Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

125 vjet nga krijimi i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Sofje

БНР Новини
Foto: arkiv

Mbreti Ferdinand dhe dr. Ivan Buresh (drejtor i muzeut) në Egjipt gjatë vitit 1929.Në vitin e largët 1889 monarku bullgar Ferdinand ekspozoi në sallat e pallatit koleksionin e tij personal me zogj, gjitarë dhe flutura bullgarë dhe tropikal. Kështu është vënë fillimi i muzeut të parë bullgar, i cili sot është i njohur si Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës. Ferdinandi ishte i njohur me interesat e tij në ornitologjinë – në shkencën për fluturat, në botanikë, gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e tij në ekspedita shkencore nëpër xhunglat e Brazilit, në Afrikën Veriperëndimore dhe në tokat bullgare.

Sot koleksionet e Muzeut me të pasur në Ballkan për historinë e shkencave të natyrës janë vendosur në një godinë katërkatëshe, të ndërtuar posaçërisht për të në vitet 30 të shekullit të XX nga i biri i Ferdinandit – Boris i III. Sivjet muzeu shënon 125 vjetorin e tij si një prej instituteve prijëse në fushën e shkencave klasike të natyrës. Gjatë viteve ai gjithmonë ka qenë një vend tërheqës si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët. Më shumë hollësi mësojmë nga drejtori i tij prof. dr. Nikollaj Spasov: “Është e drejtë, ndërrohen epoka dhe qeveri, por muzeu vazhdon të ekzistencën e vet. Një prej shkaqeve për këtë është, se njerëzit ka nevojë instiktive për natyrën. Ne jemi krijuar prej saj dhe jemi pjesë prej saj. Fëmijët, p.sh. më mirë e ndjejnë këtë. Shkaku tjetër është, se tek ne punojnë njerëz, të lindur me dëshirën të merren me këtë punë dhe që janë të aftë të tërheqin edhe të tjerët.”

“Bota e insekteve” – ekspozita më e re nga marsi i 2014-ësInteres të madh, krahas eksponateve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve, shkaktojnë koleksionet e pasura shkencore në depot e muzeut, të cilët joshin shkencëtarët nga e gjithë bota, shpjegon prof. Spasov. Këtu punojnë shkencëtarë prijës bullgarë në fushën e arkeozoologjisë, mbrojtjes së natyrës, studimit të lakuriqëve të natës, paleontologjisë së vertebrorëve etj. Ata bashkëpunojnë me kolegë nga Franca, Anglia, Belgjika, Greqia, SHBA, Rusia, Kina dhe shtete të tjera.

Preparat nga foka-murg“Mund të themi se aktualisht koleksioni