Si bullgarët vlerësojnë vitin 2012? Cilat ëndrra kanë realizuar dhe për çfarë nuk u mjaftuan 366 ditët e kaluara? Për fitoret e mëdha personale dhe për planifikimet e tyre për 12 muajit e vijueshëm tregojnë katër burra...
Gjatë këtij viti shumë bullgarë u pushtuan nga mania botërore rreth Kalendarit të Majave. A e kemi kuptuar parashikimin e tyre për “fundin e botës” përgjigjet diplomati dhe ish-ambasador i Bullgarisë në Meksikë, z. Bogomill Gerasimov, i cili e ka kushtuar librin e vet të fundit kulturës së majave:
“Majat jo vetëm se nuk e kanë parashikuar fundin e botës, por ata nuk kanë bërë asnjë parashikim. Ata, si edhe fiset e tjerë në Meksikë në këtë kohë, u pushtuan nga mendimi për kohën. Majat u vendosën të ardhmen pas tyre, e konsideruan si diçka që nuk mund të shihet. Kjo që mund të parashikohet është e kaluara, d.m.th. ata konsideruan, se e kaluara është e ardhmja e njerëzimit. Në këtë ka diçka shumë simbolike.” Sipas Bogomill Gerasimovit studimi i kulturës së majave është rrugë ndaj të gjitha kulturave të tjera. Ai nuk është fatalist për 2013-ën, bile kundrejt – u uron shëndet të gjithë të afërmve, si edhe vetvetes për të përfunduar dy librat që i ka planifikuar.
Për biologun, alpinist dhe speleolog të njohur Bojan Petrov vitin e kaluar ishte shumë e suksesshme: “2012-a ishte plot me studime të lakuriqëve të natës. Mora pjesë në një projekt të madh për hartimin e zonave të tyre në Bullgari. Tre muaj kalova në shpella, pyje, maja dhe male. Bashkë me ekipin vizituam mbi 700 shpella dhe grumbulluam të dhëna unike për numrin dhe shpërndarjen e lakuriqëve të natës. Gjatë 2013-ës do të kthehem tërësisht ndaj alpinizmit. Me shumë frymëzim dhe motivim planifikoj një ekspeditë në Pakistan në malin Karakorum për ngjitjen e K2 (8,611 m). Kjo maje akoma nuk u ngjit nga ndonjë bullgar. Gjatë vitit 2005 bëmë një provë të pasuksesshme duke arritur 8 100 m. Na kanë mbetur 500 metra. Kjo herë shpresoj se do ta pushtojmë majën.”
Tashmë 22 vite kulinari dhe somelier i njohur sicilian Maurizio Ferreri jeton në Bullgari. Gjatë 2012-ës ai u dekorua me çmimin prestigjioz “Ercole Olivario” për kuzhinier më të mirë italian në botë.
“Sivjet pas fitores së çmimit kisha shumë fat. Puna e madhe nuk më lejon të ankohem. Megjithë krizën njerëzit kërkojnë kualitetin. Nuk ndihej vështirësi, sepse punoj me dashuri, kurse kur punohet me dashuri, momentet e vështira kalojnë dhe mbeten vetëm këto të bukura. Sipas meje 2013-a do të jetë një viti i vështirë, megjithëse situata po normalizohet. Shpresoj se pak nga pak posaçërisht për njerëzit e zakonshëm situata të përmirësohet. Për vitin e ri u uroj të gjithëve të provojnë kuzhinën e shijshme italiane dhe bile në momentin kur janë në tavolinë t’i harrojnë problemet.”
Shkrimtari dhe dramaturg fëmijëror Panço Pançev, i njohur mes të vegjëlve si Gjyshi Pënç, është i lumtur se edhe në moshën 79 vjeçe po vazhdon të krijojë aktivisht. Për të viti 2012 është i suksesshëm, sepse librat e tij fitojnë çmime dhe adhurues, shfaqet e tij luhen në shumë teatro, kurse vazhdon punën mbi një enciklopedi me gjëza. Por është i merakosur që ka fëmijë të dëshpëruar:
“Duhet më shumë kujdes për fëmijët, si pjesë e rëndësishme prej tij është edhe kultura. Mendoj, se fëmijët duhet të kenë kushte më të mira. Fakti se disa prindër janë të uritur dhe nuk e dinë ku të gjejnë para ndikon mbi fëmijët. Prindërit preferojnë të blejnë ushqim për fëmijët, sesa libra. Në lidhje më këtë kjo krizë në Bullgari nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike, krizë e moralit dhe e humanizmit. Dhe në këtë mënyrë nuk mund të kujdeset për fëmijët. Ashtu që unë dua se mrekullitë të ndodhen siç në përrallat dhe njerëzit të mund të jetojnë më mirë.”
Fotografi: arkiv personal
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..