Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshmët e Mëdha – koha e ringjalljes shpirtërore

БНР Новини
Foto: Darina Grigorova

Të Lidhurit e Djathit janë e diela e parë para Kreshmëve. Sipas traditës këtë ditë të krishterët ortodoksë ia falin gabimet njëri-tjetrit. Dikur, pas meshës së mbrëmjes, familjet mblidheshin në shtëpi dhe të rinjtë u kërkonin më të moshuarve falje të mëkateve. Kjo traditë ruhet edhe sot e kësaj dite, madje kur distanca e pengon komunikimin direkt mes tyre, ato shihen në hapësirën virtuale, që të hapin zemrat e tyre njëri ndaj tjetrit. Sipas Kishës sonë Kreshmët e Mëdha janë më të rëndësishmet nga të gjitha të tjerat, sepse e përgatitin shpirtin e besimtarëve për festën më të ndritshme të krishterë, për kurorën e fesë së krishterë – Ngjalljen e Krishtit. Prandaj edhe Kreshmët e Mëdha janë shumë të rrepta, që ta ndihmojnë shpirtin, për t’u çliruar nga problemet dhe shqetësimet dhe kështu ta ndijë fuqinë e vërtetë të lidhjes me Zotin.

dveri.bg“Sipas vëzhgimeve të mia gjithnjë e më shumë njerëz i drejtojnë këtij ritmi të Kishës – thotë ati Dobromir Dimitrov nga tempulli “Shën Mina” në Veliko Tërnovo. – Kreshmët e Mëdha nuk janë thjeshtë një dietë. Qëllimi i tyre është për të luftuar kundër egoizmit tonë. Ne heqim dorë nga komoditetet më të ndryshme, nga ushqimi më i shtrenjtë, nga dëfrimet dhe kënaqësitë, që të mos e ushqejmë në këtë mënyrë “Ego-n” tonë. Ideja është që të tregohet se çfarë është më e rëndësishmja në jetën tonë. Kreshmët janë lidhur dhe me pendimin, gjë që do të thotë ndryshim të mënyrës së të menduarit dhe të mënyrës së jetesës. Pra, kuptimi i Kreshmëve është lidhur me daljen nga stereotipi, në të cilin jetojmë, që të kërkojmë drejtimin e drejtë. Prandaj gjatë Kreshmëve duhet t’i drejtohemi Zotit, duke kërkuar bekimin e tij dhe pasi kuptojmë se nuk kemi ecur në rrugën e drejt – të përpiqemi për t’u kthyer prapë. Pikërisht ky është pendimi, kurse mjetet, të cilat i kemi kursyer gjatë Kreshmëve, mund t’ua japim lëmoshë nevojtarëve.”

Vetë Kreshmët janë pritje e bashkimit me Zotin nëpërmjet kungatës. “Sipas shumë njerëzve kungata është pastrim, por në fakt kungata do të thotë të bëhemi pjesë e diçkaje” – shënon Ati Dobromir. Prandaj duke pranuar Sekretet e Shenjta nga potiri i shenjtë, të cilin prifti e vendos para ikonostasit, shpresojmë se do të bëhemi pjesë e Krishtit. Kuptimi i lutjes gjatë liturgjisë është lidhur me thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë për t’u ulur mbi bukën dhe verën, që t’i rikrijojë në trupin dhe gjakun e Krishtit – bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Eukaristia”. Pikërisht Dhuratat e Shenjta përbëjnë praninë e Zotit në tokë, prandaj Kreshmët kanë qëllim të na afrojnë me jetën e përjetshme dhe Shpëtimin.

“Eukaristia do të thotë “mirënjohje – shpjegon ati Dobromir. – Ne takohemi çdo të dielën që ta falënderojmë Zotin dhe të bashkohemi me të. Ne jetojmë nga e diela deri të dielën, nga liturgjia në liturgji, duke qenë në një lidhje të pandërprerë me Zotin. Duke ngrënë dhe pirë Kungatën e Shenjtë, ne e pranojmë që të kemi një jetë të përjetshme dhe për larjen e mëkateve tona. Kështu mund të përjetojmë gjithçka në jetën tonë. Po ta mbajmë Krishtin në vetveten, në zemrat tona, nëpërmjet kungatës, asgjë nuk mund të na trembë. As sëmundja, pavarësisht se sa e rëndë është ajo, as problemet e tjera, sepse e dimë se Zoti është me ne. Prandaj kungata është kurora e jetës së krishterë dhe jo ndezja e qirinjve, apo kurbanet. E vizitojmë kishën, që të takohemi me Zotin dhe ta përqafojmë, kështu qe Ai të bëhet jeta jonë. Në qoftë se kjo ndodh as vdekja, as pasionet mund të na trembin, sepse e kemi ndihmën shpirtërore dhe përkrahjen e Sekreteve të Shenjta dhe mund të jetojmë në mënyrë të krishterë. Krishterimi ortodoks nuk mund të quhet fe, ai është mënyrë jetese, ai është premtim dhe takim.”

Gjatë Kreshmëve besimtarët luftojnë kundër mëkateve dhe egoizmit të vet, nëpërmjet përulësisë dhe pendimit.

“Përulësia është një prej virtyteve kryesore. Vetë Shpëtimtari ishte i përulur deri në vdekjen e tij. Çfarë do të thotë përulësi – ky është kuptimi se gjithçka në jetën tonë është dhuratë nga Zoti. Atëherë ne nuk do të dënojmë askënd. Po të jemi të bindur se gjithçka që e kemi në jetë është në saje të mundësive tona, ky është iluzioni i krenarisë. Të gjitha vetitë tona të mira, të gjitha talentet tona janë dhuratë nga Zoti. Disa njerëz arrijnë t’i shumëzojnë njëqind herë, disa të tjerë dhjetë herë, më keq është kur i varrosin në tokë. Pendimi do të thotë të jemi mirënjohës për gjithçka dhe po të kemi nevojë të mbështetemi te Zoti. Ai e dashuronte kaq shumë botën se në Darkën e Fundit ra te këmbët e njeriut. Ai beson në njeri, ai e pret, ai i lau këmbët e tij dhe bëri fli veten për një jetë të përhershme. Ai është ushqimi dhe pija që na ushqen dhe një ditë do të na ngjallë prej së vdekuri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Historik Rajonal

Derdhja e lumit Kamçija fsheh mistere 7000-vjeçare

Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi ...

botuar më 23-12-25 7.30.PD

Thelbi i Ditës së Ignat Hyjmbajtësit është të ndjekësh pastërtinë e zemrës së një fëmije

Në kalendarin bullgar, Dita e Ignat Hyjmbajtësit është festë popullore dhe kishtare, e cila kremtohet nga Kisha Ortodokse Bullgare më 20 dhjetor . Ajo i kushtohet Shën Ignat Hyjmbajtësit, dishepull i Gjon Teologut dhe peshkop i Kishës së..

botuar më 23-12-20 8.10.PD
Foto: Shkolla bullgare

Radio Bullgaria prezanton imazhin e Vasill Levskit përmes syve të bullgarëve në mbarë botën

Biri më i dashur i Bullgarisë, Apostulli i Lirisë Vasill Levski, është një frymëzim për brezat e bullgarëve. Këtë vit Radio Bullgaria ftoi fëmijë nga shkollat bullgare jashtë vendit, mbrojtës i të cilëve është Vasill Levski, të regjistrojnë ose xhirojnë..

botuar më 23-12-13 1.15.MD