Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Metamorfozë” – ekspozitë madhështore e Rodenit në Sofje

БНР Новини

Nga 30 maji deri më 15 shtator Galeria Kombëtare e Arteve Figurative prezanton ekspozitën e skulptorit të madh francez Ogjust Roden. Ajo është pjesë e vargut të ekspozitave, që filloi me prezantimin e veprave të piktorit impresionist Edgar Dega në vitin 2010. Atëherë në Sofje adhuruesit e artit figurativ kishin mundësi të shikojnë 74 vepra të tij. Një vit pas kësaj galeria prezantoi një koleksion të fotografive të para me ngjyra nga kënde të ndryshme të Tokës – “Arkivat e Planetit”. Ato fotografi u bënë me porosi të Alber Kanit – një bankier të njohur, filantrop dhe pacifist. Tani admiruesit e artit figurativ kanë mundësi të shikojnë 80 skulptura dhe 20 vizatime, të krijuara nga Rodeni dhe të bashkuar nën emrin “Metamorfozë”.

Skulpturat “Rrëfim” dhe “Krishti dhe Magdalena”“Ekspozita është shumë interesante. Ajo përmban vepra të cilat nuk janë të prezantuara në Bullgari – tregon në gjuhën e pastër bullgare ambasadori i Francës tek ne Ksavie Laper djo Kaban. – Ndër veprat ka vizatime, në sajë të të cilëve mund të shihet mbarë procesi i punës së Rodenit. Krijimtaria e tij ka frymëzuar shumë skulptorë bullgarë. Jam me shpresë, se vitin e ardhshëm në Muzeun “Roden” do të organizohet një ekspozitë me veprat e skulptorëve më të njohur bullgarë.”

“Mendimtari”Është një fakt kureshtar, se skulptori i madh bullgar Andrej Nikollov ka mësuar në Paris. Aty ai e zgjeronte botëkuptimin, duke njohur rrymat më të reja të këtij arti, përfshi edhe kërkimet prej impresionisti të Rodenit. Veprat e bullgarit janë të prezantuara në Sallonin vjetor të Piktorëve Francezë. Dhe Rodeni ishte kategorik, se “Bullgaria është tepër e vogël për këtë autor!”

Siç tregon kuratorjae ekspozitës për palën franceze Sofi Bias-Fabiani, veprat janë kryesisht të punuara prej allçie. Doemos ka edhe vepra prej mermeri dhe prej bronzi. Disa prej veprave prej allçie lejojnë, që pas kësaj të punohet edhe prej bronzi. Të tjerë, megjithëqë janë prej gjipsi janë të përfunduara, të patinuara dhe të nënshkruara. Vizatimet në ekspozitë janë të kryera me laps ose me akuarele. Në fillim ato nuk ishin të përshtatura të prezantohen para publikut. Kjo u bë e mundshme mezi pas vitit 1900. Disa prej tyre Rodeni i krijoi pothuajse në fund të karrierës, kur më pak merrej me skulpturë.

“Përsa iu përket zgjedhjes së skulpturave, pikënisja ishte një nga veprat kryesore të Rodenit – “Portet drejt skëterrës”. Ajo u realizua me porosi të qeverisë franceze në vitin 1880. Rodeni pothuajse gjatë tërë jetës e punoi këtë skulpturë – saktëson zonja Sofi Bias-Fabiani. – Skulptura u derdh prej bronzi mezi pas vdekjes së tij. Prej kësaj porte në ekspozitë prezantohen vetëm dy pjesëza të vogla. Disa prej motiveve të shfrytëzuara nga Rodeni për këtë portë, autori i rikrijon edhe si skulptura me vete. Zbulojmë figurat në shumë nga veprat e tij. Ai është një krijues avangard, sepse  në veprat e tij prej avangardisti mund të shihen motive të njëllojta të grupuara në mënyra të ndryshme.”

Fragment nga “Portet drejt skëterrës”; Mari FenajVeprat e prezantuara në ekspozitën në Sofje janë nga Muzeu “Roden”. Ato janë pjesë e dhuratës, të cilën skulptori i bëri Francës. Sipas muratorit të palës bullgare docent Boris Danaillov, tashmë u bë traditë bashkëpunimi kulturor midis Bullgarisë dhe Francës, pasi brenda dhjetë viteve të fundit u realizuan veprimtari me përmasa të mëdha.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD