Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ski sporti në stinën olimpike

Foto: Foto:BTA

Me fishekzjarr dhe fanfare ski-stina 2013/2014 tanimë është e hapur zyrtarisht – fillimisht dhe me më shumë dëborë në Pamporovo, kurse që nga e diela e kaluar dhe në Bansko dhe Borovec. Hapja është festë për turistët dhe për adhuruesit e sportit të bardhë. Për sportistët stina është në zhvillim e sipër. Sportet dimërore po bëhen gati për pikën e vet kulmore gjatë shkurtit të vitit 2014 – Olimpiada në Soçi. Nga të gjitha duket se, sportistët bullgarë mbase nuk do të regjistrojnë emrin e vet mes mbajtësve të medaljeve.

Medalja e vetme e artë për Bullgarinë nga Lojërat Dimërore Olimpike është pronë e biatlonistes Ekaterina Dafovska. Shkëlqimi i dekoratës së saj nga Nagano 98 tanimë është zbardhur pak, kurse sportistja nga qyteti Çepellare mjerisht mbeti “e vetme” në këtë sport. Si dhe në një sërë sportesh të tjera Bullgaria nuk mundi të krijojë shkollë pas një suksesi të madh, siç është padyshim titulli olimpik. Prej disa vjetëve Dafovska është kryetare e Federatës Vendëse për Biatlon. Tani, tanimë nga ana tjetër e “barrikadës”, mendon se, gjatë mungesës së një politike shtetërore në sport, nuk mund të priten suksese.

© Foto: BGNES

“Në Bullgari dhe në politikë nuk jemi të qëndrueshëm dhe gjërat natyrisht, reflektojnë dhe mbi sportin. Presim që lind dhe të dalë ndonjë talent. Unë pata fat, sepse kishte se nga kush të mësoj – kujtohet znj. Dafovska. – Përpara meje kishte një skuadër shumë të mirë, posaçërisht në biatlonin e grave. Katër-pesë vjet stërvita me ta dhe i çova gjërat deri në një shkallë edhe më të lartë. E keqja është se, pas nesh nuk ka se kush të mësohet, të jetë afër nesh dhe ta vazhdojë këtë traditë.”

Gjatë muajit shkurt, vendpushimi më i vjetër dimëror në Bullgari – Borovec do të jetë mikpritës i dy starteve nga Kupa evropiane në ski disiplinat alpine. Pritet që dhe disa nga pretendentët për medaljet olimpike në Soçi, me qenë se startet në disiplinat sllallom dhe shalomi gjigant në Borovec do të jenë mundësia e fundit për stërvitje përpara Olimpiadës. Të dyja garat do të zhvillohen në pistën e cila mban emrin e Petër Popangjellovit. Sportisti 55 vjeçar është i vetmi skiator bullgar me fitore në Kupën Botërore. Dhe “i vetëm” si Ekaterina Dafovska.
“Në Bullgari shumë gjëra nuk ecin, jo vetëm në sport – tregon Popangjellovi. – Te ne nuk ka degë, në të cilën t’u përngjajmë vendeve të zhvilluara evropiane. Kështu është dhe në sport. Në kohën e kaluar shteti jepte para. Tani është shumë e vështirë.”

I të njëjtit mendim është edhe Mark Zhirardeli. Prej disa vjetëve mbajtësi i vetëm për pesë herë me radhë i kupës botërore në ski dhe i cili është konsultat i Federatës Bullgare në Ski.
“Gjërat në skitë alpine nuk duken mirë. Duhet të tregojmë durim në punën tonë me sportistët sepse, një sportist formohet me vite. Por nga ana tjetër, kërkohet një profesionalizëm më i madh si nga ana e federatës, ashtu dhe nga ana e vet sportistëve. Përndryshe Bullgaria nuk mund të shpresojë për suksese ndërkombëtare.”

© Foto: BTA


Zhirardeli dhe sivjet i mbeti besnik traditës të hapë stinën e re dimërore në ski-pushimoren më moderne në Evropën Lindore – Bansko. Për vit të 10 të radhës, nën majën Todorka u mblodhën 5 skiatorë legjendarë. Përveç Mark Zhirardelit dhe Petër Popangjellovit, starti i stinës u dha Allberto Tomba, një kampion olimpik për tre herë me radhë dhe i cili i ka vënë emrin pistës më të vështirë në Bansko. Ljuk Allfan, kampioni i vetëm, i cili ka fituar jo vetëm kupën botërore në skitë alpine, por dhe ralia Paris-Dekar. Si dhe nga Jure Kozhir, skiatori më i njohur slloven me 15 stina në kupën botërore dhe medalje të bronztë në sllallomin nga Olimpiada në Lilehamer. Të gjithë ata iu uruan miqve të sportit të bardhë në Bullgari së shpejti të mund t’u gëzohen sukseseve botërore edhe te skiatorët bullgarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdivi mirëpret pjesëmarrësit nga e gjithë bota në dy kampionate të kanoe-kajakut

Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..

botuar më 24-07-12 5.15.PD

“Lludogorec” startoi në Ligën e Kampionëve me 3:1 ndaj “Dinamo Batumi”

Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..

botuar më 24-07-11 11.46.PD

Fëmijët bullgarë i sollën fat ekipit spanjoll të futbollit në UEFA EURO 2024

11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të..

botuar më 24-07-10 10.50.PD