Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e Qershisë në qytetin Kjustendill

БНР Новини
Foto: BGNES

Çdo vit në fund të muajit qershor në qytetin Kjustendill zhvillohet Festa e Qershisë. Këtu lindin qershitë më të mira bullgare, kurse njerëzit i presin me padurim, sepse ato janë paraardhëset e verës, porta përmes së cilës hapet bollëku në këtë krahinë. Pemëtaria në rrethin e Kjustendillit gjithmonë ka qenë prioritet, prandaj jo rastësisht e quajnë këtë krahinë “kopshti i pemëve i Bullgarisë.” Ky është një nga shkaqet që këtu të rregullohet dhe ekspozita e parë kombëtare e pemëtarisë – akoma gjatë vitit të largët 1896.

СнимкаFesta e sivjetshme do të zhvillohet në fundjavën e fundit të muajit qershor. Kurse çfarë të presim në program do të na tregojë personalisht kryetari i bashkisë Petër Paunov:

Çfarë përfshin programi i festivalit?

“Hapje bashkë me kolegët nga Sofja, Bllagoevgrad dhe Pernik, me qenë se edicioni i sivjetshëm është në përkrahje të kandidaturës së Sofjes dhe të Regjionit Jugperëndimor për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. Pas kësaj fillon prezantimi i 80 llojeve qershie, të cilat do të prezantohen nga partnerët tanë nga Instituti i bujqësisë. Paralelisht me këtë rrjedh dhe festivali folklorik “Qershia e cila ka lindur fisin”, në të cilin më shumë se 25 grupe vendase do të paraqesin një program. Partnerë sivjet janë përsëri festivali “Pautalia” i cili ka 2500 miq nga e gjithë Bullgaria, Serbia dhe nga Maqedonia. Fillojmë me konkurset për një tendë më të bukur me qershi, për një qershi më të bukur. Pas kësaj përsëri ka këngë folklorike, kurse në mbrëmje përfundojmë me koncertin tradicional, i cili shpresoj se do të jetë në një nivel mjaft të lartë.”

СнимкаMe ndihmën e vatrës së kulturës së qytetit kanë shpikur një lëndë raketash prej bërthamave të qershisë. Çfarë gjëje tjetër interesante mund të shikojmë në këtë festival?

“Supozoj se pjesa më e madhe e gjërave do të jenë befasi. Më tepër varietetet e reja, si dhe gjërat interesante, të cilat janë punuar. Çdo vit çdo një vatër kulture punon gjëra shumë interesante.”

СнимкаSi kontribuojnë festat të cilat i organizon bashkia për zhvillimin e qytetit Kjustendill si një destinacion turistik?

Pa dyshim që janë një plus i madh dhe mund të them se, jam i lumtur se Festa e rinovuar e qershisë del një nga nismat më të goditura, sepse presim miq prej mbi 80 shtete. Programi tonë kulturor është tepër serioz. Investimi, të cilin e bëjmë në kulturë dhe në arsim më shumë se 5 vjet, tanimë i jep frytet e veta.

СнимкаA mund të presim që në Kjustendill të krijohen së shpejti akoma atraksione të reja turistike?

Aktualisht po përgatiten projektet për periudhën e ardhshme programore (2014-2020). Po zhvillohen konkurset për prokurimet publike mbi rinovimin e kalasë Hisarllëka dhe Lapidariumi, të cilat do të jenë një atraksion i mirë turistik. Në kuadrin e iniciativës për Kryeqytet Evropian të Kulturës po përgatisim sipërfaqe të reja për ekspozitë, galeri mundësi për prodhime filmash dhe shfaqje teatrale, kurse banja turke e cila është prej 600 vjetëve do të kthehet në një sallë ekspozimi.”

СнимкаSimbioza prej mënyre të jetesës, tradita të ruajtura dhe dashuri ndaj vendlindjes krijojnë atmosferën e kësaj feste të shijshme në krahinën e qytetit Kjustendill. Me urim për buzëqeshje të shumta dhe një rendiment të ri do t’u shpiem përsëri aty në periudhën e vjeshtës – në Festën e Begatisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD