Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1939-a: “Përpara, shkenca është diell”

БНР Новини
Projekti për ndërtimin e Bibliotekës Popullore në Sofje.
Foto: stara-sofia.com

Festa e 24 Majit nuk ka analogji në botë. Në këtë datë bullgarët festojnë shkrimin sllav dhe kulturën bullgare. Si u shënua 24 Maji më 1939? Këtë do të mësoni nëpërmjet incizimeve nga Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare.

Incizimet na transferojnë në festimet kur fjalim ka mbajtur kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë, Bogdan Fillov.

“Jo një herë është theksuar se rrallë hasen popuj të cilët u kushtojnë vëmendje të madhe çështjeve kulturore dhe të cilët popuj kanë dhënë kontribut të madh në fushën e kulturës, siç është populli bullgar. Bullgarët kanë konfirmuar rëndësinë e vlerave kulturore të cilat vlera e mundësojnë një popull që të ekzistojë si njësi e pavarur mes popujve të tjerë, të justifikojnë ekzistencën e tij historike dhe t’ia japin atij shansin që të luajë atë rol historik i cili i takon. Këto janë kushtet gjatë të cilave, siç përmenda, sot hapet java e librit bullgar.”

Bogdan Fillov ka bazë të tingëllojë në mënyrë poetike, sepse gjatë viteve të 20-ta e 30-ta të shekullit të kaluar për zhvillimin e kulturës bullgare janë bërë shumë gjëra. Atëherë u miratua Ligji i Kulturës Bullgare, u rrit numri i shkollave fillore, u hapën universitete të reja, ndër të cilat Akademia e Muzikës, Akademia e Arteve dhe Universiteti Teknik.

Më 1939 filloi së ndërtuar po ashtu dhe ballina e re e Bibliotekës Popullore. Në atë ngjarje na transferon sërish fjalimi i Bogdan Fillovit.

“Ndër të tjerat pikërisht këtë vit ka edhe një kusht tjetër, i cili i jep rëndësi të veçantë javës së librit bullgar, më lejoni ta përmend atë. Shumë herë është folur se në fund të fundit duhet të ketë një depo të denjë të librave bullgarë ku këta të fundit të ruhen dhe nga e cila depo të linden nisma për përdorimin dhe shpërndarjen e librit bullgar. Shumë herë është diskutuar rreth kësaj çështjeje. Shumë herë janë dhënë premtime për ndërtimin e një biblioteke popullore në kryeqytet, por që këtë vit ju u bëtë dëshmitarë të ballinës e cila ngrihet pranë universitetit dhe e cila është qendra më e rëndësishme e kulturës bullgare.”

Biblioteka Popullore Bullgare është instituti më i vjetër kulturor në Bullgari pas çlirimit. Ajo u themelua më 1879, pra një vit pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja osmane, sipas idesë së mësuesit sofianas Mihaill Bobotinov. Në vitin 1944 ballina e bibliotekës u shkatërrua nga bombardimet mbi Sofjen. Dy vjet më vonë filloi rindërtimi i ballinës së projektuar nga arkitektët Ivan Vasiljov dhe Dimitër Collov.

Fondi i Bibliotekës Popullore (sot Biblioteka Kombëtare) numëron gati 8 mijë njësi të regjistruara. Përveç librave në të ruhen revista, dokumente grafike, hartografike e elektronike dhe po ashtu 5550 dorëshkrime. Në depon e bibliotekës hasen libra antikuarë, të rrallë e me shumë vlerë, të cilët libra numërojnë gati 19 mijë dhe janë shtypur në periudhën e shekujve XV-XXI-të. Interesant është fakti se në Bibliotekën Kombëtare ruhet njëri nga koleksionet më të pasura nga arkivat osmane. Bëhet fjalë për dokumente të shtypura në osmanishten, turqishten, arabishten dhe persishten, të cilat dokumente numërojnë gati 1 milionë faqe të shpërndara në afro 500 mijë njësi arkivore.

Ja dhe një gjë tjetër interesante lidhur me ish-kryeministrin Bogdan Fillov. Ai është ndër pak politikanët bullgarë të cilëve ua përshtat që të flasin për zhvillimin e kulturës bullgare. Sepse vetëm një pjesë e vogël e biografisë së tij ka të bëjë me çështje tërësisht politike. Bogdan Fillov mbahet mend më tepër si kryeministër (1940-1943)dhe njëkohësisht renegat i të miturit Car Simeon II në periudhën 1943-1944, por në fakt ai ka qenë arkeolog i shquar dhe kritik i artit. Bogdan Fillov po ashtu është themelues i Institutit të Arkeologjisë, ka vendosur bazat e gërmimeve sistematike në vend dhe ka qenë kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave në periudhën e viteve 1937-1944.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

2003 – Bllaga Dimitrova– ndershmëri në një kohë të pandershmërisë politike

“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..

botuar më 15-10-03 11.40.PD

Viti 2002 – vizita e Papës Gjon Pali II në Bullgari

Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..

botuar më 15-09-26 10.55.PD

Viti 2001: Mbreti – kryeministër

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..

botuar më 15-09-19 11.35.PD