Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Google, gulash apo GULAG – injoranca e brezit të ri për periudhën komuniste

Të rinjtë shpesh çuditen nëse Monumenti i braktisur i Partisë Socialiste Bullgare nuk është një “pjatë fluturuese” nga një epokë tjetër.
Foto: Veneta Pavllova

Sipas të dhënave të një hulumtimi kombëtar, të rinjtë në vend janë plotësisht të ngatërruar për sa i përket së kaluarës totalitare. Doli, se shumica prej tyre nuk e dinë për Perden e Hekurit të Luftës së Ftohtë, diktaturën komuniste, as për kampet e përqendrimit. Një pjesë e të anketuarve mendojnë se GULAG, pra kampet e internimit dhe të punës së detyruar në Bashkimin Sovjetik, është një motor kërkimi në internet për analogji me gjellën hungareze “gulash”. Edhe pse të rinjtë nuk e dinë se çfarë do të thotë komunizmi, shumica prej tyre pohojnë se, në qoftë se kinin zgjedhje, do të jetonin në periudhën e ish-liderit komunist Todor Zhivkov, në vend të jetojnë në kohën bashkëkohore të krizës ekonomike, protestave në masë dhe të mungesës së perspektivës në të ardhmen.

© Foto: Veneta Nikollova

Gjurmët e së kaluarës komuniste qëndrojnë edhe në të sotmen. “Siguria e lëvizjes rrugore – vepra e të gjithëve.”

Padyshim, një nga shkaqet e injorancës së brezit të lindur pas 1989-ës ka të bëjë me përmbajtjen në librat historikë. Të rinjtë mësojnë për të kaluarën 45-vjeçare komuniste brenda disa faqeve. Mos e marrim parasysh faktin, se përmbajtja për këtë periudhë të historisë bullgare është hedhur pa komente dhe sqarime, bile në mënyrë shumë të mërzitshme. Përveç kësaj, asnjë pyetje për periudhën e komunizmit nuk është përfshirë në provimet e maturës dhe në ato të aplikimit në universitet. Ja pse nuk duhet të çuditemi pse të rinjtë bullgarë shpeshherë kanë mendime romantike për vitet e socializmit. Sipas hulumtimit kombëtar, 14% e të anketuarve përkufizojnë periudhën e viteve 1944-1989 më tepër “demokratik”, ndërsa 40% janë të mendimit se, Todor Zhivkov ka mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë. Pjesa dërmuese e të rinjve bullgarë nuk ka dëgjuar fare për punën e Sigurimit Komunist. Si duket, rrëfimet e prindërve të tyre për ngrohjen e lirë qendrore, kopshtet e fëmijëve falas dhe vendpushimet e enteve shtetërore, janë më bindëse se sa janë informacionet për Sigurinë Kombëtare, të hedhura në librat mësimorë, për censurën, për kampet e punës dhe për represionet politike. Brezi i viteve të trancizionit është rënë në injorancë të madhe për krimet e rrepta të shekullit të XX-të. 80% e të anketuarve nuk e dinë se çfarë do të thotë GULAG, 41% prej tyre nuk kanë dëgjuar për kampin e përqendrimit në Belene të Bullgarisë, derisa 42% nuk e dinë se Hitleri dhe Stalin kanë qenë diktatorë. Në krahasim me të rinjtë në Rumani, ata të fundit dinë më shumë. Në Rumani është botuar një libër mësimor, ndaj të cilit janë ngjitur filma DVD, ku nxirren në pah hollësirat rreth diktaturës së Çausheskut.

© Foto: Veneta Nikollova

42% prej bullgarëve të rinj nuk e dinë se Stalin ka qenë diktator.

Më 2008 Bullgaria dhe gjashtë shtete të ish-Bashkimit Sovjetik kanë firmosur të ashtuquajturën “Deklaratë të Parisit” për ndërgjegje evropiane dhe komunizëm. Në deklaratë përveç dënimit të regjimit të rreptë të represioneve, ngulet këmbë që shtetet e përfshira në të të korrigjojnë librat e tyre të historisë me qëllim që nxënësit të mësojnë për komunizmin ashtu siç për nazizmin. Ky dokument ka më tepër karakter rekomandues dhe moral-etik. Megjithëse nga firmosja e deklaratës kaluan pesë vite, në Bullgari nuk u ndryshua gjë. Masat e rrepta të regjimit komunist vazhdojnë të jenë temë tabu në sistemin bullgar të arsimit. Mos flasim që Bullgaria është i vetmi shtet të ish-Bllokut Socialist ku nuk ka Muze të Komunizmit, i cili të nxjerrë në pah krimet e eksperimentit 45-vjeçar publik. Pse?

“Në fund të fundit sqarimi i së kaluarës komuniste është ushtrim i ndërgjegjes”, tha politologjia rumune Dr. Raluka Grosesku gjatë Konferencës Ndërkombëtare kushtuar kësaj teme që konferencë u mbajt para pak kohësh në Sofje. Politologjia rumune pohoi se, edhe në Rumani një pjesë e konsiderueshme e të rriturve kanë nostalgji për periudhën e socializmit. “Megjithatë, askujt në Rumani nuk i vjen në mendje për të ngritur monumente të Çausheskut ose për të vënë billoborde me imazhin e tij buzë rrugës, siç po ndodh në Bullgari. Kjo është absurde”, deklaroi politologjia rumune në lidhje me festimet kushtuar përvjetorit të Todor Zhivkovit.

© Foto: Veneta Nikollova

Sipas 40% të të rinjve, Todor Zhivkov ka mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Gjithnjë e më shumë bullgarë ia bëjnë vetes pyetje si do të racionalizojmë të tanishmen pa ditur të vërtetën për të kaluarën. A është ky fakt një mungesë të bërë pa dashje në sistemin bullgar të arsimit? Kësaj pyetje do të përgjigjemi, duke cituar romanin “1984” të George Orwell-it: “Ky i cili kontrollon të kaluarën, e kontrollojë dhe të tanishmen. Ky i cili kontrollon të tanishmen, e kontrollon dhe të kaluarën.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD