Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Tomov – atleti № 1 ndër studentët në Pekin

Foto: Архив
Një bullgar është atleti numër një ndër studentët e Pekinit. Georgi Tomov – 20 vjeçar nga Sofja mundi mbi njëmijë rivalë nga 30 universitete kineze në garën e 5 të vjeshtës të shkollave të larta në Pekin. Studenti i kursit të dytë të Universitetit të Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare UIBE, arriti rezultate më të mira jo vetëm ndër studentët e huaj por dhe ndër vërsnikët e tij kinezë.

Georgi Tomov“Sivjet në garat e atletikës së lehtë midis universiteteve në Pekin fitova tri medalje të arta në disiplinën “vrapim” – 100, 200 dhe katër me 100 metra – tregon Georgi. – Kurse skuadra e universitetit tim fitoi 5 kupa, vendin e parë për paraqitjen e studentëve të huaj, vendin e parë për meshkuj dhe femra dhe vendin e parë për universitet me paraqitje më të mirë.”

Georgi fiton medalje jo për herë të parë. Qysh me pjesëmarrjen e tij në etapën e parë të garës gjatë pranverës së këtij viti ai fiton medalje të arta në disiplinën “vrapim” – 100 dhe 200 metra dhe menjëherë është përfshirë në skuadrën e universitetit. Përveç kësaj Gogoja, siç e quajnë shokët, është kapiten i skuadrës së universitetit për futboll dhe ka notat më të mira në grupin e tij. Për këtë është dekoruar me certifikatë për student më të mirë.

Georgi ka mësuar në Gjimnazin e gjuhës gjermane në Sofje, një prej shkollave më të mira në Bullgari, por ka dashur të mbarojë klasën e 12 brenda një semestri dhe pas nuk i kanë lejuar ai ka vajtur në gjimnazin e parë privat të gjuhës angleze dhe kështu ka mbaruar arsimin e mesëm me program individual mësimor dhe me sukses të shkëlqyer.

Por pse e ka zgjedhur Kinën për të vazhduar arsimin e tij atje?

“Qysh si i vogël, pata shansin, të udhëtoj shpesh herë jashtë vendit. Prandaj vendosa pas mbarimit të arsimit të mesëm të vazhdoj mësimet jashtë shtetit. – rrëfen Gogo. – Shkaku kryesor qe ta zgjedh Kinën është se tërë bota perëndimore ishte rënë në krizë ekonomike, kurse ajo ishte në periudhë të hovit ekonomik. Marrëdhëniet ekonomike midis Bullgarisë dhe Kinës ende s’janë të zhvilluara mirë dhe në këtë pashë një perspektivë të mirë për zhvillimin tim.”

Georgi TomovVitin e parë ai ka mësuar gjuhën kineze dhe ka shfaqur rezultate të shkëlqyeshme. E kanë pranuar dhe në specialitetin prestigjioz – “Tregtia dhe ekonomia ndërkombëtare”. Ja dhe vlerësimi i ekonomistit të ri për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Bullgarisë dhe Kinës: “Gjatë viteve të fundit marrëdhëniet zhvillohen mirë. Bullgaria si një vend i vogël nga BE nuk është ndonjë faktor i madh për Kinë. Por kur kam biseduar me investitorë kinezë, kam kuptuar se ata shohin një përparësi tjetër të Bullgarisë. Për shkak të sistemit fiskal vendi ka perspektiva të mira si edhe fakti, se jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, por ende s’jemi në zonën e Shengjenit u jep atyre mundësi të investojnë në Bullgari dhe kështu të depërtojnë edhe në BE”, është i mendimit Georgi

Përveç përpjekjeve për mësimin e hieroglifëve dhe sekreteve të biznesit ai përfshihet aktivisht në veprimtaritë publike, dhe mbasi ka interesa të larmishme merr pjesë dhe në konkurse ndërkombëtare të shpikësve, publikon artikuj në revista shkencore, prezantohet me sukses në debate publike në gjuhë të ndryshme në Evropë dhe gjithmonë fiton vendet e para. Georgi zotëron në mënyrë perfekt anglishten, rusishten, gjermanishten, kinezishten dhe mjaft mirë frëngjishten. Në adresën e tij në Skype përveç emrit bullgar ai ka dhe dy hieroglifë kinezë.

Fotografi: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Silvia Nikolova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD