabarabarta. Ushtari Çernev mbeti pa plumba dhe ra i vdekur në një ndeshje trup më trup. Kështu, në sajë të heroizmit të luftëtarëve bullgarë, megjithëqë ishin të paktë në numër, fshati Eleshnica u shpëtua.
© Foto: lostbulgaria.com
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..