Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kështjella Gjysha Vida

Foto: bg.wikipedia.org

Kështjella e mesjetës “Baba Vida”, ose Gjysha Vida ngre shtat në bregun e lumit Danub, pran qytetit Vidin në kufirin veriperëndimor të Bullgarisë në një vis ku lumi bënë një kthesë të madhe.

Sipas legjendës si qyteti, ashtu edhe kështjella mbajnë emrin Vida. Ky është emri i së bijës së një pasaniku të madh, mbretëria e të cilit shtrihej nga Karpatet deri te Mali Ballkan. Pas vdekjes së të atit Vida dhe dy motrat e saj më të vogla – Kulla dhe Gëmza ndanë trojet e trashëguara. Kulla u bë pronare e territoreve rreth qytetit të sotëm bullgar që mban po këtë emër në Bullgarinë Jugperëndimore. Gëmza e quajti kështjellën e vet Gëmzigrad. Edhe më sot në territorin e Serbisë ka rrënoja arkeologjike të një kompleksi romak me emrin Gëmzigrad. Kulla dhe Gëmza u martuan. Bashkëshortët e tyre shpërndanë pasurinë e grave të tyre. Vida hodhi poshtë të gjitha propozimet për martesë. Ajo preferoi të mbetet vet, të drejtojë mbretërinë dhe të mbrojë shtetasit e vet me shpatë. Ajo ndërtoi një kështjellë të fortë, në të cilën jetoi deri në pleqëri. Vida ishte një pushtetare e drejtë dhe e fortë. Pasi vdiq njerëzit e quajtën pallatin me emrin e saj – Gjysha Vida. Të shumta janë legjendat për Gjyshen Vida. Atë, të cilën ju treguam ka popullaritet më të madh. Pikërisht me këtë legjendë fillojnë tregimet ciceronët e kështjellës.

© Foto: wikipedia.bg

Kështjella datohet nga gjysma e dytë e shekullit X. Më vonë territori i saj u zgjerua. U ndërtuan dy mure rrethuese – të brendshëm dhe të jashtëm dhe nëntë kulla. Legjendat e lidhin pjesën më të mbrojtur të kështjellës me pushtetarin Ivan Stracimir. Gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185-1396), ai e shndërroi fortifikatën në rezidencë dhe pallat feudal. Ivan Stracimir krijoi aty Mbretërinë e Vidinit. Ai sundonte nga viti 1356 deri në rrëzimin e Mbretërisë së Vidinit nën pushtetin osman gjatë vitit 1396. Kështu ai shfaqet monarku i fundit mesjetar bullgar. Në brendësinë e kështjellës së Gjyshes Vida ndodheshin banesat. Pikërisht aty u zbuluan rrënojat e një kishte, e cila datohet nga shekujt XII – XIV.

© Foto: imagesfrombulgaria.com

Gjatë periudhës nga shekulli XV deri në shekullin XIX kështjella shfrytëzohej si një fortifikatë mbrojtëse. Ajo iu përshtat armëve të zjarrit që shfrytëzoheshin në atë kohë. Ristrukturimi më i madh daton nga fundi i shekullit XVII dhe fillimi i XVIII. Në kufijtë e sotme kompleksi shtrihet në një sipërfaqe prej 9 dynymësh. Rreth tij ka një llogore me gjerësi 12 metra dhe thellësi përafërsisht 6 metra. Në të kaluarën llogoren mbushej me uji nga lumi Danub. Para portës së hyrjes kishte një urë e lëvizshme prej druri, e cila më vonë u zëvendësua me një urë prej guri. Megjithë rindërtimet e shumta gjatë shekujve kështjella Gjysha Vida është ndër monumentet më të ruajtura nga Mesjeta Bullgare. Supozohet, se vizitat e para turistike datojnë nga viti 1956, kur ajo u bë pjesë e hapësirës muzeore të Ministrisë së Mbrojtjes. Deri në atë vit kështjella ishte pjesë e garnizonit të qytetit Vidin. Gjatë vitit 1964 u shpall monument i kulturës kombëtare.

© Foto: wikimedia.org

Gjatë sundimit osman lagja ekonomike dhe banesat, që ngriheshin në Kështjellën Gjysha Vida u shembën. Në vendin e tyre u ngritën ndërtesa prej guri, që shfrytëzoheshin për depo të municioneve dhe ushqimeve, dhoma të rojtarëve, burgje. Gërmimet e para arkeologjike u realizuan në periudhën nga viti 1956 deri në vitin 1962. Atëherë u zbuluan disa shtresa kulturore. Kështjella ngrihet mbi rrënojat e fortifikatës së lashtë romake Bononija, që datohet nga shekulli II. Shihen gjurma nga periudhat bizantine, të hershme dhe të vonshme, nga periudha bullgare dhe doemos osmane. Në fillim të viteve 60-të të shekullit të kaluar mbi një pjesë të territoreve të studiuara, u ndërtua skena e Teatrit Veror, kapaciteti i të cilit është përafërsisht 400 veta. Tradicionalisht në të organizohen forume muzikore dhe teatrore. Më mirë kështjella është e përshkruar nga historiani Feliks Kanic në librin e tij “Bullgaria Danubiane dhe Ballkani”. Në të ka skica të Kullave të Gjyshes Vida dhe të dhëna, të cilët arkeologu dhe udhëtar austro-hungarez, ka mbledhur gjatë vitit 1882. Me rëndësi të madhe dhe tepër të çmueshme janë tablotë e piktorit bullgar Ivan Hristov dhe të krijuesve të tjerë bullgarë, të cilët në veprat e tyre kanë rikrijuar këtë kështjellë emblematike.

© Foto: arkiv

Gravurë nga Feliks Kanic

Në qytetin Vidin ka edhe disa monumente të tjera unike historike. Në radhë të parë duhet të përmendim kështjellën tjetër me emrin Kaleto. Xhamia e Osman Pazvantogllu, pranë së cilës ka një bibliotekë të pasur, u shpall monument me rëndësi kombëtare. Krahas kësaj një vëmendje të madhe meriton Sinagoga e Vidinit, ndërtuar në fund të shekullit XIX. Ajo është e dyta për nga madhësia në mbarë Bullgarinë, pas asaj të Sofjes. Këtu ngre shtat edhe Kisha e Krishtere “Shën Dhimitër” – njëra prej më të mëdhenjve në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Regjional Historik në qytetin Tërgovishte bën përshtypje me arkitekturën rilindëse dhe me figurat e lashta pagane

Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..

botuar më 16-12-25 5.35.MD

Monumenti “Themeluesit e shtetit bullgar” afër Shumenit peshon me simbolet prej betoni nga e kaluara

“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..

botuar më 16-09-22 8.05.PD

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..

botuar më 16-06-19 12.55.MD