Për fat të mirë, dy prej emrave më të njohurë të elitës intelektuale franceze, Julija Krësteva dhe Cvetan Todorov, gjatë kësaj jave janë në Bullgari. Pavarësisht njeri nga tjetri, të dy mendimtarët me origjinë bullgare, do të marrin pjesë në forume, kushtuar të tanishmes dhe së ardhmes të Evropës. Gjuhëtarja e njohur, filozofe, feministe dhe psikoanaliste Julija Krësteva do të vizitojë vende që janë lidhur me rininë e saj dhe do të takohet me shokë të shkollës dhe universitetit. Ajo do të shoqërohet nga profesorja nga Universiteti i Harvardit Alis Jardi, e cila po përgatit një libër biografik për feministen e njohur evropiane. “Vendosa të bëjë këto takime, sepse ndoshta kjo do të jetë ardhja ime e fundit këtu përpara se të hyjë në moshë të thyer” – na tha Julija.
Kriza, që Evropa përjeton, imponon të rimendohen vlerat tona të tanishme demokratike, mendon prof. Krësteva. Ajo do të mbaj në bullgarisht ligjëratën e vet mbi këtë temë në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment Ohridski”, ku ka studiuar përpara po thuajse gjysmë shekulli. Por në debatet akademike pas kësaj filozofja do të përgjigjet në frëngjisht, gjuhë në të cilën ajo ndihet më e sigurt. Këtë gjuhë ajo zgjodhi edhe për bisedën tonë për Radion Bullgarinë.
Cilat janë temat e lidhura me Evropën, që sot ju preokupojnë?
“Jam shumë e ndjeshme ndaj krizës aktuale në Evropë, e cila është lidhur me rimendimin e vlerave tona të tanishme demokratike. Si intelektualë, ne mund të ndihmojmë për gjetjen e një zgjidhjeje, që nëse nuk është përfundimtare, mund te të jetë e përkohshme dhe pragmatike. Një prej temave kryesore në ligjëratën time është ajo për rebelimin. A është e mundur sot të rebelohesh, ç’do të thotë kjo dhe si të kapërcehen format e entuziazmit, i frymëzuar nga vlerat e vërteta, të cilat aktualisht janë rrëzuar dhe janë transformuar në totalitarizëm. Dhe përgjigja ime është, se rebelimi më i mirë është - të vihen nën pikëpyetje vlerat tona personale, ripërtëritjen e idealeve tona, t’i kushtohet vëmendje të jashtëzakonshme individit me mundësitë e tij krijuese dhe personale, të rimendohen humanizmi dhe rëndësia e shkencave humanitare, duke përfshirë këtu edhe psikoanalizën. Do të prek dhe çështje aktuale për ata, që unë i quaj “ të huajit e rinj, njerëzit që ndihen të përjashtuar nga sistemi demokratik, nga globalizimi dhe konkretisht të rinjtë nga lagjet e skajshme, të cilët bëhen xhihadistë”.
Tema për rebelimin do të ketë jehonë ndër auditorin bullgar , sepse ne përjetuam “dimrin” dhe “verën” të pakënaqësisë, gjatë tërë vitit të kaluar njerëzit dilnin në rrugë për të protestuar, por pa arritur në ndonjë rezultat konkret.
“Për fat të keq apo të mirë, jam larg realitetit bullgar. Por zemra ime fillon të rrahë më shpejtë gjithmonë kur përmendet Bullgaria. Di për këto ngjarje, por jo me hollësi. Unë jam në unison me kulturën e vendeve të Evropës Lindore, të cilat janë trashëgimtare të ortodoksisë dhe komunizmit, kjo kulturë është një kulturë rebelimi. Por ky rebelim dallon nga termi latin “revolte”, ashtu siç e kuptojmë ne në Perëndim, e pikërisht - kthim prapa, shkëputje me të kaluarën dhe hapje të një perspektive të re. Rebelimi është maja e durueshmërisë, hedhja poshtë e rregullave, dëshirë për shkëputje të plotë me të kaluarën, por pa propozuar një projekt të ri. Nuk bëhet fjalë për kompromise, por një qëndrim novator dhe kjo është gjëja më e vështirë. Kam përshtypjen, se kur njerëzit rebelohen në Bullgari, mbyllet një faqe, por faqe e re nuk hapet”.
Duke folur për Evropën konstatoj një ngjashmëri midis qëndrimeve tuaja dhe atyre të Umberto Ekos, i cili mendon, se në bazën e identitetit dhe kulturës evropiane është pikërisht aftësia jonë të dyshojmë në vetveten. Ju jetoni dhe punoni në tre kontinente, a mendoni se ky është tipari ynë si evropianë?
“E njoh prej kohe Umberto Ekon dhe në të vërtetë kemi qëndrime të ngjashme. Por unë luftoj për mbrojtjen e krenarisë së Evropës, sidomos sot kur ka probleme. Pse jam krenarë si evropiane? Sepse mendoj, se jemi i vetmi qytetërim në botë, identiteti i të cilit nuk është kult, por rimendim. Kjo vjen që nga mendimtarët e Greqisë së lashtë, nga traditat e judaizmit, nga krishterimi, pasardhës të të cilëve janë mendimtarët e mëdhenj evropianë. Sot kemi nevojë të kthehemi tek traditat fetare dhe t’i rimendojmë pa i djallëzuar dhe pa i mohuar. Mendoj, se në këtë drejtim ne në Evropë jemi më përpara në krahasim me të tjerët, që nuk u shtrojnë vetes pyetje dhe nga herë arrijnë në ekstremizëm. Ata kanë nevojë për ne. Në Shanhaj tashmë është hapur një institut për studime evropiane, sepse kinezët janë të ndërgjegjshëm për potencialin e madh të mendimit evropian. Kryetare nderi i këtij instituti jam unë”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..