“Zakonisht dashuria ndaj artit lind në fëmijëri. Edhe në jetën time ndodhi kështu – kujton këngëtarja e re Mihaella Fileva. – Isha 6 vjeçe, kur fillova t’i bie pianos, kurse pak më vonë fillova të këndoj. Zhvillova ndjenjën time ndaj muzikës dhe teknikën time vokale në shkollat në Veliko Tërnovo. Në këtë periudhë merrja pjesë aktivisht në konkurse më të ndryshme, sepse kjo ishte mënyra e vetme për t’u krahasuar me moshatarët e mi, të kuptoja nivelin tim. Ka dhe diçka tjetër – në sallat, ku bëjmë provat për shfaqjet tona është më lehtë. Nuk i ka faktorët “adrenalinë” dhe “ethet e skenës”. Prandaj është mirë të merrni pjesë në konkurse të tilla, sepse në këtë mënyrë mësoheni të jeni në skenë, të paraqiteni mirë, kur jeni në tension të madh. Kam kujtime shumë të bukura nga kjo periudhë – udhëtime, miqësi, argëtime. Jam e lumtur, sepse edhe sot e kësaj dite takohem me këta njerëz. Kemi marrë pjesë së bashku në konkurse të ndryshme, kurse sot jemi bashkëstudentë në Akademinë Muzikore në Sofje. U rrita bashkë me ta, edhe si njeri, edhe si muzikante. Sa për rrugën time, kishte periudha kur pragmatizmi dhe arsyeja mbizotëronin para dëshirës për të krijuar muzikë. Meqenëse kisha mbaruar Gjimnazin e Matematikës u regjistrova në specialitetin “Software inxhinierik” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, por nuk u ndjeva e kënaqur. E ndikuar nga emocioni, dhashë provime në Akademinë Muzikore. Pika e kthesës erdhi pasi pashë se isha e para në listën e kandidatëve të miratuar. I thashë vetes se kjo është shenjë dhe mora vendim kategorik të jepem pas muzikës. Tani jam studente në klasën e docentes Stefka Onikjan – një njeri me përvojë shumëvjeçare skenike. Sa për stilet muzikore të preferuara nga unë – më pëlqen shumë të këndoj soul, R & B, Neo Soul, Funk. Frymëzohem dhe mësohem nga xhazi. Në qoftë se ka diçka në jetë, për të cilën ndihem krenare, ky është fakti se jeta ime, “puna ime”, (e them këtë në thonjëza, sepse këndimi nuk është punë, por kënaqësi për mua) argëtimet – e gjithë kjo është muzikë.”
Në vitin 2011 Mihaella Fileva mori pjesë në garën televizive për këngëtarë të rinj “X-faktor”, ku fitoi shumë fansa. “Pjesëmarrja ime në këtë shou ishte një hap shumë i rëndësishëm për mua –tregon Mihaella. – Ky forum përveç se më solli popullaritet, më dha dhe shumë përvojë.”
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..