Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rinia po rikthehet – Hajgashot Agasjan me jubile

Foto: BGNES
“Hajgashot Agasjan me jubile 60 vjeçar, “Mos u vjetro, o dashuri” mbush 30 vjeç.” – kështu titullohet albumi i dyfishtë i muzikantit të njohur, me të cilin ai shënon dy data të rëndësishme. Hajgashot Agasjan ka ftuar miq dhe fansa në një koncert të madh në fund të marsit. Me të do të shënojë përvjetorin e tij të 60-të dhe tri dekada nga krijimi i këngës së tij – emblemë “Mos u vjetro, o dashuri”.

Hajgashot Agasjan, ose Hajgo, siç e quajnë të gjithë, ka një auditor të madh të moshës më të ndryshme. Janë pak ata, që e dinë se para se të bëhet kompozitor dhe interpretues i këngëve të veta ai ka qenë muzikant klasik dhe se ka filluar të merret me muzikë në një moshë shumë të hershme.

“Kisha një fizarmonikë të vogël. I bija fizarmonikës dhe këndoja pa ndërprerje – na tregon kompozitori. – Prindërit e mi më çuan tek specialistë, të cilët më dëgjuan. Doli se kam vesh shumë të mirë për muzikë. Hapat e parë i bëra si violinist, kurse më vonë fillova t’i bjerë violës. Si violinist në Orkestrën e dhomës “Studio koncertante” dhe në formacione të ndryshme kam udhëtuar në mbarë Evropën.”

Pasi mbaroi Akademinë Muzikore Hajgo filloi punë si muzikant në Teatrin rinor dhe jeta e tij ndryshoi shumë. Kolegët e Hajgos gjetën talentin e tij të aktorit dhe vazhdimisht e ngarkonin me role muzikanti. Ai i binte violës, violinës, pianos, perkusioneve në pjesa më të ndryshme.

“I jam mirënjohës teatrit për tri gjëra – vazhdon tregimin e vet Hajgashot Agasjan. – U njoha me poetin-dramaturg Nedjallko Jordanov. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua. U njoha gjithashtu me aktoren Iskra Radeva. Ajo më ka ndihmuar jo një herë. Atje gjeta dhe bashkëshorten time. Gradualisht kompozimi u bë prioriteti im dhe zëvendësoi interpretimin. Nuk do të harroj një intervistë televizive të aktores sonë të madhe Stojanka Mutafova. “Ne, përfaqësuesit e shenjës së Ujorit, realizohemi pasi mbushim 30 vjeç” – tha ajo. Unë gjithashtu jam i shenjës së Ujorit. Atëherë isha në moshën 29 vjeç dhe vërtetë çmimet erdhën njëri pas tjetrit – për pjesëmarrjen time në Konkursin rinor gjatë vitit 1985, për këngë në vitin 1986. Mora dhe shumë çmime prestigjioze për këngë për fëmijë dhe muzikë teatrale. E di se çmimet nuk janë gjëja më e rëndësishme, por ato më bënin për të vazhduar përpara.
Kënga e parë, për të cilën mora njohje, ishte “Të njohur të mirë” në interpretim të Mariana dhe Todor Trajçevit. Gjersa të gjejmë studio, ata emigruan ilegale për në SHBA. Atëherë këngën e incizoi Iskra Radeva, kurse më vonë e interpretoi bashkë me Mihaill Bellçevin. Në atë kohë krijova dhe një këngë tjetër shumë të rëndësishme në jetën time – “Mos u vjetro, o dashuri”. Gjatë verës së vitit 1983 isha në qytetin tim të lindjes Varna. Shkova në Klubin e shkrimtarëve, që të takohem me Nedjallko Jordanovin. Kjo ndodhi më 18 korrik, në ditëlindjen e gruas së tij Ivana. Këtë ditë tradicionalisht ai i dhuronte një vepër. E lexova vjershën dhe më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Menjëherë i propozova Nedjallkos për ta veshur tekstin me muzikë. Ai ra dakord dhe unë fillova të punoj menjëherë.
Për mua vargu gjithmonë ka qenë shumë i rëndësishëm. Kisha fatin të punoja me poetë shumë të mëdhenj si Pavell Matev, Damjan Damjanov, Bllaga Dimitrova, Stefan Canev. I jam mirënjohës Mihaill Bellçevit, i cili është jo vetëm këngëtar, por dhe poet i talentuar. Kam krijuar këngë dhe mbi vjershat e Viktor Samuillovit, Aleksandër Petrovit dhe Maja Dëllgëçevës. Në disqet e mia zakonisht ka një librezë me tekstet e këngëve. Desha që njerëzit së pari të shijojnë vargjet, para se të dëgjojnë muzikën time.”

Shumë prej këngëve të Hajgashot Agasjanit që prej kohe mësohen në librat mësimore të muzikës për moshat e ndryshme.

“Tematika për fëmijët lindi me lindjen e birit tim. Në atë kohë lindi shfaqja muzikore “Shaka të mëdha” mbi vargjet e Nedjallko Jordanovit. Përpiqem të jem i dobishëm me këngët e mia. Në një prej tyre krokodili i lan dhëmbët me furçën e dhëmbëve, në një këngë tjetër rikujtoj tri fjalët magjike: “të lutem, faleminderit, më fal”. Këto janë mesazhe të thjeshta, të cilët i dëfrejnë fëmijët dhe njëkohësisht me këtë i edukojnë. Takohem shpesh herë me auditorin e fëmijëve në Bullgari. Udhëtoj edhe me ftesë të komuniteteve bullgare në botë – në SHBA, Kuvajt etj. Rreth ditëlindjes sime do të dalë në treg një album i ri, në të cilin kam përfshirë këngë, të krijuara gjatë viteve të kaluara për këngëtarë të njohur bullgarë. Këta janë miqtë e mi Mihaill Bellçev, Rosi Kirillova, Vanja Kostva, Xhina Ivanova, dueti Shik. U kushtova një këngë bashkëshortes dhe birit tim. Ka dhe një këngë, të cilën e quaj “terapi muzikore”. Titulli i saj është “Gjithnjë e më mirë”. Sipas meje pikërisht ky është misioni i artit – t’i bëjë njerëzit më të lumtur, t’i bëjë për t’u ndier gjithnjë e më mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD
Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD