Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizata “Gavrosh” ndihmon fëmijët e braktisur

Foto: gavroche-bg.org
Organizata “Gavrosh” ndihmon fëmijët pa prindër dhe pa shtëpi. Selinë e ka në qytetin bregdetar Varna. Themeluesja dhe drejtoresha e organizatës është znj. Penka Stojanova. Asaj dhe disa shoqeve të saj u kanë bërë përshtypje se në Varna ka shumë fëmijë të cilët lypin dhe natën e kalojnë rrugëve. Ja pse, kanë filluar të kërkonin këta fëmijë për të biseduar me ta dhe për t’u dhënë ushqime. Kështu më 1995 ka lindur ideja për organizatën “Gavrosh”. Mundësuar nga Bashkia e Varnës organizata është vendosur në ballinën e ish-kopshtit të fëmijëve.

“Shumë na ndihmoi z. Ivan Stançov. Ai është mes anëtarëve të parë të organizatës – sqaron znj. Maria Prohaska nga “Gavrosh”. – Duke qenë diplomat jashtë vendit, ai është i aftë për të tërhequr dhurime të huaja. Ka lidhje me Ambasadën e Britanisë së Madhe e cila na dhuroi para për të rinovuar ballinën. Stafi i organizatës “Gavrosh” u formua falë ndihmës së organizatave joqeveritare angleze. Kemi për qëllim mbrojtjen e fëmijëve më të cenueshëm. Para një viti blemë një objekt malor ku fëmijët t’i bëjnë pushimet verore. Ndërrimi i klimës ndikon pozitivisht mbi shëndetin e fëmijëve.”

Organizata “Gavrosh” kujdeset dhe për fëmijët e moshës 18-vjeçare të cilët janë larguar nga azilet. “Fëmijët largohen nga azilet pa pasur parasysh real për të ardhmen e vet – thotë znj. Prohaska. – Ne i mësojmë të jenë të përgjegjshëm, si të komunikojnë, bile i mësojmë në shprehitë e higjienës. Brenda dy vitesh ata duhet të fillojnë të mësojnë ndonjë profesion ose menjëherë të fillojnë punë. Atmosfera në institucionet për fëmijët e braktisur nuk lejon që ata të zhvillojnë individualitetin e tyre. Këta fëmijë dalin nga azilet në moshën 18-vjeçare, por sillen sikur janë të vegjël. Nuk zotërojnë aftësitë të cilat u takojnë fëmijëve të rritur nga prindërit e tyre. Në azil një mësues kujdeset minimum për 4-5 fëmijë.”

Organizata “Gavrosh” mundëson fëmijët në rrezik që të integrohen në shoqëri, po ashtu punon në parandalimin e dhunës ndaj tyre. Atë e përkrahin shteti dhe organizatat joqeveritare, si p.sh. Fondacioni Zviceran OAK.
“Qëllimi është që fëmijët të mbrohen kundër eksploatimit dhe dhunës seksuale, duke pasur një ambient më të sigurt familjar – vënë në dukje nga organizata. – Më të cenueshmet janë familjet e romëve dhe ato me statut të ulët social. Kemi tre vjet punë në këtë projekt. Është problem puna me prindërit sepse ata nuk janë në dijeni me rrezikun real të dhunës ndaj fëmijëve.”

Në Organizatën “Gavrosh” ka shumë vullnetarë: “Nuk e di një organizatë tjetër joqeveritare në Varna ku të ketë aq shumë vullnetarë – thotë znj. Prohaska. – Punë vullnetare bëjnë Kryqi i Kuq i Varnës dhe studentët e veprimtarisë sociale nga universitetet në Varna dhe Shumen. Çdo verë na vijnë studentë anglezë me të cilët kemi lidhur marrëveshje. Vullnetarët kryesisht janë të rinj.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: gavroche-bg.org
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD