Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjetori i Luftërave Ballkanike: Lufta përmes vështrimit të gazetarit çek Vlladimir Sis

Përpara 100 vjetëve në Pragë dol libri “Nga fushat e betejës në Bullgari”. Në të u botuan reportazhet e gazetarit çek Vlladimir Sis nga Luftërat Ballkanike dhe më saktë deri në armëpushimin e parë më 24 nëntor midis shteteve nga Aleanca Ballkanike (Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi) dhe Perandorisë Osmane.

© Foto: Veneta Pavllova

Libri “Nga fushat e betejës në Bullgari”
Vlladimir Sis ishte atëherë vetëm 23 vjeç, kur filloi të dërgojë korrespondencat e veta nga lufta për gazetën e Parisit “Listat Popullore”. Përmbledhje me reportazhet e tij të lavdishme ka dy botime të radhës në Çeki për një verë. Në Bullgari del për herë të parë. Mes konsultuesve të botimit është koloneli doc. dr. Dimitër Zafirov nga Akademia Ushtarake “Gjeorgji Sava Rakovski”, ja se çfarë tregoi ai për Vlladimir Sis në një intervistë për Radio Bullgarinë:
“Ai është sllavofill, bullgarofill, një gazetar mjaft talentuar, erudit. Duke udhëtuar nëpër Evropë, ai erdhi në Ballkan, vizitoi Turqinë, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe u bë shumë i afërt me Pallatin Mbretëror tei ne. Krijoi një rreth të gjerë lidhjesh mes elitës ushtarake. Në sajë të kësaj ai mori leje për akses, të cilën 93 gazetarët e tjerë të huaj nuk kishin gjatë kohës së Luftës Ballkanike. Në librin e vet “Nga fushat e betejës në Bullgari”, ai paraqiti një pamje të vërtetë nga periudha e parë e pjesëmarrjes bullgare në Luftërat Ballkanike, por jo vetëm. Ai mori dhe me pjesëmarrjen serbe, duke shikuar veprimet e Frontit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Ushtrisë së Dytë aleate, në të cilën ishte dhe divizioni i shtatë bullgar i Rilës. Por vëmendja e tij kryesore u përqendrua mbi betejën në Trakinë Lindore, ku vepruan forcat kryesore të Ushtrisë Bullgare.”

Vlladimir Sis

© Foto: wikipedia.org

Vlladimir Sis tregoi në reportazhet e veta për atmosferën përpara luftës, për mobilizimin dhe për sukseset e para, për fillimin e bllokimit të Kalasë së Edrenesë. Vëmendja e tij u drejtua më tepër ndaj operacioneve ushtarake te Llozengrad, Luleburgas, Bunarhisar dhe Çatallxha. Derisa korespondetët e tjerë të huaj morën informatë nga i ashtuquajturi seksion i censuruar pranë shtabit ushtarak, ai në sajë të lidhjeve të veta, kishte përshtypje të drejtpërdrejta, sepse kishte akses deri te vija e frontit.

Në fushën e betejës, pas fitores te Luleburgas, Vlladimit Sis bisedoi me një oficer bullgar. E pyeti se cili është shkaku për heroizmin bullgar. “Thelbësorja është intelekti i ushtarit bullgar, vetëmohimi i tij, vetiniciativa jo vetëm e oficerëve të lartë, por dhe të komandantëve, kuptohet dhe të reparteve të tyre. Rastiste që në ndonjë repart ose batalion të vriten që të gjithë oficerët dhe pavarësisht nga kjo, asnjë ushtari, për asnjë moment dhe nëpër mendje nuk i ka kaluar për s’mbrapsje” – ka përgjigjur oficeri.

“Në raste të tilla komanda menjëherë ishte ndërmarrë nga grupi i nënoficerëve ose gjatë mungesës së tyre, nga ushtarët e zakonshëm. Dhe lufta ka vazhduar! Mbi ushtarët u ndikua qëndrimi demokratik i oficerëve, si dhe shembulli i tyre personal, gatishmëria e tyre për vetëflijim... Ashtu siç jetonin ushtarët, ashtu jetonin dhe oficerët” – përgjithësoi Vlladimir Sis.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD