Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në Malin e Athosit dhe anasjelltas

БНР Новини
Foto: Joan Kolev

Gjatë festave të muajit maj një grup pelegrinësh nisëm për Gadishullin Halkidiki të Greqisë, ku në qytezën Uranopolis na priste mikpritësi ynë. Qëllimi ynë përfundimtar ishte manastiri bullgar “Shën Gjergji Zografi” në Malin e Athosit. Në vitin 963 murgu Athanas themeloi manastirin Lavraja e Madhe, i cili sot është më i madhi nga gjithsej 20 manastiret atje. Çdo një burrë ortodoks duhet ta vizitojë Malin e Athosit (vizitat e grave atje nuk lejohen). Deri në manastire mund të arrini vetëm me anë të detit. Zgjodhëm jo anijen por tragetin, i cili e përballon distancën për më shumë se një orë, por ka një tarracë të gjerë me një pamje të mrekullueshme. Atje u grumbulluam të gjithë pelegrinët kureshtarë – bullgarë, rusë, grekë, serbë, moldavianë, rumunë...


Në dallim të pelegrinëve të tjerë ortodoksë, ata bullgarë shumë rrallë shoqërohen nga ndonjë udhëheqës shpirtëror gjatë vizitave në Malin e Athosit. Mirëpo afër nesh ulej një prift inteligjent dhe i shoqërueshëm, i cili kishte shkuar për punë në Patrikanën Ruse. Ai na tregoi për Malin e Athosit dhe për rolin e manastirit bullgar, i cili në të kaluarën madje e ka ndihmuar me arin e tij qeverinë e Aleksandër Stambolijskit për të paguar reparacionet ndaj Bullgarisë pas Luftës së Parë Botërore. Nga ai kuptuam se në manastirin “Shën Zografi” po zhvillohen meremetime të mëdha, si dhe për prodhimin e bukës, ullinjve, vajit të ullirit, rakisë dhe verës nga vetë murgjit e manastirit. U informuam edhe se si manastiri ka marrë emrin e vet. Sipas legjendës manastiri është themeluar nga tre vëllezër – Mojsej, Aaaron dhe Ivan Selima nga Ohri në vitin 919. Dokumenti më i hershëm për ekzistencën e tij daton në vitin 980. Ja se çfarë na tregon legjenda. Meqenëse murgjit e manastirit nuk e dinin se kë prej shenjtorëve ta zgjidhnin mbrojtës, ata përgatitën një dërrasë, mbi të cilën duhej ta vizatonin mbrojtësin e tyre. Pasi e lënë në kishë, filluan t’i luteshin Zotit, që t’i ndihmonte në gjetjen e emrit të shenjtorit. Në mëngjes, ata panë befasisht në dërrasë ermin e shkruar të Shën Gjergjit, të cilin murgjit e quajtën “Izograf”, domethënë “Ai që u paraqit vetë”.


Në oborrin e manastirit na priti vetë igumeni i tij. Rreth nesh kishte një gjallërim të madh edhe për shkak të përgatitjes së Ditës së Shën Gjergjit, edhe për shkak të pelegrinëve bullgarë, edhe për shkak të meremetimeve dhe përgatitjes së ushqimit në kuzhinë. Në njërën anë të oborrit shihej tymi, që dilte nga kazanët plot ujë. Dy murgj të buzëqeshur nga informuan se ngjyrosin suplementarisht akoma 1000 vezë (vetëm të kuqe) për miqtë që priteshin me rastin e festës së Ditës së Shën Gjergjit. Në trapezarinë e pastër të manastirit ushqimi ofrohej menjëherë pas çdo një meshe kishtare. Ushqimi është i thjeshtë – çorbë peshku, qiqër e zier, një copë djathi dhe bukë /peshku gatuhet vetëm për festat; ne ishim atje në vigjilje të festës së Shën Gjergjit/. Murgjit u ofroheshin të gjithëve nja një gotë me verën e manastirit.

Снимка

Ndryshimet në manastirin “Shën Zografi” janë të dukshme. Është ndërtuar një krah i ri, ku vendosen pelegrinët. Megjithatë meremetimet po vazhdojnë dhe na rikujtojnë se së shpejti manastiri do të rikthejë shkëlqimin e tij nga e kaluara. Na bën përshtypje edhe hapësira rreth manastirit. Po ndërtohen mure të bukura, mbi të cilat piktorë të talentuar serbë vizatojnë ikona të mëdha prej mozaiku. Me siguri manastiri “Shën Gjergji Zografi” është strehim i dashurisë së thellë ndaj njerëzve dhe i shpirtit bullgar.


Rreth orës 4 të mëngjesit, dolëm nga dhomat tona, që të dëgjojmë këndimet e mrekullueshme të murgjve në meshën para festës, e cila vazhdoi deri në orën 8 të mëngjesit në kishën kryesore të manastirit. Por para se të shkelim pragun e saj – për një çast, ose për një përjetësi, mbetëm pa gojë nën qiellin magjik mbi manastirin “Shën Zografi”, plot yje të mëdha. Nuk arritëm ta presim mëngjesin e përbashkët në trapezari dhe ndër aromat e jaseminit u zbritëm me këmbë deri në portin e manastirit. Atje shihet se ka pasur rinovime të konsiderueshme. Afër kullës së rojës ndodhet një mulli i vjetër me erë, i cili gjithashtu ka nevojë për meremetim. Hipim në traget, që të nisemi anasjelltas – te jeta civile në Uranopolis. Përsëri gjendemi ndër zhurmën e turistëve dhe të bashkëshorteve të buzëqeshura, të cilat kanë ardhur për t’i pritur burrat e tyre, ndër kotësinë njerëzore. Megjithatë nuk mund ta harrojmë ndjenjën që përjetuam në atë botë më të ndryshme, më të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë më të përsosur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Joan Kolev




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbarkimi në Svishtov.
Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..

botuar më 24-03-03 4.15.MD
Karll pop de Satmari, 1870

Çlirimi i Bullgarisë përmes fotoobjektivit të fotografit rumun Satmari

Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..

botuar më 24-03-03 5.05.PD

Relikte të çmuara në “Etër” kujtojnë veprën e revolucionarit Georgi Benkovski

Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..

botuar më 24-03-01 6.05.PD