Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Historia e luftës përmes fotoobjektivit

Foto: Архив

Si mund të rikrijojmë një ngjarje historike në mënyrë emociononte, kështu që ajo të mbahet mend përgjithmonë? Në erën e kompjuterëve, pamjet vizuale japin një ndihmë të çmueshëm. Ato ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë mbi shqisat dhe mbahen mend lehtë. Me siguri fotografitë e mbledhura në librin “Lufta Ballkanike 1912 – 1913. Kronika të ilustruara”, do t’u bëjnë përshtypje admiruesve të historisë.

Botimi i kushtohet përvjetorit të 100-të të Luftës së Parë Ballkanike, zhvilluar nga Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi kundër Perandorisë Osmane për çlirimin e territoreve të populluara kryesisht me të krishterë. Fotografitë për këtë libër i zgjodhi piktori Aleksandër Vëçkov. “Interesi im ndaj së kaluarës mund të them, se është profesional, sepse para se të fillojë studimet në Akademinë e Arteve Figurative, dy vjet mësova histori”. Libri i parë i Aleksandër Vëçkovit u botua në vitin 1996. Ai u kushtohet uniformave të Luftës Ballkanike. Ky është botimi i parë në Bullgari, i cili përqendrohet plotësisht mbi veshjet ushtarake. Në vitin 2010 doli nga shtypi vepra e tij e madhe “Uniformat ushtarake bullgare në periudhën nga viti 1877 deri në vitin 1945” – domethënë që nga Çlirimi i Bullgarisë nga zgjedha turke deri në vendosjen e pushtetit komunist. Ndërkohë në tregun e librave dolën dy tituj të tjerë të tij, lidhura me luftërat për bashkimin kombëtar të bullgarëve.

Cili është raporti i zakonshëm midis tekstit dhe ilustrimeve në librat e piktorit Aleksandër Vëçkov?

“Si piktor gjithnjë synoj të krijoj një përfytyrim vizual të studimeve të mia. Për më tepër, se vite me radhë në letërsinë historike bullgare në praktikë pamja e një ngjarje historike, e një lufte, ishte tepër e kufizuar. Dhe pasi shumica e studimeve dhe analizave të ngjarjeve janë në një stil shkencor, i cili ngandonjëherë nuk arrin te lexuesit, mendoj, se misioni i librave të mi është që, nëpërmjet fotografive një ngjarje historike të fitojë një popullaritet më të madh në shoqëri. Dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet një pamjeje më atraktive vizuale të shoqëruar me tekstin serioz historik.”

Më se 600 fotografi ka në kronikën e Luftës Ballkanike të piktorit Aleksandër Vëçkov. Janë të shfrytëzuara fotografi nga arkivat ushtarakë bullgar, grek, serb, malazez, turk dhe rumun. Ato pasqyrojnë përgatitjen diplomatike dhe ushtarake të luftës, mobilizimin e ushtrisë bullgare dhe vullnetarëve, entuziazmin e madh popullor për çlirimin e vëllezërve, të cilët mbetën nën pushtetin turk. Doemos një vëmendje speciale i kushtohet betejave, që prezantohen sipas kronologjisë së tyre.

“Ka një kapitull special kushtuar gjeneralëve, oficerëve dhe ushtarakëve. Ai mban titullin “Figurat e luftës” – thekson Aleksandër Vëçkov. – Janë të prezantuar edhe aleatët dhe kundërshtarët në konflikt. Kështu plotësohet një boshllëk në studimet e viteve më të hershme, kur nuk kishte një informacion të mjaftueshëm dhe të saktë për pjesëmarrjen si të aleatëve tanë, ashtu edhe të Perandorisë Osmane si kundërshtare. Tani ekzistojnë shumë studime, të cilët mund të shfrytëzohen. Në përfundimin e librit, duke bërë një bilanc të luftës, theksi vihet më tepër mbi tragjedinë njerëzore. Synimi është të tregohen jo vetëm heroizmi dhe trimëria, por edhe vuajtjet e mëdha të shkaktuara nga kjo luftë.”

Një forcë e madhe posedon një fotografi, në të cilën një gruaja e re me një foshnjë në prehër rri e ulur pranë dy varre. Fotografia është nga sajti “Bullgaria e humbur”, që u krijua me ide të piktorit Pejo Kolev. “Miku im Pejo Kolev mirëpriti idenë për një kronike të pikturuar të Luftës Ballkanike – vazhdon Aleksandër Vëçkovi. – Megjithëqë unë jam autor i anotacioneve dhe i tekstit në praktikë libri u krijua si rezultat i bashkëpunimit me sajtin “Bullgaria e humbur”, i cili i gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm. Shtëpia Botuese “Biblioteka Botërore” gjithashtu siguroi një arkiv të pasur fotografish. Shfrytëzuam edhe arkivin tim personal, grumbulluar vite të tëra me radhë.”

Çfarë është vlerësimi i autorit Aleksandër Vëçkov për Luftën Ballkanike?

“Lufta Ballkanike për ne bullgarët është një triumf i trimërisë dhe i guximit. Tërë populli ngrihet që të përkrahë idenë për bashkimin e kombit bullgar. Dhe rezultati nuk e kishte shokun. Në praktikë për dy javë Bullgaria e vogël, e cila ishte pjesëmarrësi kryesor në këtë luftë, arriti të vërë në gjunjë një perandori botërore. Për fat të keq Lufta e Parë Ballkanike përfundoi në mënyrë tragjike duke kaluar në Luftën e Dytë Ballkanike gjatë verës së vitit 1913. Në të Bullgaria luftoi kundër aleatëve nga Lufta e Parë Ballkanike, kundër Rumanisë dhe Perandorisë Osmane. Mirëpo, Lufta e Parë Ballkanike mishëron trimërinë e paparë të popullit bullgar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Shtëpia Botuese “Biblioteka Botërore”

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD