Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i kostumit popullor afër Zheravnës – udhëtim në historinë dhe traditën bullgare

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини

A keni pasur dëshirë ndonjëherë që të bëni një udhëtim në kohë, të transferoheni në një epokë, ku koha kalon ngadalë, njerëzit janë të qetë, kurse natyra dhe traditat janë pjesë e mënyrës së jetesës? Mund ta plotësoni këtë dëshirën tuaj nga 22 deri më 24 gusht afër Zheravnës, ku çdo vit zhvillohet Festivali i Kostumit Popullor. Atje njeriu zhytet në atmosferën autentike të Rilindjes Bullgare. Në këtë festival të gjithë pjesëmarrësit janë veshur me kostume tradicionale popullore, autentike, skenike, të krijuara nga mjeshtërit e lashtë, ose të bëra posaçërisht për pjesëmarrësit, sipas shijes së tyre. Humori i keq dhe mospjesëmarrja në lojërat e ndryshme janë ndaluar. Nuk lejohet gjithashtu përdorimi i celularëve dhe fotoaparateve. Ndoshta kjo ju duket e tepruar, por stërgjyshërit tuaj i kanë ruajtur kujtimet e veta dhe kanë komunikuar njëri me tjetrin pa teknologji të tilla.

Miqtë e festivalit mund të provojnë gjellë të ndryshme tradicionale – pite, suxhukë, byrekë dhe kuptohet të ashtuquajturën “çeverme” (mish i pjekur në hell), të dëgjojnë këngë popullore dhe të marrin pjesë në interpretimet e ansambleve folklorike nga të gjitha krahinat e Bullgarisë. Po të keni dëshirë, mund të mësoni këngë të reja, valle popullore, të praktikoni zanate tradicionale bullgare. Në festival do të ketë mundje, lojëra me maska, nestinarë (valltarë mbi prush).

Ja se çfarë tjetër na tregoi organizatori i festivalit Hristo Dimitrov:

Pse për zhvillimin e forumit u zgjodh pikërisht Zheravna?

“Ne në Zheravna e zhvillojmë Festivalin e Kostumit Popullor vitin e shtatë me radhë. Ky vendbanim është një rezervat i jashtëzakonshëm arkitekturor. Unë nuk e di nëse në Bullgari mund të ketë një vend më të bukur nga Zheravna. Në fakt ka disa vende të tilla të bukura – Koprivshtica, Kovaçevica dhe Bozhenci. Por mendoj se Zheravna është ruajtur më mirë dhe është vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e këtij festivali. Në vend të parë për shkak të arkitekturës së saj të ruajtur, natyrës dhe peizazhit, i cili na jep mundësinë për ta organizuar këtë festival dhe për shkak të faktorit të njeriut.”

A jeni duke përgatitur ndonjë gjë të re dhe të ndryshme për edicionin e sivjetshëm?

“Çdo një vit ka një bazë kryesore, por edhe diçka të re dhe të ndryshme. Kjo është kështu ose sepse ne krijojmë iniciativa të reja, ose për shkak të iniciativave të pjesëmarrësve, ose sepse ka grupe të reja, të cilat paraqitin gjëra të ndryshme.”

Në Bullgari gjithnjë e më shpesh zhvillohen festivale të ndryshme, ndaj të cilave shfaqin interes edhe të huajit, edhe bullgarët. Si arrini të tërhiqni vizitues në festivalin tuaj?

“Ne nuk i tërheqim në asnjë mënyrë, përpiqemi ta kufizojmë numrin e vizituesve. Vitin e kaluar erdhën 15 mijë veta, kurse në Zheravna ka 500 vende për të fjetur. 70 km larg Zheravnës nuk ka asnjë vend të lirë që nga viti i kaluar. Njeriu nuk mund të gjejë se ku ta flejë, prandaj mundësitë për të fjetur janë në kampe çadrash, ose në karvane.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: nosia.bg

Më shumë nga rubrika

Në bregun tonë jugor të Detit të Zi mbahet Festivali i Bedit të Stranxhës

Këtë fundjavë po mbahet edicioni i 18-të i Festivalit të Bedit të Stranxhës në fshatin Brodillovo, Bashkia e Carevos. Festa do të jetë në lokalitetin “Harmanjata”, ku në këtë moment mund të shikohet bedi i lulëzuar - simboli i malit Stranzha. Bedi..

botuar më 22-05-15 11.25.PD

Festivali “Me këngët e Kiçka Savovës” mbledh edhe njëherë muzikantë të përzemërt popullorë

Festivali “Me këngët e Kiçka Savovës” është një nga ngjarjet më të shquara folklorike në vendin tonë. Zhvillohet në fshatin Slladun, të vendosur në skajin juglindor të vendit tonë, fare afër kufirit me Republikën e Turqisë. Po vjen edicioni i..

botuar më 22-04-30 10.55.PD

Qyteti Çiprovci është organizator i festivalit tradicional të qilimave të qytetit

Më shumë se 60 zejtarë nga i gjithë vendi marrin pjesë në Festivalin e Qilimit   në qytetin Çiprovci të Bullgarisë Veriperëndimore nga 29 prilli deri më 1 maj, njoftoi Kryetari i bashkisë Pllamen Petkov. Mes tyre ka dhe mjeshtër nga fqinja jonë..

botuar më 22-04-29 10.05.PD